Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Ndjej dhembje, ajo ishte familja ime”, thotë i akuzuari se vrau gruan dhe theri me thikë shoqen e vajzën e gruas në Gjermani

Lajme
Me mbrojtjen e të akuzuarit Afet Gunter Vila, i akuzuar për veprat penale “vrasje” dhe “plagosja e rëndë”, ka vazhduar gjykimi të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj. I akuzuari Gunter-Vila me kërkesë të avokatit të tij Avni Ibrahimi ka përshkruar natën kritike që kishte ndodhur në Gjermani më 2002. “Unë kam punuar pesë ditët e javës, madje ndonjëherë edhe të shtunave. Unë kam jetuar në Gjermani me bashkëshorten time I.G. dhe vajzën e saj. Me bashkëshorten kemi pas marrëdhënie të mira, kemi punu të dy kemi jetu mirë, raporte të mira kam pas edhe me fëmijët e saj i kam dërguar në shkollë u kam përgatitur ushqim jam kujdesur ...
Komentet te “Ndjej dhembje, ajo ishte familja ime”, thotë i akuzuari se vrau gruan dhe theri me thikë shoqen e vajzën e gruas në Gjermani Janë të Mbyllura

Lulzim Basha jep dorëheqje

Lajme
Lulzim Basha ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të PD-së pasditen e së hënës para grupit parlamentar të deputetëve, anëtarëve të kryesisë dhe krerëve të degëve. Basha tha se e bëri këtë hap pas për ta bashkuar partinë. “I vetëdijshëm për peshën që mora me vete jap dorëheqjen. E bëj këtë hap pas për t’i hapur rrugën bashkimit të partisë”, tha Basha./Express ...
Komentet te Lulzim Basha jep dorëheqje Janë të Mbyllura

Iu ndërronte banderolat barnave dhe falsifikonte, i vihen prangat nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës

Lajme
Një person është arrestuar pasi i njëjti shiste produkte medicinale të dyshuara si të kontrabanduara (barna pa banderola të Republikës së Kosovës), shkruan Periskopi. Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari që ishte pronar i barnatorës kishte fituar materialisht në aspektin personal dhe kishte rrezikuar shëndetin e përgjithshëm. Njoftimi i plotë: Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), sot me datë 21.03.2022, pas disa veprimeve hetimore/operative, përmes hetuesve kompetent kanë arrit të sigurojnë informata në lidhje me një aktivitet kriminal për personin e dyshuar me ...
Komentet te Iu ndërronte banderolat barnave dhe falsifikonte, i vihen prangat nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës Janë të Mbyllura

Mbrojtja e Mustafës nesër paraqet deklaratën hyrëse para trupit gjykues

Lajme
Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të paraqes nesër deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë. Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes e cila tutje do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve.   Ndërsa sipas gjykatës para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën e sotme do të paraqitet një viktimë të cilën trupi gjykues ka marrë vendim që ta dëgjojë, me kërkesë të avokates së viktimave. Gjithashtu, trupi gjykues ka vendosur që pas kësaj mbrojtësja e viktimave të mund të bëjë parashtrime. Ndërsa më 23 mars është caktuar të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes ndërsa turpi gjykues ...
Komentet te Mbrojtja e Mustafës nesër paraqet deklaratën hyrëse para trupit gjykues Janë të Mbyllura

Asgjësohen 300 kilogramë mish i prishur në Skenderaj

Lajme
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë, janë asgjësuar 300 kilogramë mish, të cilët ishte i prishur dhe pa dokumentacion. Ngjarja sipas njoftimit për media thuhet se ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, kur Policia e Kosovës ka identifikuar automjetin që po transportonte mishin. “Në këtë rast, është ftuar Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Skenderajt dhe Prokuroria, që kanë ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personit të kapur në flagrancë. Sasia e mishit është asgjësuar dhe groposur sipas procedurave të kërkuara, nga Kompania “Uniteti””, thuhet në njoftim. Pas këtij rasti, ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili ka thënë se ...
Komentet te Asgjësohen 300 kilogramë mish i prishur në Skenderaj Janë të Mbyllura

Aktgjykimi i Speciales për Gucatin e Haradinajn shqiptohet brenda 90 ditësh

Lajme
Gjykimi për vepra penale lidhur me pengimin e administrimit të drejtësisë ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, i cili filloi më 5 tetor 2021, ka përfunduar më 17 mars 2022, ndërkaq shqiptimi i dënimit nga trupi gjykues duhet të bëhet brenda 90 ditësh pas përfundimit të gjykimit. Këtë e ka përcaktuar rregulla 159 e Rregullores së Procedurave dhe Provave, ku në paragrafin 1 thuhet se vendimi i gjykimit shqiptohet brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore sipas rregullës 136, dhe në të mund të përfshihet edhe një vendim sipas nenit 22(7) të Ligjit, shkruan “Betimi për Drejtësi”. “Në qoftë se rrethanat e çështjes kërkojnë zgjatje të mëtejshme të afatit, kjo nuk ...
Komentet te Aktgjykimi i Speciales për Gucatin e Haradinajn shqiptohet brenda 90 ditësh Janë të Mbyllura

Rusia drejt humbjes në Ukrainë, përgatit planin B që të fitoj diçka

Rajoni dhe Bota
Shteti i Rusisë edhe pse ka afro 1 muaj që po lufton për ta pushtuar Ukrainën, nuk po ja del dhe as nuk është afër. Mediumi i njohur “Wall Street Journal” shkruan se plani A i Kremlinit ka dështuar, shkruan Periskopi. Për “WSJ” një zyrtar anonim nga ShBA ka thënë se Rusia tashmë ka një plan tjetër. Plani B i Rusisë sipas këtij burimi është pushtimi i territoreve në lindje dhe jug që të bëj presion tek Ukraina të pranoj statusin e shtetit neutral. Përkundër se po përdor armatim të rëndë, Rusia s’po ia del ta thyej rezistencën e ukrainasëve./Periskopi/ ...
Komentet te Rusia drejt humbjes në Ukrainë, përgatit planin B që të fitoj diçka Janë të Mbyllura

17 vjet nga ndarja e Komandant Plakut

Lajme
Sot mbushen 17 vjet prej ndarjes nga jeta e Komandant Xheladin Gashi-Plakut.   Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së. Komandant Plaku ndërroi jetë në vitin 2005, kurse në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës. Ndërsa ish-presidentja, Atifete Jahjaga e dekoroi me medaljen “Heroi i Kombit”. Xheladin Gashi-Plaku u lind më 25 maj 1946 në Bushat (Komoran). Shkollimin fillor e kreu në ...
Komentet te 17 vjet nga ndarja e Komandant Plakut Janë të Mbyllura

KGjK: Pezullohet greva e punonjësve në gjykatat dhe prokuroritë e vendit

Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka njoftuar se është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.   Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se deri të vendimi për pezullimin e grevës kanë ardhur pas takimit që ky Këshill ka mbajtur sot me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës.”, thuhet në njoftimin e KGJK-së. ...
Komentet te KGjK: Pezullohet greva e punonjësve në gjykatat dhe prokuroritë e vendit Janë të Mbyllura

Gjyqtari me kërkesë nga ZPS nëse hetimet përfundojnë deri më 6 maj

Lajme
Në konferencën e 11-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, gjyqtari do të kërkojë nga prokuroria ta njoftojë nëse mund të përfundojnë hetimet deri më 6 maj.   Në konferencën e paraparë që të mbahet më 24 mars, do të diskutohet për zbulimin e provave, përkthimet, hetimet e prokurorisë e mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Nëse ZPS mund të sigurojë një përditësim të mëtejshëm mbi datën e parashikuar të përfundimit të hapave të pazgjidhura hetimore, duke përfshirë nëse hetimet mund të përfundojnë deri më 6 maj 2022”, thuhet në vendim, ku theksohet se do të diskutohet në vendimin e gjyqtarit ...
Komentet te Gjyqtari me kërkesë nga ZPS nëse hetimet përfundojnë deri më 6 maj Janë të Mbyllura