Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dimal Basha për Duda Baljen: Ajo me konë tamam muslimane, s’del qashtu

Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, bëri një paragjykim ndaj deputetes Duda Balje, e cila kishte kundërshtuar Kodin e ri Civil. “P.sh. Duda Balje, e shet në emër të fesë, ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qeshtutne, ose t’i shkon fesë deri në fund o smundesh me zgjedh për tjerët. Psh ti me vendos për të tjerët, psh ti me vendos për një komunitet tjetër në emër të fesë, a për veti nuk të pëlqen,” – tha Dimal Basha në një emision televiziv të drejtuar nga Rron Gjinovci. Ai po ashtu tregoi pse e mbështet Projektkodin Civil. Fillimisht, ai u shpreh se gjatë kohës sa kishte qenë ...
Komentet te Dimal Basha për Duda Baljen: Ajo me konë tamam muslimane, s’del qashtu Janë të Mbyllura

Familja e të vrarit në AKI do të kërkojë 1.2 milion euro dëmshpërblim

Lajme
Këtë të premte, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta dënojë me 25 vjet burgim të akuzuarin për vrasjen në objektin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në shtator të vitit 2018. Në lidhje me këtë, Skënder Musa, i cili është avokat i familjes së viktimës, ka thënë se vendimi i gjykatës dhe procesi gjyqësor ka qenë një proces i drejt. Ai tha se familjarët e të ndjerit janë të kënaqur me vendimin e gjykatës, teksa shtoi se ai beson se është vendosur drejtësia në këtë rast, ndonëse, sipas tij, ka pasur elemente që kanë mundur të çojnë në dënim me burgim të përjetshëm. “Gjykata e ka konstatuar se ...
Komentet te Familja e të vrarit në AKI do të kërkojë 1.2 milion euro dëmshpërblim Janë të Mbyllura

Kurti: Putini po e përmend një herë në javë Kosovën, Ballkani Perëndimor i rrezikuar

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media tha se nuk përjashtohet rreziku që konflikti i Ukrainës të zgjerohet edhe në vende të tjera, duke mos përjashtuar as shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kurti tha se Kosova ka ndërtuar aleanca të pandashme me Perëndimin, SHBA-në dhe NATO-n. “Në të kaluarën presidenti rus [Vladimir] Putin na ka përmend njëherë në muaj, tash po na përmend një herë një jave si Kosovë, duke tërheq paralele të paqena me Krimenë në Ukrainë. Pra, ai i cili kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë, dëshiron ta keqpërdorë rastin e Kosovës për ta ushtruar hegjemoninë e ...
Komentet te Kurti: Putini po e përmend një herë në javë Kosovën, Ballkani Perëndimor i rrezikuar Janë të Mbyllura

Durmishi shfuqizon vendimin për përgjysmimin e çmimit të biletave

Lajme
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi bën të ditur se nga sot do ta shfuqizojë vendimin për përgjysmimin e pagesës së biletave për disa kategori shoqërore.   Këtë vendim Durmishi e mori pas takimeve me përfaqësues të shoqatave të transportit rrugor. “Siç e dini kohëve të fundit ka ndodhur një rritje e çmimeve të produkteve, rrjedhimisht edhe kompanitë e transportit rrugor janë detyruar qe të rrisin çmimet e biletave. Ne si ministri patëm marrë një vendim për të mbrojtur disa kategori shoqërore. Pas disa diskutimeve, bashkë me shoqatat kemi ardhur në përfundim, meqenëse ka rënë edhe çmimi i derivateve të naftës, që çmimet për kategori shoqërore të jenë ashtu si para ...
Komentet te Durmishi shfuqizon vendimin për përgjysmimin e çmimit të biletave Janë të Mbyllura

Kancelari austriak: Ta përshpejtojmë anëtarësimin e Kosovës në BE, të përfshihen edhe miqtë gjermanë

Lajme
Kancelari austriak Karl Nehammer i ka dhënë mbështetje Kosovës për anëtarësimin në BE, duke thënë se për këtë do të angazhohet. Ai ka thënë se këtë proces do ta përshpejtojnë edhe me Gjermanisë si aleate e madhe e Kosovës. “Edhe kryeministri e përmendi që Austria të jetë urëlidhëse me BE-në. Kemi zhvilluar biseda të mira se si mund të përshpejtojmë procesin, prandaj do të jetë e rëndësishme për ne që edhe Republikën Federale të Gjermanisë ta përfshijmë, sepse edhe ata janë miq të Kosovës që ta përshpejtojmë anëtarësimin në BE. Besoj që bashkë do t’ia dalim, sepse për Austrinë Ballkani Perëndimor është një pikë  gjeostrategjike dhe gjeopolitike”. “Kemi lidhje historike ...
Komentet te Kancelari austriak: Ta përshpejtojmë anëtarësimin e Kosovës në BE, të përfshihen edhe miqtë gjermanë Janë të Mbyllura

Demiraj parashikon fundin e luftës: Brenda 2-3 javëve shterojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë

Lajme
Kapacitetet ushtarake dhe njerëzore të Rusisë pritet të shterojnë brenda 2 deri në 3 javëve të ardhshme nëse konflikti në Ukrainë vazhdon me të njëjtin intensitet, ka thënë ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Dritan Demiraj, në një interviste ekskluzive për Telegrafin.  Sipas Demirajt, objektivi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit në Ukrainë ka dështuar dhe pritet që Rusia mos të ketë më mundësi për të vazhduar luftën. “Objektivi i Putinit ishte pushtimi i Ukrainës për 72 orë dhe marrja e kontrollit të gjysmës së Ukrainës duke mbajtur brenda kufijve rus pjesën kufitare me Ukrainën që nga Odesa, Krimea dhe Mariupoli. Pra, bllokimi i daljes në Detin e Zi të Ukrainës. ...
Komentet te Demiraj parashikon fundin e luftës: Brenda 2-3 javëve shterojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë Janë të Mbyllura

Vëllai i Mimoza Kusarit bëhet me fëmijë

Lajme
Vëllai i Mimoza Kusarit, Ylber Kusari, i cili para disa javësh ka kurorëzuar dashurinë e tij me Jonathan Ausman në Kanada, tashmë është bërë me fëmijë. Kjo është bërë e ditur nga bashkëshorti i tij Jonathani përmes një postimi në Facebook, ku mësohet se çifti janë bërë fëmijë përmes një nëne surrogate. Çifti ka vendosur që vajzën e tyre ta quajnë Adea. Jemi shumë krenarë të njoftojmë lindjen e vajzës sonë Adea Ausman-Kusari më 1 mars 2022 në orën 17:49 në Spitalin e Përgjithshëm Brockville”, shkruhet në postimin e Ausman./Kosovarja ...
Komentet te Vëllai i Mimoza Kusarit bëhet me fëmijë Janë të Mbyllura

Podujevë, gruaja e rrahë burrin

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në Podujevë, ku një grua ka rrahur bashkëshortin e saj. Rasti ka ndodhur më 17 mars, rreth orës 10:50. “Është arrestuar e dyshuara, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ ...
Komentet te Podujevë, gruaja e rrahë burrin Janë të Mbyllura

Kush do të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit? Këta janë pesë kandidatët

Lajme
Sot zyrtarisht ka nisur intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, ku në garë për këtë pozitë janë pesë kandidatë. Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Armend Hamiti, Blerim Isufaj, Kujtim Munishi, Lulzim Sulejmani dhe Shqipdon Fazliu. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, duke bërë të ditur se ky proces do të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Përzgjedhja e Kryeprokurorit të ri bëhet pasi kryeprokurorit aktual Aleksandër Lumezi i skadon mandati në prill të këtij viti. Mandati i kryeprokurorit të shtetit ...
Komentet te Kush do të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit? Këta janë pesë kandidatët Janë të Mbyllura

Arrestohen dy jordonez në Prishtinë, dyshohet se kontrabanduan 19 shtetas të Afganistanit

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy meshkuj jordanez në Prishtinë. Policia bën të ditur se personat e arrestuar dyshohet se kanë kontrabanduar 19 shtetas të Afganistanit përmes rrugëve ilegale. “Viktimat e kontrabanduara janë dërguar në qendër e azilit, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. Rasti ka ndodhur më 17 mars, rreth orës 11:00. /Telegrafi/     ...
Komentet te Arrestohen dy jordonez në Prishtinë, dyshohet se kontrabanduan 19 shtetas të Afganistanit Janë të Mbyllura