Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Qerkini: Dy ish-krerët e OVL e UÇK-së, nuk kanë kryer vepra penale

Lajme
Në Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten ka vazhduar seanca në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.   Avokati i akredituar në Dhomat e Specializuara për Kosovën, Artan Qerkini, tha për RTK se dy ish krerët e OVL e UÇK-së, nuk kanë kryer vepra penale me publikimin e disa dokumenteve rreth. “Unë këtë qëndrim e kam mbajtur që në fillim dhe tani shoh se prokuroria nuk ka arritur që të provojë se dokumentat e kanë pasur statusin e dokumenteve konfidenciale”, theksoi ai. Sipas tij është e çuditshme se si prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Ndryshe Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator të vitit ...
Komentet te Qerkini: Dy ish-krerët e OVL e UÇK-së, nuk kanë kryer vepra penale Janë të Mbyllura

Zëvendëskryeministri Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Lajme
Komisioni për Integrime Evropiane sot mban mbledhje.   Në këtë mbledhje do të ketë raportim të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. ...
Komentet te Zëvendëskryeministri Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane Janë të Mbyllura

Personave me çrregullime mendore u mungon trajtimi adekuat

Lajme
Trajtimi i personave me çrregullime mendore mbetet sfidë kryesore në trajtimin e të burgosurve në Kosovë. Për momentin brenda institucioneve korrektuese nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e personave me çrregullime mendore, por ata qëndrojnë në të njëjtin pavijon me të burgosurit e tjerë. “Vitin e kaluar kemi pasur tri raste të vetëvrasjeve dhe të tri viktimat kanë qenë persona me çrregullime mendore dhe kjo për ne paraqet shqetësim”, ka thënë Fatmire Haliti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Haliti tha se personat me çrregullime mendore, përveç mungesës së ofrimit të shërbimeve psikiatrike të vazhdueshme në qendrat korrektuese të Kosovës, kanë edhe rrezikun e mundshëm ...
Komentet te Personave me çrregullime mendore u mungon trajtimi adekuat Janë të Mbyllura

​Mbrojtja thotë se Haradinaj nuk duhet të dënohet me burg

Lajme
Mbrojtja e Nasim Haradinajt, avokati Toby Cadman ka deklaruar që Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova të pranueshme në gjykatë për akuzat me të cilat e ngarkon ish-nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.   Ai ka thënë se ndaj Haradinajt nuk duhet të shqiptohet dënim me burgim për asnjë prej akuzave, por nëse trupi gjykues e shpall fajtor dënimi nuk duhet të jetë më i madh se periudha që tashmë e ka kaluar në paraburgim. Para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Cadman ka thënë se trupi gjykues duhet të marrë parasysh 18 muajt që Haradinaj i ka kaluar në qendrën e paraburgimit. ...
Komentet te ​Mbrojtja thotë se Haradinaj nuk duhet të dënohet me burg Janë të Mbyllura

Arrestohet një 29-vjeçar në Ferizaj, u kap me armë e dokumente të falsifikuara

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një 29-vjeçar në Ferizaj pasi u kap me armë dhe me dokumente të falsifikuara, shkruan Gazeta Express. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë, një karikator me 9 fishekë, 2 USB, 1 hard disk dhe pesë pasaporta me emra të ndryshëm dhe dokumente të tjera. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Njoftimi i plotë: Sot, rreth orës 09:30 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, nën autorizim të Prokurorisë Themelore dhe me arpovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj , ka ...
Komentet te Arrestohet një 29-vjeçar në Ferizaj, u kap me armë e dokumente të falsifikuara Janë të Mbyllura

Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe se këtu nuk bëhet fjalë për prestigj por është esenciale. Ajo ka thënë se hapi i parë për të arritur anëtarësimin në NATO është Partneriteti për Paqe (PfP). “Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO, jo sepse ne duam të jemi anëtare e ndonjë klubi “VIP”. Këtu nuk bëhet fjalë për prestigj. Është jetike. Kosova duhet të jetë një partner i besueshëm dhe perëndimi duhet të mbajë fundin e negociatave. Ne do të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Partneriteti për Paqe (PfP) është hapi i parë”, ka shkruar Çitaku. Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes ...
Komentet te Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik Janë të Mbyllura

Në Kosovë nuk ka të dhëna sa persona vuajnë nga depresioni

Shëndetësi
Në Kosovë nuk ka të dhëna sa persona vuajnë nga depresioni. Gjatë vitit të fundit në botë, një në katër persona ka përjetuar depresion ose ankth. Kështu thonë psikologët në vend. Por sipas tyre, vetëdijesimi i njerëzve për të kërkuar ndihmë nga depresioni është rritur gjithashtu. Sipas psikoterapeutëve shkaqet që çojnë në depresion ndahen në dy kategori: faktorët biologjikë dhe kushtet e ambientit.  Arlinda Gashi, psikologe, i tha Radio Kosovës se në vend nuk ka të dhëna të sakta se a është rritur numri i atyre që kërkojnë ndihmë, por ajo thotë se qytetarët janë vetëdijesuar për sa i përket këtij fenomeni dhe se informatat për depresionin nuk mungojnë. “Nëse ...
Komentet te Në Kosovë nuk ka të dhëna sa persona vuajnë nga depresioni Janë të Mbyllura

Televizioni rus publikon planin e Putinit për pushtimin e këtyre vendeve të NATO-s

Rajoni dhe Bota
Televizioni shtetëror rus një një transmetim ka diskutuar planin e pushtimit në shtetet baltike, shkruan Mirror, përcjell Periskopi. Një ish-oficer i lartë foli për skenarin në të cilin regjimi i Vladimir Putin do të merrte nën kontroll vendet e NATO-s, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë. Kjo vie në kohën kur mijëra trupa të NATO-s po marrin marrin pjesë në ushtrime afër kufirit me Rusinë. Të tri shtetet baltike i janë bashkuar NATO-s pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik- me frikën që Putin ka plane për destabilizimin e këtyre vendeve dhe pushtimin e tyre, siq ka bërë në Ukrainë. Kolonel Igor Korotchenko, ish-pjesëtar i stafit general dhe i forcave ajrore dhe tani oficer ...
Komentet te Televizioni rus publikon planin e Putinit për pushtimin e këtyre vendeve të NATO-s Janë të Mbyllura

​Prokurori kërkon dënim për Gucatin e Haradinajn, thotë se ata synuan shkatërrimin e gjykatës

Lajme
Prokurori i Specializuar, Jack Smith i ka kërkuar trupit gjykues që të shpallë fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, pasi “ata kanë kryer krim dhe se nuk janë penduar për një gjë të tillë”. Sipas tij dënimi ndaj tyre do të parandalonte veprimet e tyre të ngjashme në të ardhmen si dhe veprimet e njerëzve të tjerë në Kosovë që sipas tij synojnë të pengojnë punën e Speciales. Në kohën kur po bëhen parashtrimet për masën e dënimit, Prokurori i Specializuar ka thënë se çështja gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK është e rrallë dhe sipas tij nuk lë dyshim lidhur me synimin e tyre për të kryer veprën penale me ...
Komentet te ​Prokurori kërkon dënim për Gucatin e Haradinajn, thotë se ata synuan shkatërrimin e gjykatës Janë të Mbyllura

Letra për Washington, krejt çfarë Osmani i kërkoi presidentit Biden

Rajoni dhe Bota
Presidentja Vjosa Osmani i ka shkruar një letër presidentin amerikan Joe Biden për t’i ndihmuar Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO. Në letrën e dërguar, Osmani ka shkruar se Kosova aktualisht është një faktor kyç në promovimin e stabilitetit rajonal dhe ka përmendur arritjet e shtetit në respektimin e demokracisë, duke thënë se Kosova si vend i dalë nga lufta, shërben edhe si shembull në këtë drejtim për skenën ndërkombëtare. Osmani i ka thënë Bidenit se rrethanat e reja të krijuara në Europë pas sulmit rus në Ukrainë kanë prodhuar edhe urgjencën e Kosovës për të hyrë në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. “Integrimi euroatlantik ka ...
Komentet te Letra për Washington, krejt çfarë Osmani i kërkoi presidentit Biden Janë të Mbyllura