Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. ...
Komentet te Moti për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryesuesi i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti), Ruzhdi Morina thotë se pas vitit 2021, kur investimet kishin ngritje rreth 11 për qind, në këtë fillimvit ka investimet e Trustit ka pësuar një rënie që aktualisht është rreth 4 për qind. Kjo sipas tij për shkak të efekteve negative të pandemisë COVID-19 në zinxhirin furnizues, por edhe të luftës në Ukrainë. Kështu thua Morina në takimin që pati me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehemti dhe drejtori menaxhues i Trusit, Adrian Zalli e ku temë kryesore e takimit ishte informimi i drejtuesve të BQK-së me gjendjen e aktuale të investimeve të FKPK-së në ...
Komentet te Morina: Investimet në Trust kanë shënuar rënie rreth 4 për qind Janë të Mbyllura
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të martën ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar, në të cilën është miratuar në parim Projektligji nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në këtë mbledhje, e ka prezantuar dhe arsyetuar Projektligjin nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ajo, ka thënë se për ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji, është konsultuar dy herë Komisioni i Venecias, dhe se opinonet e tij janë marrë parasysh. Haxhiu, ka bërë të ditur se KPK-ja ...
Komentet te Miratohet në parim projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës Janë të Mbyllura
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të dytën herë në më pak se një muaji lidhur me zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill. Chollet tha se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa përmendi rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje” “Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet ...
Komentet te Derek Chollet telefonon Kurtin për zgjedhjet serbe të 3 prillit Janë të Mbyllura
48 policë dhe dy doganierë që u arrestuan të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë”, janë dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.. Janë dërguar në gjykatë 50 personat e arrestuar dje në aksionin “Pika”, i realizuar në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit Në masa të sigurisë, të arrestuarit paraditen e sotme u dërguan në Gjykatë nga ekipet e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). 48 policë dhe dy doganierë që u arrestuan të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Hetimet ndaj tyre siç ...
Komentet te Dërgohen në Gjykatë policët e arrestuar Janë të Mbyllura
Prokurori Matthew Holing nga Zyra e Prokurorit Special (ZPS) të hënën në deklaratën përmbyllëse ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të shpallen fajtor për të gjitha akuzat me të cilat janë ngarkuar. Ndryshe, Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Prokurori Metthew Holing ka thënë se Gucati e Haradinaj i kanë bërë krimet në mënyrë të hapur përmes video-incizimeve me anë të së cilave donin të pengonin procedurat, të frikësonin dhe të hakmerreshin kundër atyre që kishin bashkëpunuar me DhSK, gjë që siç tha ai edhe ka ndodhur. “Ata donin të pengonin ...
Komentet te ZPS i quan Gucatin e Haradinajn kriminelë – kërkon nga Dhomat e Specializuara të shpallen fajtorë për akuzat me të cilat janë ngarkuar Janë të Mbyllura
Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Duhël të Suharekës. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi. Ai ka thënë se rasti tashmë është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, dhe kanë nisur hetimet. “Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi. Tutje theksoi se aktualisht është faza fillestare dhe janë në pritje të informacioneve të tjera. /Telegrafi/ ...
Komentet te Një 28-vjeçar gjendet pa shenja jete në Duhël të Suharekës Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Pekinin se do të përballet me pasoja nëse ndihmon Moskën për t’iu shmangur sanksioneve. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, e bëri paralajmërimin para një takimi të hënën me kryediplomatin kinez në Romë. Ndërkohë një zyrtar amerikan tha se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake për t’i përdorur në agresionin ndaj Ukrainës. Zoti Sullivan tha se Kina “absolutisht” do të përballej me pasoja, nëse ndihmon Rusinë t’u shmanget sanksioneve perëndimore. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë dhe që Rusia të ketë një burim lehtësimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend, kudo në botë”, tha ai. Zoti Sullivan i bëri ...
Komentet te SHBA paralajmëron Kinën nëse i jep ndihmë Rusisë Janë të Mbyllura
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka përfunduar paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në çështjen gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Në seancën që do të zhvillohet nesër në Dhomat e Specializuara do të fillojë dëgjimi i deklaratave përfundimtare të mbrojtjes ndërsa të akuzuarit do të mund të flasin para trupit gjykues të premten më 18 mars. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes nuk duhet të trajtojnë çështjen e dhënies së dënimit. “Më 15 dje 16 mars do të dëgjojmë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Gucatit dhe Haradinajt dhe do të ketë pyetje nga paneli. Këto deklarata nuk ...
Komentet te Gucati e Haradinaj të premten flasin para trupit gjykues në Hagë Janë të Mbyllura
Lumezi për aksionin “Pika”: Edhe 18 persona janë në kërkim, disa prej tyre s’janë shtetas të Kosovës
Aleksander Lumezi, Prokuror i Shtetit, në konferencën për media është deklaruar për rastin ‘Pika’ ku u arrestuan 50 zyrtarë policorë. Lumezi tha se rreth kësaj çështjeje ata kanë punuar për një përiudhë afër një vjeçare, dhese ky hetim është bërë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës. Tutje Lumezi deklaroi se ata kanë përdorur mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë me qëllimin që të sigurohen prova të mjaftueshme për krijimin e dyshimit të arsyeshem që është kryer një vepër penale. Fillimisht, Lumezi shtoi se, ata kanë pasur informacione se po kryhet vepra penale “marrje e ryshfetit” në disa pika doganore, dhe në momentin e zbulimit të identitetëve kanë nxjerrë ...
Komentet te Lumezi për aksionin “Pika”: Edhe 18 persona janë në kërkim, disa prej tyre s’janë shtetas të Kosovës Janë të Mbyllura