Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Brenda një muaji mbi 20 mjek u larguan nga Kosova, Sejdiu: Për 10 vjet spitalet do të fillojnë të mbyllen

Shëndetësi
Ekspertët e shohin mjaft shqetësuese ikjen e mjekëve nga Kosova. Madje ata thonë se për shkak të pagave të ulëta profesionistët shëndetësor po detyrohen të zgjedhin migrimin për një jetë më të mirë. Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,  tha se mjekët e larguar po ikin nga veni për punë e jetë të dinjitetshme. “Diku 48 mjekë vetëm muajt e fundit janë larguar nga Kosova. Ata po ikin, por për shkak të kushteve dhe mospërkrahjes nga Qeveria, po largohen për punë dhe jetë të dinjitetshme”, tha Zemaj. Se Kosova po mbet pa mjekë, e thotë edhe Kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sejdiu, duke shtuar se brenda 10 vjetëve ...
Komentet te Brenda një muaji mbi 20 mjek u larguan nga Kosova, Sejdiu: Për 10 vjet spitalet do të fillojnë të mbyllen Janë të Mbyllura

Rusia nis sulmin e dytë me raketa balistike hipersonike

Lajme
Forcat ruse kanë kryer një sulm të dytë me raketa hipersonike kundër objektivave ukrainas. Lajmin e ka konfirmuar ministria e Mbrojtjes në Moskë. Zyrtarët thanë se sulmi, duke përdorur sistemin e ri raketor Kinzhal të Rusisë, shkatërroi një vend depozitimi karburanti në jug të vendit, raporton BBC. “Kinzhal… Raketat balistike hipersonike shkatërruan një vend të madh magazinimi për karburantet dhe lubrifikantët e forcave të armatosura ukrainase pranë vendbanimit Kostyantynivka në rajonin e Mykolaiv”, thanë zyrtarët. Kjo është dita e dytë radhazi që Rusia përdor raketa balistike hipersonike. Zyrtarët rusë thonë se Kinzhal mund të godasë një objektiv deri në 2,000 km (1,240 milje) larg dhe të fluturojë më shpejt se 6,000 ...
Komentet te Rusia nis sulmin e dytë me raketa balistike hipersonike Janë të Mbyllura

Ekonomistët me mendime të ndryshme për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Ekonomi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka dorëzuar në kuvend projektligjin që kërkon mundësimin e tërheqjes së 30%  të të hollave nga Trusti. Mirëpo, ekspertët e ekonomisë kanë mendime të ndryshme nëse kosovarët duhet të kenë edhe një mundësi për të tërhequr kursimet e tyre. Sipas Erton Begës, marrja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale do ta stimulonte edhe më tej rritjen e çmimeve E ish-dekani i Fakultetit Ekonomik, Musa Limani, thotë se Qeveria duhet ta lejojë shfrytëzimin e një sasie të hollash nga Trusti. Ndërkohë, sipas Limanit, rimëkëmbja ekonomike do të ishte e mundur nëse ekzekutivi do të merrte kredi. Mirëpo, sipas tij, jo që ...
Komentet te Ekonomistët me mendime të ndryshme për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Janë të Mbyllura

IHMK: Sot ka filluar zyrtarisht stina e pranverës, pritet rritje e temperaturave

Lajme
Sipas një njoftimi të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës sot zyrtarisht ka filluar stina e pranverës në orën 16:33 dhe temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta. Sipas IHMK-së thuhet se kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia. “Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje. Pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do ...
Komentet te IHMK: Sot ka filluar zyrtarisht stina e pranverës, pritet rritje e temperaturave Janë të Mbyllura

Ende asnjë ndihmë nga Kosova për të zhvendosurit nga lufta në Ukrainë

Lajme
Me gjithë thirrjet e disa organizatave humanitare në rrjetet sociale, Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka grumbulluar asnjë ndihmë për popullatën e zhvendosur nga lufta në Ukrainë. Në tri javët e para të luftës, numri i refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina ka kaluar tre milionëshin. Pjesa më e madhe e tyre është vendosur në Poloni dhe vende të tjera fqinje të Ukrainës, por disa dhjetëra kanë arritur tashmë edhe në vende të Ballkanit Perëndimor, si Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Kosova ka shprehur, po ashtu, gatishmëri për pranimin e 5,000 refugjatëve. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika ...
Komentet te Ende asnjë ndihmë nga Kosova për të zhvendosurit nga lufta në Ukrainë Janë të Mbyllura

23 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

Lajme
Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars 1999 marrëveshje të ndryshme.   Sot bëhen 23 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris.  Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë. Konferenca e Rambujesë kishte miratuar Marrëveshjen e sanksionimit rreth ndërprerjes së dhunës në Kosovës që ishte nën mbikëqyrjen e OSBE-së, misionit të posaçëm diplomatik në Kosovë, e cila kishte parashikuar zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe vetëqeverisja substanciale e saj dhe mbrojtja e të drejtave ...
Komentet te 23 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris Janë të Mbyllura

Sejdiu: Serbia po prolongon proceset për evitimin e njohjes së Kosovës

Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu vlerëson se dialogu me Serbinë është proces i ndjeshëm dhe jashtëzakonisht i komplikuar për Kosovën.   Në intervistë për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online, Sejdiu thotë se strategjia e Serbisë është që të pengojë proceset drejt finales për njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. Prandaj, ish-presidenti paralajmëron që udhëheqësit e dialogut të jenë syçelë ndaj Serbisë, në mënyrë që të mos bien në grackë të tyre. “Është një proces jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe deri tash i komplikuar për Kosovën. Kjo ngecje ka rezultuar për shkak të obstruksioneve të vazhdueshme që pala serbe i ka bërë. Ne e dimë se dialogu ka filluar në fazat e mëhershme ...
Komentet te Sejdiu: Serbia po prolongon proceset për evitimin e njohjes së Kosovës Janë të Mbyllura

Dialogu pothuajse i pamundur shkaku i rrethanave aktuale politike

Lajme
Mbajtja e ndonjë raundi të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë aktualisht po shihet si e pamundur për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Serbi në fillim të muajit prill Kështu vlerëson njohësi i rrethanave politike në vend, Dritëro Arifi. Ai tha për Radio Kosovën se pas  agresionit rus, bota demokratike duhet të përshpejtojë për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë dhe të prerë që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. “Bota demokratike e ka kuptuar tashmë se konfliktet e ngrira mund të zhvillohen në konflikte të zjarrta. Kjo i bie që pas konfliktit në Ukrainë, dialogu skajshmërisht ...
Komentet te Dialogu pothuajse i pamundur shkaku i rrethanave aktuale politike Janë të Mbyllura

Banka Botërore përkrah reformat për fuqizimin e financave publike në Kosovë

Ekonomi
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Financimin e Politikave Zhvillimore (FPZH) për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme, që do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.   Ky financim, në vlerë prej 50.6 milionë euro (56.4 milionë dollarë), mbështet prioritete të përzgjedhura nga Programi i Qeverisë për periudhën 2021–2025. “Reformat e përkrahura nga ky operacion do të mbështesin Qeverinë e Kosovës në rrugëtimin për rritje më të qëndrueshme përtej recesionit të shkaktuar nga COVID-19”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. ...
Komentet te Banka Botërore përkrah reformat për fuqizimin e financave publike në Kosovë Janë të Mbyllura

Përparim Rama: Plani për Kalabrinë u shfuqizua pasi procedurat s’ishin të rregullta

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimi për shfuqizimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria” ka ardhur për shkak të mungesës së ligjshmërisë. “Kërkesat e qytetarëve kanë qenë për mos shfuqizim të këtij plani, por ne faktikisht e kemi marrë vendimin prej Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, të cilët e kanë kontaktuar edhe Ministrinë e Planifikimit Hapësinor. Ata kanë marrë vendim që plani për Kalabrinë ka qenë ndesh me ligjshmërinë dhe për atë arsye kanë kërkuar nga ne që ta shfuqizojmë atë. Pra, procedurat nuk kanë qenë të rregullta. I kuptoj plotësisht qytetarët e Prishtinës dhe i dimë nevojat e tyre. Ne jemi ...
Komentet te Përparim Rama: Plani për Kalabrinë u shfuqizua pasi procedurat s’ishin të rregullta Janë të Mbyllura