Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Një mori sulmesh nga forcat ruse, ndizet alarmi në gjithë Ukrainën

Rajoni dhe Bota
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën në orët e para të së dielës mes një vale sulmesh raketore, raporton CNN, përcjell Gazeta Express. Disa nga këto sulme u drejtuan në infrastrukturën kritike, si aeroporti ushtarak dhe qendra e trajnimit në Yavoriv, ​​pranë kufirit polak, dhe aeroporti në Ivano-Frankivsk. Por sulme të tjera duket se kanë goditur zonat shumë të populluara, me qytetin verior të Chernihivit që goditet për të tretën natë me radhë. Kreu i rajonit të Chernihiv, Vyacheslav Chaus tha në kanalin e tij në Telegram herët të dielën se “pushtuesit filluan një sulm ajror në një ndërtesë të lartë gjatë natës”. Në vendngjarje po ...
Komentet te Një mori sulmesh nga forcat ruse, ndizet alarmi në gjithë Ukrainën Janë të Mbyllura

23 vite nga masakra në tregun e Mitrovicës

Lajme
Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 23 vite më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.   Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë. Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 23 vjet më parë. ...
Komentet te 23 vite nga masakra në tregun e Mitrovicës Janë të Mbyllura

Kamenicë, vjehrri në gjyq me nusen e djalit, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj saj

Lajme
Rexhie Gagica nga Rogana e Kamenicës, që jeton me pesë fëmijët e saj dhe vjehrrin, është në proces gjyqësor për dhunën fizike që ky i fundit ka ushtruar ndaj saj. Në kushte të rënda ekonomike, ajo jeton në një dhomë të shtëpisë, teksa në tjetrën është babai i bashkëshortit të saj, i cili u largua nga shtëpia tash e disa vjet duke lënë pas një mori borxhesh. 37-vjeçarja deklaron se edhe kur ishte në Kosovë burri i saj, ai ushtronte dhunë edhe ndaj fëmijëve. Vjehrri 79-vjeçar, e pranoi se e ka sulmuar të renë, të cilën e akuzon për kërcenim ndaj tij, e rrahje të nipërve e mbesave të tij, ...
Komentet te Kamenicë, vjehrri në gjyq me nusen e djalit, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj saj Janë të Mbyllura

Doktori tregon dallimin mes refugjatëve kosovarë dikur dhe atyre ukrainas tash

Shëndetësi
Doktori kosovar Driton Ukmata punoi me refugjatë kosovarë gjatë luftës, ai i sqaron dallimet me ukrainasit. Të lësh prapa krejt çfarë ke e të marrësh udhë për shpëtim është ndër vështirësitë më të mëdha në jetë. Këtë fatkeqësi e përjetuan kosovarët para 23 vitesh, derisa lëshonin Kosovën si refugjatë për të ikur nga regjimi serb. E asokohe në ndihmë të refugjatëve dilnin organizatat ndërkombëtare, në njërën prej të cilave punonte edhe doktori Driton Ukmata. Por si ishte puna me refugjatë aso kohe e shpjegon ai. Për Ukmatën ajo kohë mbetet si më e vështira, pasi që ishte dëshmitar i vrasjeve që forcat serbe kryenin. Madje, doktori thotë se nuk do ...
Komentet te Doktori tregon dallimin mes refugjatëve kosovarë dikur dhe atyre ukrainas tash Janë të Mbyllura

Kurti kërkon nga Borell të mos e injorojë luftën hibride ruse në Ballkan

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë ku gjatë ditës ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm nga Evropa.   Kurti ka njoftuar se në hapësirat ku po mbahet forumi, e ka takuar edhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Përmes një postimi në Twiter, Kurti ka treguar se ka kërkuar nga Borell më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor. “Kërkova nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor si dhe të mos injorojë luftën proksi dhe hibride të Rusisë në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti. Kurti ka ...
Komentet te Kurti kërkon nga Borell të mos e injorojë luftën hibride ruse në Ballkan Janë të Mbyllura

Zelensky thotë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë, duhet t’i paraprijë armëpushimi

Rajoni dhe Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë duhet të fillojnë me armëpushim, pasi ka akuzuar perëndimin për mospërfshirje të mjaftueshme në bisedimet për paqe. Zelensky theksoi se ekipet negociatore të Ukrainës dhe Rusisë, kanë filluar të diskutojnë për tema konktrete, transmeton Telegrafi. Presidenti i Ukrainës është i bindur se disa qyteza të vendit të tij më nuk ekzistojnë, si pasojë e sulmeve të pandërprera të ushtrisë ruse. Madje ai ka kritikuar ashpër NATO-n, për mungesë trimërie për çështjen e Ukrainës. /Telegrafi/ ...
Komentet te Zelensky thotë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë, duhet t’i paraprijë armëpushimi Janë të Mbyllura

Dushi i ftohtë gjerman për pritjet e mëdha për integrim të shpejtë, Weber dhe Emini flasin për Express

Lajme
Pritjet e mëdha të krijuara në Kosovë për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian e marrjen e statusit të vendit kandidat, i ka prerë në mes shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, e cila përgjatë një vizite treditore ka skanuar gjendjen në rajon, meqë pas ngjarjeve në Ukrainë përmendej mundësia për destabilizim edhe në Bosnje dhe Kosovë. Ajo, si një gjermane tipike, ia ka treguar Kosovës manualin për anëtarësim dhe ka lënë të kuptohet se sa i përket integrimeve s’ndryshon asgjë. Kur është pyetur për statusin e vendit kandidat, Baerbock ka thënë se para kësaj vjen dialogu për normalizim me Serbinë. Por, çfarë nënkuptojnë vizita dhe deklaraimet e ...
Komentet te Dushi i ftohtë gjerman për pritjet e mëdha për integrim të shpejtë, Weber dhe Emini flasin për Express Janë të Mbyllura

Osmani dhe Abazoviq flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të shtunën me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq.   Osmani e Abazoviq po marrin pjesë në Forumin për Diplomaci, i cili po mbahet në Antali të Turqisë. Osman në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se gjatë takimit me Abazoviq diskutuan për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve. “Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani. Ndryshe, Forum në Antali të Turqisë i zhvillon punimet prej 11 deri më 13 mars dhe në ...
Komentet te Osmani dhe Abazoviq flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve Janë të Mbyllura

Në Shqipëri protestohet kundër rritjes së çmimeve

Shqipëri
Mijëra qytetarë të Shqipërisë kanë marshuar të shtunën në Tiranë, duke shënuar ditën e katërt të shprehjes së pakënaqësisë për rritjen e çmimeve në vend.   Ata kërkuan përreth dy orë mbrojtjen e shtresave të varfra nga shtrenjtimi i tregjeve, duke hedhur poshtë shpjegimet e Qeverisë se luhatjet e tregut kanë ndodhur si pasojë e luftës në Ukrainë. Protestues të shumtë thanë se Qeveria po justifikon krizën për shkak të luftës, porse qytetarët janë në krizë të përhershme për shkak të çmimeve të larta që janë të papërballueshme për rrogat e tyre të ulëta. Protestuesit kundërshtojnë shtrenjtimin e karburanteve dhe ushqimeve, duke i kërkuar Qeverisë mbikëqyrjen e tregjeve. Fjalën në ...
Komentet te Në Shqipëri protestohet kundër rritjes së çmimeve Janë të Mbyllura

Kush menaxhon me njësinë e Trepçës në Veri ?

Lajme
Nëntoka e gjithë kësaj hapësire është në mesin e vendeve më të pasura të Kosovës. Zinku e Plumbi , janë dy xehet që nxirren nga këtu, por pas përpunimit të tyre, mund të ndahen edhe në shumë pasuri të tjera që nëntoka e Kosovës dhuron.     Mbi  gjithë këtë pasuri natyrore të Kosovës, në të valon flamuri i Serbisë. Miniera e Bello Bërdës në kufi me Serbinë në komunë të Leposaviqit. Kjo Minierë bashkë me atë të Cërnacit janë dy minierat që përbëjnë njërën nga 3 njësitë e Ndërmarrjes Trepça. Por këtu, më së paku ka frymë të Republikës së Kosovës. Duke filluar nga hyrjet e objekteve që ende ...
Komentet te Kush menaxhon me njësinë e Trepçës në Veri ? Janë të Mbyllura