Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion në një lokal dhe në një shtëpi në rrugën “Maliq Pash Gjinolli” në Prishtinë. Sipas policisë gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe një sasi e municioneve. “Sot nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë , me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është realizuar kontrolli e një lokali, një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në rrugën “Maliq Pash Gjinolli” në Prishtinë, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e municionit: njëqind e tridhjetë e tetë (138) copë fishekë të pushkës së gjuetisë, të kalibrit 12 GA. Njëqind e dy (102) copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit ...
Komentet te Sekuestrohet një sasi e madhe municionesh në një lokal në Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se siguria në pikat kufitare është në nivelin maksimal, teksa bëri të ditur se tashmë janë zëvendësuar zyrtarët policorë që janë arrestuar. Mehmeti këtë deklaratë e bëri në konferencën e thirrur për media, ku edhe dhanë detaje lidhur me operacionin “Pika”, ku nën pranga u vendosën 50 zyrtarë policorë, transmeton Telegrafi. “Fakti që policia dhe institucionet e shtetit e kanë vullnetin që të luftojnë korrupsionin, nënkupton që ne duhet të ndihemi mirë. Nuk është ndjenjë e mirë kur korruptohen zyrtarët policorë. Ky hetim ka nisur që një vit. Siguria në pikat kufitare është në nivelin maksimal. Sot duhet të ...
Komentet te Arrestimi i 50 zyrtarëve shtetëror, Mehmeti njofton se janë zëvendësuar policët që u arrestuan në pikat kufitare Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës. Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096. Në total numri i rasteve aktive është 637. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK -SË Janë të Mbyllura
Ish-termocentrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë ka mbetur sërish pa energji elektrike, pasi forcat ruse dëmtuan – për herë të dytë – linjën e tensionit të lartë në termocentral, tha kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë, Ukrenergo. Kompania tha përmes një deklarate se linja, e cila furnizon me energji elektrike edhe qytetin Sllavutiç, është dëmtuar përsëri nga forcat ruse, pasi ekuipazhi i Ukrenergo-s e ka riparuar atë. Termocentrali është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik javën e kaluar. Kjo ndërprerje ka vënë në rrezik rreth 20 tonë mbeturina bërthamore, që duhet të ftohen vazhdimisht, për të penguar rrjedhjen e tyre nga uzina, e cila ndodhet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit të ...
Komentet te Çernobili mbetet pa rrymë Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh për të pandehurin V.B, i cili ka shkaktuar aksident me fatalitet në fshatin Harilaq. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. “Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.03.2021, rreth orës 17:25, në rrugën Sllatinë –Magur në fshatin Harilaq, i pandehuri V.B, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu ...
Komentet te Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje një sirian në Harilaq Janë të Mbyllura
Një person është vrarë dhe gjashtë janë plagosur pasi “pjesët” e një rakete ruse të rrëzuar ranë në një rrugë banimi në Kiev, thonë autoritetet ukrainase. Mbetjet e raketës shkatërruan një autobus dhe i vunë flakën një ndërtese banimi në lagjen Kurenivka të kryeqytetit, pasi u goditën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, përcjell Telegrafi. Ky autoritet shton se autobusi nuk mbante asnjë pasagjer, por u shkatërrua plotësisht. Fotot e shpërndara nga Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës, tregojnë mbetjet e autobusit të shpërndara nëpër rrugë ndërsa tymi ngrihet nga ndërtesa e dëmtuar. Ato që duken të ...
Komentet te Një i vdekur pasi ‘pjesët” e një rakete ranë në një rrugë banimi të Kievit Janë të Mbyllura
Dogana e Kosovës konfirmon arrestimin dhe suspendimin e dy zyrtarëve doganorë në Rajonet e Gjakovë s dhe Prizrenit. Ata u arrestuan gjatë operacionit “Pika” të Inspektoratit Policor të Kosovës për dyshimet se kanë kryer veprat penale si ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdori i detyrës apo autoritetit zyrtar’. Në komunikatën për media, Dogana shprehet mirënjohësë ndaj punës së IP për hetimin e rastit dhe bashkëpunimin e rregullt që ka me IP, Policinë dhe institucionet tjera ligjore. “Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe Insititucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë ...
Komentet te Operacioni “Pika”, Dogana e Kosovës suspendon dy oficerët doganorë Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës ka vendosur që ditën e martë, 15 mars, të seancën e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve. Kështu njoftoi Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë. “Kemi kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës për debat parlamentar që mbahet nesër në orën 11:00 për rritjen e çmimeve dhe situatën aktuale të krijuar”, tha Kusari-Lila. Po ashtu, ajo tha se kryeparlamentari Konjufca ka caktuar edhe një seancë tjetër për ditën e mërkurë, me pikat e papërfunduara të rendit të ditës nga punimet parlamentare nga seancat e mëhershme. ...
Komentet te Rritjet e çmimeve, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme të martën Janë të Mbyllura
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahet sot dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për medie tha se mungesa e kuorumit bënë që shumë pika të rendit të ditës kanë mbetur të papërfunduara dhe që si pasojë kemi një numër të madh të ligjeve që nuk kanë kaluar në Kuvend. Deliu deklaroi se PDK-ja ka propozuar disa iniciativa për t’i ndihmuar qytetarët ta tejkalojnë më lehtë përballjen me rritjen e çmimeve. “Janë 35 pika të cilat janë të papërmbyllura dhe janë në përgjegjësi sidomos të mazhorancës që të jetë më efektive dhe më e vëmendshme sepse pikat ...
Komentet te PDK kërkon që qytetarëve t`u mundësohet të marrin një pjesë të trustit Janë të Mbyllura
Rusia po vazhdon ta sulmoj Ukrainën edhe pas thirrjeve të shumta nga vendet që lufta të ndalet, shkruan Periskopi. Këtë herë Rusia sulmoi bazën pranë Polonisë. Tani janë publikuar pamjet e rënda nga sulmi rus në bazën me kufrin e Polonisë, ku mbeten të vrarë së paku 35 persona dhe shume tjerë të lënduar./Periskopi./ Më poshtë fotot: ...
Komentet te PAMJE TË RËNDA: Imazhe nga sulmi ajror rus në bazën pranë kufirit me Poloninë Janë të Mbyllura