Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sa e dëmshme është një gotë verë në ditë?

Lifestyle
Edhe pse ne e dimë se pirja e tepërt është e dëmshme për shëndetin tonë, shkenca që mbështet pirjen e moderuar të pijeve alkoolike ende ka nevojë për fakte.   Fusha e kërkimit shkencor për alkoolin duket paksa e çorientuar për momentin, të paktën sa u përket njoftimeve në publik. Një studim i publikuar në revistën shkencore „Nature” në mars duket se ofron disa nga provat më bindëse, se edhe pirja mesatare e alkoolit mund të dëmtojë trurin. Pas ekzaminimit të skanimeve të trurit nga më shumë se 36,000 njerëz të moshës së mesme dhe të moshuar nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit zbuluan se 50-vjeçarët që pinin mesatarisht një gotë ...
Komentet te Sa e dëmshme është një gotë verë në ditë? Janë të Mbyllura

Gripi i shpezëve: Si u fshehën ngordhjet e pulave, dhe numri i tyre në Shqipëri

Shqipëri
Lajmi i ngordhjes së qindra mijëra pulave u bë publik në datë 16 mars kur një informacion i përcjellë në Durrës fliste për ngordhje masive shpendësh në tre ferma, shifra ishte 500 mijë. Lajmi u pasua nga një heshtje disa orëshe e ministrisë së bujqësisë, e cila vetëm në orët e pasdites doli me versionin se pulat kishin laringit dhe mohoi kategorikisht të bëhej fjalë për grip shpendësh sic flitej nëpër korridoret e institucioneve të linjës në Durrës. Por vetëm një natë më herët në Facebookun e saj, Ministrja e Bujqësisë kishte nxjerrë këtë video mesazh. Ajo shfaqet në Rinas në aeroport me një videoselfie me pronarin e një prej ...
Komentet te Gripi i shpezëve: Si u fshehën ngordhjet e pulave, dhe numri i tyre në Shqipëri Janë të Mbyllura

Aksident i rëndë në magjistralen Klinë – Pejë, tri ambulanca në vendin e ngjarjes

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralën Klinë – Pejë, përkatësisht fër varrezave të dëshmorëve në Grabanicë të Klinës. Sipas informacione të para në këtë aksident ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, janë të përfshira 4 automjete dhe deri më tani flitet për 10 përsona të lënduar, disa në gjëndje të rëndë, shkruan Periksopi. Një nga të lënduarit është trajtuar në QKMF “Nëna Tereze” në Klinë, ndërsa të tjerët janë dërguar me tri autoamulanca të Klinës për në spitalin e Pejës./Periskopi ...
Komentet te Aksident i rëndë në magjistralen Klinë – Pejë, tri ambulanca në vendin e ngjarjes Janë të Mbyllura

Njoftim nga KESCO për faturat e marsit

Lajme
KESCO njofton se faturat e muajit mars do të njehsohen plotësisht me tarifa të reja, në bazë të vendimit të marrë nga ZRRE. Si rrjedhojë, fatura do të jetë shumë më e thjeshtë për t’u kuptuar. Në bazë të vendimit të ZRRE-së, konsumi juaj do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh, dhe në dy intervale ditore, ditë e natë, të dhëna këto që do të paraqiten në faturën tuaj në katër rubrika. Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja. Pra, me tarifa të ...
Komentet te Njoftim nga KESCO për faturat e marsit Janë të Mbyllura

Shembja e galerisë në Tropojë, nxirret pajetë minatori i dytë

Lajme
Dy minatorë kanë humbur jetën nga shembja e një galerie në minierën e Tropojës. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë, rreth orës 12:00, në fshatin Lajthizë. Fillimisht u gjet pa jetë trupi i 41-vjeçarit, Adil Dautaj. Më pas grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, nxorrën po pa shenja jete minatorin e dytë. Minatori i dytë që ka humbur jetën është Afrim Zhutaj, 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Në momentin e ngjarjes, 6 minatorët kanë qenë duke punuar brenda. 4 minatorët e tjerë arriten të nxirren ...
Komentet te Shembja e galerisë në Tropojë, nxirret pajetë minatori i dytë Janë të Mbyllura

Policia konfiskon dy mijë kilogramë mjaltë nga Maqedonia e Veriut, shoferi arratiset

Lajme
Policia e Kosovës sot ka konfiskuar dy mijë kilogramë mjaltë në fshatin Debellde të Vitisë. Këto kilogramë ishin futur në Kosovë nga Maqedonia e Veriut ilegalisht me anë të një furgoni ngjyrë të bardhë, të cilin policia e kishte vërejtur dhe e kishte parandaluar një rast të kontrabandës me mallra. Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të arratiset, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar. Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje./Express ...
Komentet te Policia konfiskon dy mijë kilogramë mjaltë nga Maqedonia e Veriut, shoferi arratiset Janë të Mbyllura

3 arsye pse lavatriçja nuk i lan mirë rrobat

Lifestyle
Ka disa arsye pse rrobat tuaja nuk janë krejtësisht të pastra pas larjes. Zakonisht nuk është e e lehtë të kuptosh se çfarë nuk shkon por në shumicën e rasteve, gabimi qëndron në zakonet tona. Këto janë disa arsye të mundshme pse lavatriçja nuk i pastron mirë rrobat.   Sasia e gabuar e detergjentit Pavarësisht nëse hidhni më shumë ose shumë më pak se sa duhet, sasia e detergjentit mund të bëjë që rrobat të mos lahen mirë. Programi i gabuar i larjes Çarçafët ose peshqirët nuk mund të lahen në temperaturë të ulët. Ato duhet të lahen të paktën 60 gradë në varësi të pëlhurës. Lavatriçja nuk është pastruar ...
Komentet te 3 arsye pse lavatriçja nuk i lan mirë rrobat Janë të Mbyllura

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Lifestyle
Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.   Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e shpallën Ditën ndërkombëtare të Lumturisë. ...
Komentet te Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Lumturisë Janë të Mbyllura

I vodhi rreth 70-80 litra naftë nga rezervuari i autobusit, arrestohet burri nga Podujeva

Lajme
Një person është arrestuar në fshatin Pollatë të Podujevës, pasi që i njëjti kishte vjedhur derivate të naftës me sasi rreth 70-80 litra nga rezervuari i autobusit të ankuesit mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Periskopi ...
Komentet te I vodhi rreth 70-80 litra naftë nga rezervuari i autobusit, arrestohet burri nga Podujeva Janë të Mbyllura

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet të jenë nga lufta e fundit në Kosovë

Lajme
Mbetje mortore që dyshohet të jenë nga lufta e fundit në Kosovë, janë gjetur dje në Prizren. Siç njofton policia, punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. “Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e policisë. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës. /Telegrafi/   ...
Komentet te Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet të jenë nga lufta e fundit në Kosovë Janë të Mbyllura