Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Arrestohen dy të dyshuar për rastin e sekuestrimit të 90 kg marihuanë

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar personat e kërkuar për rastin e gjetjes dhe konfiskimit të 90 kilogramëve marihuanë, raporton Express. Të arrestuar janë M.Q dhe A.SH. Tek ky i fundit kanë gjetur sërish substanca narkotike. “Hetimet lidhur me këtë rast kanë qenë duke vazhduar për afro një muaj. Dje më, 11.03.2022, hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione. Policia ka arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe ...
Komentet te Arrestohen dy të dyshuar për rastin e sekuestrimit të 90 kg marihuanë Janë të Mbyllura

Dialogu Kosovë-Serbi nën hijen e luftës në Ukrainë

Lajme
Lufta në Ukrainë, e cila ka nisur me pushtimin rus të këtij vendi më 24 shkurt, do të ndikojë në ndryshimin e qasjes së Perëndimit ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, shqiptarë dhe serbë, Agon Maliqi dhe Ognjen Gogiq. Megjithatë, sipas tyre, mënyra e qasjes së Perëndimit ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe orientimi i kësaj qasjeje do të varen nga epilogu i zhvillimeve në Ukrainë. Ata shprehin mendimin se është herët të flitet se çfarë do të jetë ky epilog dhe përderisa të zgjasë kjo luftë, siç vlerësojnë ata, fokusi i Perëndimit do të jetë te menaxhimi i situatës së sigurisë, përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor. ...
Komentet te Dialogu Kosovë-Serbi nën hijen e luftës në Ukrainë Janë të Mbyllura

Moti sot në Kosovë

Lajme
nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme parashihet mot kryesisht me diell por edhe i ftohtë   Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë edhe ngrica. “Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura

Kërkohet të intensifikohen përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Institucioneve të Kosovës iu kërkohet të intensifikojnë përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas përjashtimit të Rusisë, përfshirja e Kosovës në këtë institucion evropian po shihet i mundshëm edhe për shkak të plotësimit të kritereve juridike të vendit.   Optimiste për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, është edhe vet ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ndërkohë, shenja pozitive ka dhënë raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se në Këshill të Evropës, anëtarësimi vendoset me 2/3 e shumicës dhe në bazë të njohjeve vendi ynë e ka përkrahjen. Por sipas tij duhet lobim ...
Komentet te Kërkohet të intensifikohen përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës Janë të Mbyllura

Këto çaje shkrijnë yndyrën dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

Kuzhina
Nuk mund të mohohet se ka diçka qetësuese në një filxhan çaji. Megjithatë, kjo pije bën shumë më tepër sesa thjesht relaksim.   Shijimi i çajit mund të sjellë përfitime të mundshme shëndetësore dhe madje të ndihmojë në humbjen e peshës. Duhet të dini se asnjë çaj nuk do të sigurojë që të humbni kilogramët e padëshiruar brenda natës, por mund të jetë një shtesë e shkëlqyer për dietën tuaj dhe rutinën e fitnesit. “Asnjë çaj nuk është një plumb magjik, por një mënyrë për të përfituar sa më shumë nga çaji është të pini një filxhan menjëherë pas ushqimit. Kjo do t’i sinjalizojë mendjes dhe trupit se vakti ka ...
Komentet te Këto çaje shkrijnë yndyrën dhe ndihmojnë në humbjen e peshës Janë të Mbyllura

Pse kërcitja e gishtave është e dëmshme

Lifestyle
Kërcitja e gishtave është një zakon që mund të jetë i dëmshëm për shumë njerëz. Disa studiues përdorën rezonancën magnetike për të hetuar mekanizmat e kërcitjeve të nyjeve. Ata thonë se kërcitja ndodh për shkak të formimit të hapësirës në flluskat e lëngut synovial, që gjendet në zgavrat e nyjeve.   Shpesh mendohet se kërcitja e gishtave mund të shkaktojë dridhje të duarve kur të jeni në moshë të thyer. Mjekët paralajmërojnë se ky zakon mund të dobësojë aftësitë motorike të duarve. Njerëzit që kërcasin gishtat mund të humbasin deri në 75 përqind të aftësive motorike (aftësia për të kryer lëvizje të ndryshme). Edhe pse dikur besohej se ky zakon ...
Komentet te Pse kërcitja e gishtave është e dëmshme Janë të Mbyllura

Kurti vizitoi e priti në takim demonstruesit e pranverës të vitit 1981

Lajme
Në përvjetorin e 41-të të demonstratave të pranverës së vitit 1981, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vizitoi veprimtarin dhe ish-deputetin, Ali Lajçi. Së bashku me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri priti në takim veprimtarë e veprimtare, ish të burgosur, bashkë organizatorë të demonstratës së 11 marsit të vitit 1981.   Demonstratat e 1981 shënuan fillimin e një procesi të pandërprerë, që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë dhe çlirimin e Kosovës, tha kryeministri Kurti. Ai theksoi se në mars 1981 populli demonstroi se është i gatshëm të vetëvendos e të vetëqeveriset, ndërsa ...
Komentet te Kurti vizitoi e priti në takim demonstruesit e pranverës të vitit 1981 Janë të Mbyllura

Kurti e Osmani në “The Guardian”, alarmojnë se Rusia mund ta përdor Serbinë për destabilizimin e Kosovës

Lajme Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kanë folur për të përditshmen britanike “The Guardian”, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Në artikullin e publikuar sot, Kurti dhe Osmani, kanë paralajmëruar se ka mundësi që Rusia t’i bëjë presion Serbisë për ta minuar pavarësinë e Kosovës Kryeministri Kurti ka thënë se është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja, pasi që, sipas tij, Federata Ruse nuk dëshiron që t’i kthehet paqes.  Ai ka shprehur frikën e tij, që zgjatja e konfliktit në Ukrainë, rrit mundësinë e përshkallëzimit edhe në Ballkan. “Frikësohem se sa më ...
Komentet te Kurti e Osmani në “The Guardian”, alarmojnë se Rusia mund ta përdor Serbinë për destabilizimin e Kosovës Janë të Mbyllura

“Po ki qef me u sha…”, vazhdon përplasja mes Halil Matoshit e Faton Pecit

Lajme
Deklarata e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci e bërë në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 lidhur me rezervat e miellit, bëri që të ketë një përplasje me gazetarin Halil Matoshi, ku ky e fundit iu kundërpërgjigj prapë me një shkrim në Facebook. Peci madje i tha se e kupton nevojën e Matoshit për të qenë kritik ndaj Qeverisë, pasi sipas tij, ka humb privilegje nga rënia nga pushteti. Lidhur me këtë, Matoshi i tha se po bëhet skajmërisht i pandershëm. “Një jetë i kam shërby të vërtetës dhe ti e di, po s’ki guxim qytetar me e pranu! E çfarë kam përfitu unë nga pushteti “i humbun” ose “vendi i punës” ...
Komentet te “Po ki qef me u sha…”, vazhdon përplasja mes Halil Matoshit e Faton Pecit Janë të Mbyllura

Ministrja Hajdari del në “patrollim” edhe për çmimet e naftës, ka një paralajmërim

Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se së bashku me këshilltarin për inspektime, Kushtrim Dakaj, ushtruesin e kryeinspektoren e Tregut, Lebibe Haliti, kanë vizituar pikat shitëse të derivateve, ku edhe është njoftuar nga afër për çmimet aktuale në tregun kosovar. Hajdari ka shkruar në Facebook se bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe mirëfunksionimi i tyre është gjithmonë prioritet i Qeverisë. Njëkohësisht angazhohemi në zbatimin e masave që kemi ndërmarrë sipas ligjit, për krijimin e ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes në Kosovë, përfshirë mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo./Lajmi.net   ...
Komentet te Ministrja Hajdari del në “patrollim” edhe për çmimet e naftës, ka një paralajmërim Janë të Mbyllura