Pas shtrenjtimit të çmimit të naftës ditëve të fundit, është vërejtur se banorët e Kukësit nga Shqipëria po furnizohen me derivate në Kosova. Madje në Prizren, Klan Kosova ka takuar disa qytetarë të Shqipërisë që këtë të diel i thanë televizionit se në krahasim me shtetin shqiptar në Kosovë litri kushton goxha më lirë. Të tjerë, apeluan nga qeveria shqiptare që të marrë masa për uljen e çmimeve pasi sipas tyre, qytetarët po detyrohen të dalin nëpër shtetet fqinje për t’u furnizuar me derivate. Share Now ...
Komentet te Kriza me naftën: Qytetarët e Kukësit mbushen me karburante në Kosovë pasi çmimi është më i lirë (Video) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjatë vitit 2022 Policia e Kosovës ka zbuluar dy laboratorë droge, vlera e materialit brenda së cilëve kap vlera milionëshe. Policia është në kërkim të laboratorëve tjerë. Statistikat tregojnë se në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve të narkotikëve sidomos kokainës. Vetëm në tre muajt a parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka zbuluar dy laboratorë të sofistikuar droge. Reshat Murseli nga Policia e Kosovë thotë për RTV Dukagjinin se laboratorët e tillë të drogës është vështirë për t’u zbuluar. “Nga pamja e jashtme është e vështirë të vërehet se është një laborator. Kryesisht duken si objekte të mbyllura apo të pashfrytëzuara. Gjithashtu është shumë e vështirë të ...
Komentet te Shqetësime se Kosova mund të shndërrohet në vend prodhues droge, në tre muaj u konfiskuan narkotikë në vlerë gati 2 milionë euro Janë të Mbyllura
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e çmimit në gastronomi për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve të furnizmit. Kjo shoqatë kërkon që TVSh-ja të jetë 8 % në mënyre që të dalin nga kriza në të cilën ndodhen. Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thotë për KosovaPress, se ngritje do ketë në të gjithë gastronominë. “Nuk është që do rritet vetëm çmimi i makiatos, ka ngritje pothuajse të gjithave produkteve në sektorin e gastronomisë si pasoj e kostos së lartë së prodhimit dhe kostos së lartë së transportit dhe furnizimit gjë e cila ndikon në blerjen e produkteve nga furnitorët.. Nuk është kjo një ...
Komentet te Gastronomet paralajmërojnë ngritjen e çmimeve Janë të Mbyllura
Banka Qendrore e Kosovës(BQK) po vlerëson se ekonomia e Kosovës pritet të ndien krizën përmes kanalit të rritjes së çmimeve si rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Derisa profesori i ekonomisë po kërkon nga Qeveria, rishikimin e buxhetit 2022 dhe miratimin e pakos ekonomike për të subvencionuar ekonominë dhe qytetarët e vendit, ish-ministrja e Tregtisë thotë se nuk është koha që Qeveria të mbledh taksa, por duhet t’i shpërndaj ato. Ditë më parë zyrtarë të Trust-it konfirmuan për KosovaPress, se kriza në tregjet e ndërkombëtare bëri që të bie vlera e investimit në kthim rreth 90 milionë euro. Ndërkaq, tash përveç rritjes së inflacionit, BQK-ja, si të rrezikuar po e sheh ...
Komentet te Kërkohet rishikimi i buxhetit, BQK: Ekonomia e Kosovës ndien krizën me rritjen e çmimeve Janë të Mbyllura
Një gazetar i prestigjiozes New York Times është vrarë pranë Kyivit, ka konfirmuar kreu i policisë së rajonit, raporton The Guardian. Dy gazetarë u sulmuan pranë Irpinit kur forcat ruse hapën zjarr, përcjell Gazeta Express. Njëri prej tyre ka mbetur i vrarë, ndërsa gazetari i plagosur me të cilin po udhëtonte është dërguar në spital për mjekim./Express ...
Komentet te Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times Janë të Mbyllura
Ka dy vite që janë paraqitur rastet e para të infektuara me virusin COVID-19 në Kosovë. Por edhe sot e kësaj dite, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike bënë thirrje që të vazhdohet të respektohen masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë. “Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me COVID-19 edhe në vendin tonë! Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!”, deklaron IKSHPK. Po ashtu sipas IKSHPK-së, stafi mjekësorë po punon pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë. “Ekipet e IKSHPK po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë!”, njofton IKSHPK. Ndër ...
Komentet te Dy vite pandemi, IKSHPK: Vazhdoni të respektoni masat parandaluese kundër COVID-19 Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, i quajti sulm terrorist sulmet me raketa ruse në bazën ushtarake në perëndim të Lvivit, 25 kilometra nga kufiri polak, raporton The Guardian. Reznikov shtoi se instruktorë të huaj po punonin në bazën ushtarake, por ishte e paqartë nëse ndonjë prej tyre ishte në bazë kur ndodhi sulmi. “Ky është një sulm i ri terrorist ndaj paqes dhe sigurisë pranë kufirit BE-NATO. Duhet të ndërmerren veprime për ta ndaluar atë. Mbyllni qiellin!”, tha ai./Periskopi ...
Komentet te Vazhdojnë thirrjet nga Ukraina: Sulm terrorist nga Rusia pranë kufirit të NATO-s, mbylleni qiellin Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar në Hagë dy ish-liderët e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Krasniqi vizitën e tij në Hagë e ka cilësuar si tejet emocionale. Kreu i PDK-së shkruan se duke besuar në drejtësi dhe në luftën e pastër e mbrojtëse të popullit të Kosovës, pret kthimin e tyre triumfues sa më parë. “Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë. Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, ...
Komentet te Memli Krasniqi viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, shpalosë detaje nga Haga Janë të Mbyllura
Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt, ka thënë presidenti i Polonisë. Duke folur për Sophie Raworth të BBC-së, Andrzej Duda u pyet nëse ai besonte se presidenti Vladimir Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike, përcjell Telegrafi. “Kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai. “Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë”. “Politikisht, ai tashmë e ...
Komentet te Përdorimi i armëve kimike nga Rusia mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s, thotë presidenti i Polonisë Janë të Mbyllura
Në pesë spitale të përgjithshme në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, nuk ka të shtrirë asnjë pacientë për trajtim spitalor nga COVID-19. Sipas njoftimit të ShSKUK, Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me COVID-19. Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me COVID-19. Në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, 4 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, ...
Komentet te Pesë spitale nuk kanë pacientë me COVID-19 Janë të Mbyllura