Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të sulmeve seksuale në raportin 24 orësh. Rastet e sulmeve seksuale kanë ndodhur në Kaçanik dhe Gjakovë. Kaçanik, 29.03.2022 – 23:35. Në lidhje me rastin me datë 31.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Gjakovë ,30.03.2022 – 23:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është intervistuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ ...
Komentet te Dy raste të sulmeve seksuale në 24 orë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pak ditë më parë në media u publikua aktakuza ndaj anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, për sulm ndaj një punëtori në hapësirat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por, përveç aktakuzës, Kurteshi përballjen me drejtësinë do ta vazhdojë edhe në një rast tjetër. Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ndaj Kurteshit ka ngritur padi për shpifje. Gazeta Nacionale ka siguruar padinë dhe sjell detaje. Disa deklarata në media dhe pas mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2021, i kanë kushtuar me padi anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshit. Ish-kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka, në marsin e vitit 2021 ka ngritur një padi ndaj Kurteshit, e cila deri më ...
Komentet te Veç aktakuzës Sami Kurteshit i del edhe një padi, Valdete Daka ia kërkon 100 mijë euro për shpifje Janë të Mbyllura
Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ashpër për shenjën për ndalimin e shamisë të vendosur në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë. Sipas BIK, ky veprim “e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner”. Nga ky institucion fetar kanë kërkuar anulimin e Nenit të Udhëzimit Administrativ, që e parasheh këtë ndalesë. “Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane. Për të mos na u përsëritur situata të tilla, ...
Komentet te BIK’u ngrit zërin për shenjën ndaluese të shamisë në shkollën në Gjakovës Janë të Mbyllura
Me reshje të mëdha të shiut ka nisur mëngjesi i sotëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu, e që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë. “Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme për disa ditë të ardhshme. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu. Do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale ...
Komentet te Moti në Kosovë Janë të Mbyllura
Një person i cili po jetonte vetëm në Prizren është gjetur dje i vdekur në banesën e tij, shkruan Gazeta Express. Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nga policia është hapur si vdekje e dyshimtë. “Prizren, 29-31.03.2022 – NN. Me 31.03.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovari, cili ka jetuar i vetëm, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim. /Express/ ...
Komentet te Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalit Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur sot se si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 26 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit. Përveç tyre, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, në këtë klinikë morën tretman edhe 240 persona tjerë, sipas raportit të punës. Lexoni të plotë njoftimin: Si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 26 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit. Përveç tyre, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, në këtë klinikë morën tretman edhe 240 ...
Komentet te Aksidentet në trafik, 26 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Emergjente Janë të Mbyllura
Një bankë është plaçkitur mëngjesin e sotëm në lagjen Dardania, pranë sheshit “Bill Clinton”. Lajmin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës. Më poshtë gjeni detajet e ngjarjes, sipas Policisë: “Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë . Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar. Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.”/Nacionale ...
Komentet te Policia jep detaje për plaçkitjen e bankës BKT në Dardani Janë të Mbyllura
Një lokal në Lagjen Pejton në Prishtinë, që është shumë i frekuentuar, duket se ka nevojë për një punëtor të ri. Deri këtu, gjithçka është në rregull. Por, mënyra se si e ka shprehur këtë, është problematike. Në njoftimin e shtypur në derën e lokalit shkruhet se ky biznes “kërkon enëlarëse” vetëm të gjinisë femërore. “KËRKOJMË ENËLARSE FEMËN” – ishte njoftimi me shumë gabime drejtshkrimore, i vendosur në hyrje të lokalit. Sidoqoftë, përtej gabimeve drejtshkrimore, ajo që bie në sy është kërkesa që vetëm gratë të punësohen për këtë pozitë. Një gjë e tillë lë të nënkuptohet se pastrimi i enëve është punë të cilën duhet ta bëjnë vetëm gratë. ...
Komentet te Seksizmi në punësim, lokali në Prishtinë kërkon “enëlarëse femër” Janë të Mbyllura
Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka komentuar marrëdhënien e tij me diasporën, duke thënë se këta të fundin kanë dëshirë të komunikojnë me të. Ai madje ka folur edhe për një këngë që këndohet në Kosovë për diasporën, me të cilën Syla nuk pajtohet, shkruan Gazeta Metro. Sipas Sylës, diaspora është e përkëdhelur. “Në esencë diaspora është mërgatë, s’është ende diasporë. Diaspora ka qef me nejt me mue, sepse unë flas pak ma ndryshe se që janë mësu me dëgju. Politika i përkëdhel, sepse merr vota. Kafenetë i përkëdhelin, sepse marrin para”, tha Syla. Ai ka ironizuar në lidhje me këngët që këndohen për diasporën.“Ne jemi i vetmi popull ...
Komentet te Valon Syla për diasporën: Jemi të vetmit që këndojmë niset trimi për kurbet, janë të përkëdhelur Janë të Mbyllura
Duket që prej sot, Kosova i ka vetëm 59 mijë e 999 veteranë. Kjo pasi njëri prej tyre – në bazë të një dokumenti origjinal që është dorëzuar në redaksinë e gazetës Nacionale – mund të konsiderohet si veteran i rremë. Emri i tij është Albin Kurti, dhe aktualisht ushtron funksionin e kryeministrit të Kosovës. Dokumenti në fjalë përmban deklaratën e dorëheqjes nga Zyra e Demaçit në të cilën bënte pjesë z. Kurti së bashku me Azem Vllasin dhe vetë Adem Demaçin. Kjo dorëheqje mban datën 2 mars 1999, kohë në të cilën ekipi negociator i Kosovës (pjesa e UÇK-së) po zhvillonte bisedime për përmbajtjen e tekstit të Konferencës së ...
Komentet te DOKUMENTI origjinal: Kjo është dorëheqja e Albin Kurtit më 2 mars 1999 nga UÇK-ja Janë të Mbyllura