Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti: Mbesim të përkushtuar në zbatimin e politikave sociale për qytetari

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën nacionale në shënim të Ditës Botërore të Punës Sociale, deklaroi se Qeveria mbetet e përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që në fokus e kanë qytetarin dhe barazinë shoqërore.   Ai bëri të ditur se qeveria ka filluar procesin e reformimit të skemës së asistencës sociale, e cila ka për qëllim eliminimin e kritereve diskriminuese për përfitim nga skema, dhe rritjen e mbulueshmërisë përmes implementimit të testit të ri të varfërisë. “Në kuadër të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal, do të prezantohet granti specifik për shërbimet sociale, me qëllim të sigurimit të financimit të qëndrueshëm të shërbimeve. Këtë vit qeveria ...
Komentet te Kurti: Mbesim të përkushtuar në zbatimin e politikave sociale për qytetari Janë të Mbyllura

Plagoset një 36-vjeçar në Ulpianë

Lajme
Dy persona janë rrahur në lagjen Ulpiana të Prishtinës, mëngjesin e sotëm. Konflikti mes tyre ka përfunduar me therje me thikë. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i therur me thikë personi me inicialet D.Z , 36 vjeç. Ndërsa, për rastin policia ka arrestuar personin me inicialet F. D , 52 vjeç, raporton Express. Nuk dihen motivet e ngjarjes. Njoftimi i plotë i policisë: Sot rreth orës 08:30 nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për lëndim trupor. Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ...
Komentet te Plagoset një 36-vjeçar në Ulpianë Janë të Mbyllura

Supremja ndërpret masën e paraburgimit ndaj disa të akuzuarve për korrupsion në rastin e njohur “Subvencionet 1”

Lajme
Sadat Shkodra, Luan Statovci, Berat Nika, Salih Statovci, Hasan Maxharaj, Kushtrim Zogaj dhe Pajtim Krasniqi, nuk do të jenë nën masën e paraburgimit gjatë gjykimit për korrupsion ndaj tyre dhe 14 të përfshirëve të tjerë në rastin e njohur si “Subvencionet 1”. Kjo pasi që masa e caktuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 24 janar 2022 dhe e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit më 3 shkurt 2022, është ndryshuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 15 mars 2022, me atë të paraqitjes në stacionin policor, raporton “Betimi për Drejtësi”. Kjo gjykatë, masën e paraburgimit e ka zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor, ...
Komentet te Supremja ndërpret masën e paraburgimit ndaj disa të akuzuarve për korrupsion në rastin e njohur “Subvencionet 1” Janë të Mbyllura

Vazhdojnë të jenë jashtë funksionit web faqet e ambasadave të Kosovës – MPJD nuk deklarohet për problemin

Lajme
Tash e disa ditë web-faqet e të gjitha Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës janë jashtë funksionit. Kësisoj, qytetarët që jetojnë jashtë Kosove nuk janë duke mundur të marrin asnjë nga shërbimet që ofrohen në këto misione diplomatike. Për këtë problem që është shfaqur në web faqet e ambasadave dhe Konsullatave të Kosovës, nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme. Telegrafi, ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje, por që deri këto momente nuk ka pranuar asnjë përgjigje. Po ashtu për shkak të sistemit është raportuar për pritje të gjata para ambasadave. Për këtë ka reaguar eksperti i sigurisë ...
Komentet te Vazhdojnë të jenë jashtë funksionit web faqet e ambasadave të Kosovës – MPJD nuk deklarohet për problemin Janë të Mbyllura

KMDLNJ: Mosvotimi i Kodit Civil, deputetët të përmbahen nga fjalori fyes

Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut pas debatit rreth Kodit Civil, ku i hapej rrugë legalizimit të martesave të gjinisë së njëjtë, ka reaguar siç thotë për fjalorin e papërmbajtur, degradues, fyes dhe përjashtues që deputetët e Kuvendit të Kosovës e përdorin kryesisht në mungesë të fakteve dhe për qëllime politike.   Sipas KMDLNJ, me rastin e diskutimeve për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës pati diskutime të papranueshme nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe nga aspekti i mandatit të deputetit me ç’rast u fyen rëndë pjesëtarët e një komunitetit me orientim seksual ndryshe e që nuk do të duhej të tolerohej sikur ...
Komentet te KMDLNJ: Mosvotimi i Kodit Civil, deputetët të përmbahen nga fjalori fyes Janë të Mbyllura

Prokuroria tregon se çka u sekuestrua gjatë aksionit `Brezovica 3`

Lajme
Dokumente, parcela, para të gatshme, armë, fishekë, telefona janë disa nga ato çka u gjetën gjatë bastisjes në aksionin “Brezovica 3” që ndodhi të mërkurën në shtatë lokacione në Shtërpcë e ku u arrestua një doganier dhe meanxheri i një qendre skijimi në Brezovicë.   Për dy të arrestuarit që po dyshohen për kryerjen e veprës “marrje ryshfeti” Prokuroria Themelore në Ferizaj po kërkon masën e paraburgimit. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën ...
Komentet te Prokuroria tregon se çka u sekuestrua gjatë aksionit `Brezovica 3` Janë të Mbyllura

Arrestohet në flagrancë oficeri korrektues për marrje ryshfeti

Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor në koordinim me Drejtorinë e Hetimit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion –në Prishtinë, ka arritur të arrestojë në flagrancë personin me inicialet B.R., në cilësi të oficerit korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfetit”.   “I pandehuri B.R., dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur. Me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesë për ...
Komentet te Arrestohet në flagrancë oficeri korrektues për marrje ryshfeti Janë të Mbyllura

Vazhdon gjykimi në Hagë, sot jepen deklaratat përmbyllëse

Lajme
Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot vazhdon seanca në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt ku pritet të jepen deklaratat përmbyllëse.   Në fjalën përmbyllëse të mërkurën, mbrojtja kërkoi që ish kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, të shpallet i pafajshëm. Sipas avokatit të tij nuk ka prova të pranueshme që vërtetojnë akuzat me të cilat klienti i tij ngarkohet. Edhe avokati i Nasim Haradinajt, deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është në gjendje të vërtetojë asnjë nga pikat e akuzave të Haradinajt. Paraqitja e deklaratës përmbyllëse nga mbrojtja do të vazhdojë në Dhomat e Specializuara edhe gjatë ditëve të ardhshme. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u ...
Komentet te Vazhdon gjykimi në Hagë, sot jepen deklaratat përmbyllëse Janë të Mbyllura

Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, zbulohet arsyeja

Lajme
Abcnews.al, mëson se është arrestuar këngëtarja shqiptare Elsa Lila. Ajo është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë. Bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë. Gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Emri i këtij të fundit dali edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza./Kosovarja   ...
Komentet te Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, zbulohet arsyeja Janë të Mbyllura

Ekskluzive | Konsulli i shkarkuar i shkruan Kurtit, i tregon për skandalet dhe shkeljet e ministres Gërvalla

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka shkarkuar 11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm, me arsyetimin që procedurat për rekrutimin e tyre kanë qenë jashtëligjore. Në mesin e zyrtarëve të shkarkuar, është edhe Gramos Begolli, i cili deri sot shërbente si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Hamburg të Gjermanisë. Sikurse edhe disa emra të tjerë që janë përfshirë në vendimin për shkarkim, pakënaqësi të mëdha ka shfaqur edhe Begolli, i cili ka nisur edhe një letër në adresën zyrtare kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Shkarkimin e pranuar sot, Begolli e ka quajtur “hakmarrje klasike” nga ministrja Gërvalla në letrën që ia ka nisur Kryeministrit Kurti, e të cilën ...
Komentet te Ekskluzive | Konsulli i shkarkuar i shkruan Kurtit, i tregon për skandalet dhe shkeljet e ministres Gërvalla Janë të Mbyllura