Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Konjufca i reagon deputetes së VV’së që i përshrkoi me fjalë të rënda homoseksualët

Lajme
Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka reaguar deputetes së LVV-së, Labinotë Demi-Murtezi, e cila përdori fjalë të rënda për homoseksualët, duke deklaruar më tej se do të votojë kundër Kodit të ri Civil, i cili i hap rrugë martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, shkruan Gazeta Express. Demi-Murtezi e përmendi “mbrojtjen e moralit dhe shëndetit publik” për ta arsyetuar votën e saj kundër. “Mbrojtja e moralit publik, shëndetit publik dhe mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijëve e mbipeshojnë të drejtën e personave të komunitetit LGBTI për respektimin e jetës private dhe të drejtën e tyre për zyrtarizimin e lidhjes së tyre me martesë apo bashkësi civile”, tha ajo. ...
Komentet te Konjufca i reagon deputetes së VV’së që i përshrkoi me fjalë të rënda homoseksualët Janë të Mbyllura

Kievi refuzon propozimin e Kremlinit

Rajoni dhe Bota
Kievi ka refuzuar propozimet që janë bërë nga Kremlini rreth modelit të neutralitetet të Austrisë dhe Suedisë që të merren si shembuj për Ukrainën, ka thënë një deklaratë e lëshuar nga presidenca e Ukrainës, shkruan anews, përcjell Periskopi. Kievi gjithashtu tha ‘garantimet e sigurisë’ duhen të jenë në fokus të bisedimeve për armëpushim me Rusinë. Kurse zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sot gjatë ditës kishte thënë se bërja e Ukrainës një vend neutral njejt sikur statusi i Austrisë dhe Suedisë po diskutohet në bisedimet me Kievin dhe se kjo do të ishte ‘kompromis’. “Ky është nje opsion që po diskutohet dhe që mund të konsiderohet si një kompromis’ u tha ...
Komentet te Kievi refuzon propozimin e Kremlinit Janë të Mbyllura

KPK merr vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë i hapur për publikun

Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun. Gjithashtu, KPK njofton se procesi do të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, transmeton Telegrafi. “Me qëllim të avancimit të transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit të një procesi kredibil dhe me integritet, të drejtë dhe objektiv, të bazuar në vlerat e barazisë dhe meritokracisë, me propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), sot, në takimin e 210-të, ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i ...
Komentet te KPK merr vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë i hapur për publikun Janë të Mbyllura

Policia në Pejë konfiskon mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar, arrestohen dy persona

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar më shumë se 36 mijë kilogramë mish gjatë një kontrolli sot në Zahaq të Pejës, ku një biznes dyshohej se po përpunonte produkte të mishit me afat të skaduar. Në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia. Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar. Personat e arrestuar A.H., menaxher kryesor i pesë njësive të biznesit afarist dhe A.A., zëvendës menaxher i depos dyshohet se kanë kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve ...
Komentet te Policia në Pejë konfiskon mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar, arrestohen dy persona Janë të Mbyllura

Këta janë tetë nga 11 zyrtarët e MPJD-së të larguar nga puna

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka marrë vendim për largimin nga puna të 11 punëtorëve të kësaj ministre, të cilët ishin anëtarë të shërbimit të jashtëm. MPJD përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendimi është marrë në vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën. “Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”, thuhej në njoftim. Telegrafi ka mësuar emrat e tetë prej 11 të punëtorëve të larguar nga puna. Mes emrave të shkarkuar janë Shota Bukoshi, vajza e Bujar Bukoshit, e cila ka mbajtur ...
Komentet te Këta janë tetë nga 11 zyrtarët e MPJD-së të larguar nga puna Janë të Mbyllura

Selimi: Një rezervoar i benzinës në Kosovë, 23 përqind e rrogës

Lajme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, që është koordinator i Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ka publikuar një grafik që tregon se sa përqind të pagës mesatare ua shpenzon mbushja e veturës plot me benzinë në shtete të ndryshme. Selimi ka shkruar se në Kosovë duhet shpenzuar 23% e pagës mesatare për ta mbushur veturën plot. “Në Kosovë, nëse doni ta mbushni veturën tuaj me 60 litra (plot) benzinë, duhet të paguani rreth 23% të pagës mesatare mujore!”, ka shkruar Selimi/ Express ...
Komentet te Selimi: Një rezervoar i benzinës në Kosovë, 23 përqind e rrogës Janë të Mbyllura

MPJD largon nga puna 11 anëtarë të shërbimit të jashtëm, thotë se u punësuan përmes vendimeve arbitrare

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës 11 punonjësve të kësaj ministrie, të cilit ishin anëtarë të shërbimit të jashtëm. Në njoftimin e MPJD thuhet se 11 punonjësve u është ndërprerë marrëdhënia e punës pas një analize të detajuar ligjore. “Vendimi është marrë në vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi. Sipas kësaj ministrie, personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për ...
Komentet te MPJD largon nga puna 11 anëtarë të shërbimit të jashtëm, thotë se u punësuan përmes vendimeve arbitrare Janë të Mbyllura

U sulmua ekipi i urgjencës në QKMF e Skenderajt, reagon FSSHK-ja

Lajme
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka reaguar sot pas një sulmi që i është bërë ekipit të urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Sulmi ka ndodhur të martën në orën 03:45. “Më datë 15.03.2022, në ora 03:45 pranë QKMF-Skenderaj përkatësisht në Repartin e Urgjencës në vendin e punës është sulmuar fizikisht komplet ekipi i urgjencës nga përcjellësi i pacientit, ku në këtë akt të sulmit njëri nga punëtoret ka marrë edhe trajtim në Spitalin e Mitrovicës. Me të pranuar informatën Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar dhe përkrahur punëtorët (anëtarët) e sulmuar, duke e dënuar këtë rast dhe duke shprehur shqetësim lidhur me sulmin e ...
Komentet te U sulmua ekipi i urgjencës në QKMF e Skenderajt, reagon FSSHK-ja Janë të Mbyllura

Kuvendi pa kuorum, nuk hidhet në votim projektrezoluta e LDK-së për ngritjen e çmimeve

Lajme
Projektrezoluta e LDK-së kundër abuzimeve të çmimeve në treg nuk është hedhur në votim sot për shkak të mungesës të deputetëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në sallë. Kryesuesi i Kuvendit, Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së, ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit i mbetet tash Kryesisë së Kuvendit të vendosë se kur duhet të hidhet në votim teksti i projektrezolutës. Paraprakisht tekstin e projektrezolutës në emër të grupit parlamentar të LDK-së e lexoi Hykmete Bajrami. “Rritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë. Nuk ka produkt të cilit nuk i ka lëvizur çmimi. Inflacioni mbetet një nga kërcënimet kryesore të rimëkëmbjes së shpejt dhe të rënies ...
Komentet te Kuvendi pa kuorum, nuk hidhet në votim projektrezoluta e LDK-së për ngritjen e çmimeve Janë të Mbyllura

Gërvalla urdhëroi kthimin e Konsullit nga Hamburgu, ai thotë se “kjo ndodh vetëm në vende komuniste”

Lajme
Gramos Begolli u njoftua sot se sot ishte dita e tij e fundit në punë si Konsull i Kosovës në Hamburg. Begolli, i liruar nga detyra, duhej të qëndronte në mision deri në fund të këtij muaji, por një vendim i nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kërkon që ai menjëherë të kthehet në Kosovë. Ky vendim është i pa pranueshëm për Begollin. Veprimet e tilla sipas Begollit, ndodhin vetëm në vendet komuniste. “Kthimi i diplomatëve të akredituar në këtë mënyrë brenda ditës ndodh vetëm në vendet komuniste me udhëheqës autoritar, sepse unë kam familjen këtu bashkëshorten dhe fëmijët dhe nuk mund të kthehem nga Gjermania brenda ...
Komentet te Gërvalla urdhëroi kthimin e Konsullit nga Hamburgu, ai thotë se “kjo ndodh vetëm në vende komuniste” Janë të Mbyllura