Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zyrtarja e lartë e Pentagonit flet për ndërhyrjen ruse në Ballkan

Rajoni dhe Bota
Një zyrtare e lartë e Pentagonit thotë se megjithëse Moska po e ndryshon retorikën lidhur me objektivat në Ukrainë, ajo po përdor të njëjtat taktika shkatërruese kundër civilëve në terren.   Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë Laura Cooper tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë në një emërues të përbashkët në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor përballë përpjekjeve të Rusisë për destabilizim. Në intervistë Cooper tha gjithashtu se nuk është në interesin e Serbisë të bashkëpunojë me Rusinë. Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes Laura Cooper thotë se megjithëse Moska po ndryshon retorikën lidhur me synimet ...
Komentet te Zyrtarja e lartë e Pentagonit flet për ndërhyrjen ruse në Ballkan Janë të Mbyllura

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Shëndetësi
Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike. Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet dhe interesat. Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, ndonjëherë në foshnjëri, por përgjithësisht përpara moshës 3-vjeç. Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Ende nuk ka të dhëna që autizmi shkaktohet nga diçka që prindërit kanë apo nuk kanë bërë para apo gjatë shtatzënisë, apo ndërsa kujdesen ...
Komentet te Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin Janë të Mbyllura

Ja çfarë thotë për agjerimin revista e famshme shëndetësore

Lajme
Nga Sonya Islam, MPH, është një dietologe e regjistruar dhe një muslimane praktikuese. Këtu janë disa këshilla që mund t’i ndihmojnë muslimanët të përshtaten me agjërimin e përditshëm. Nëse je një nga miliona muslimanë në botë që e kremton Ramazanin këtë muaj, ka shumë mundësi që të agjërosh çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi është një pjesë e rëndësishme e shumë traditave fetare dhe zakonisht mund të kryhet në mënyrë të sigurtë. Megjithatë, nëse keni ndonjë gjendje shëndetësore – duke përfshirë shtatzëninë, ushqyerjen me gji, diabetin ose ndonjë sëmundje tjetër – është më mirë të konsultoheni me udhëheqësin tuaj fetar dhe/ose mjekun tuaj për të përcaktuar ...
Komentet te Ja çfarë thotë për agjerimin revista e famshme shëndetësore Janë të Mbyllura

Kosova temë diskutimi në fushatën zgjedhore në Serbi

Rajoni dhe Bota
Qëndrimi i politikanëve serbë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, madje Kosova vazhdon të jetë temë diskutimi në fushatën zgjedhore në Serbi nga shumë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Serbisë, bile edhe nga kandidatët për president të Serbisë.   Analaistët serbë thonë se kjo po ndodhë vetëm për vota. Të gjithë kandidatët për president, si dhe kandidatët pë deputetë në Parlamnentin e Serbisë deklarohen se nuk do të veprojnë asgjë që nuk lejon Kushtetuta. Gjithashtu, asnjëri nga këta kandidatë nuk kanë deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë do të rregullohen përmes një marrëveshjeje normalizimi. Zërat e pranimit të realitetit janë të pakët. Aleksandar Olenik, nga  “Së bashku për Vojvodinën”, ...
Komentet te Kosova temë diskutimi në fushatën zgjedhore në Serbi Janë të Mbyllura

“Emër i vjetër, format i ri” – Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë themelohet këtë vit

Lajme
Në qershor të vitit 2021, grupi punues për Institutin e dokumentimit të krimeve gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve të 90-ta kishte mbajtur takimin e parë. Të pranishëm ishin edhe Albin Kurti e Albulena Haxhiu. Aty, pos fjalëve të mëdha për këtë nismë të Qeverisë, Kurti kishte thënë se mëtohet të përgatitet një koncept-dokument mbi mekanizmin për dokumentimin e krimeve që kanë ndodhur 23 vjet më parë. Madje atëbotë u njoftua se Instituti do të themelohej me anë të ligjit dhe jo sikur ai i mëparshmi, që ishte sjellë në jetë nëpërmjet një vendimi qeveritar. Kur kanë kaluar më shumë se tetë muaj, projektligji duket se është në ...
Komentet te “Emër i vjetër, format i ri” – Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë themelohet këtë vit Janë të Mbyllura

Studiuesja gjermane “trazon” Tiranën: Rama pritet të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Shqipëri
Studiuesja gjermane e komunikimit, Suzana Starikov ka thënë së fundmi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në një postim në Twitter, pa përmendur burimin e informacionit që ajo ka shpërndarë, Starikov ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë insistuar në veçanti në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shtuar studiuesja. “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, e ka mbyllur postimin Starikov. Informacionet e shpërndara nga studiuesja gjermane nuk janë ...
Komentet te Studiuesja gjermane “trazon” Tiranën: Rama pritet të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Janë të Mbyllura

Të lodhtë: Opozita e Kosovës e vetmja në botë pa dëshirë për ta marrë pushtetin

Lajme
Qeverinë e Kosovës vazhdimisht e kanë kritikuar për paaftësi, por as subjektet opozitare parlamentare nuk kanë treguar ndonjë aftësi për ta bindur qytetarin e Kosovës  Opozitë shumë e lodhtë. Ky është vlerësimi që ia bëjnë aktivitetit të partive opozitare njohësit e rrethanave politike në vend. Kanë kaluar një vit dhe PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja nuk po mund të këndellen nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021. Dy partitë e mëdha, gjatë kësaj kohe, kanë mbajtur zgjedhje të brendshme, duke zgjedhur kryetarët e rinj, por ende nuk po mund të ambientohen në rolin e tyre opozitar. Ato në disa raste kanë mbështetur qëndrimet e pushtetit dhe nuk kanë ...
Komentet te Të lodhtë: Opozita e Kosovës e vetmja në botë pa dëshirë për ta marrë pushtetin Janë të Mbyllura

Bislimi nuk shqetësohet për largimin e mjekëve: Mjekët largohen edhe nga Gjermania

Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk është shprehur i shqetësuar për largimin e mjekëve nga Kosova. Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane, kur është pyetur nga deputetët për këtë çështja, ai ka thënë se mjekët largohen edhe prej Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane. Madje, ai ka treguar se pse ndodh largimi i mjekëve edhe nga vendet e BE-së. “Po kanë ik mjekët prej Kosovës, kanë ik mjekët gjithmonë. Por, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe pastaj shtrohet nevoja që me ardhë ...
Komentet te Bislimi nuk shqetësohet për largimin e mjekëve: Mjekët largohen edhe nga Gjermania Janë të Mbyllura

Shembet një pjesë e minierës në Serbi, mbyten tetë minatorë

Lajme
Tetë minatorë kanë vdekur dhe mbi 18 janë lënduar, si pasojë e shembjes së një grope në minierën e qymyrit “Soko” afër Sokobanjës në Serbinë lindore, ka thënë të premten Ministria e Minierës dhe Energjetikës në këtë shtet. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinac, Rodolub Zhivadinoviq, i cili ka thënë se disa qendra përreth kanë dërguar të gjitha ekipet e tyre për ndihmë, ndërsa disa nga të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Aleksinacit. Aksidenti ka ndodhur të premten, 1 prill, rreth orës 05:00. Zhivadinoviq ka thënë se ende nuk dihet sa minatorë kanë mbetur brenda. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm ...
Komentet te Shembet një pjesë e minierës në Serbi, mbyten tetë minatorë Janë të Mbyllura

Një grua në Prishtinë tenton të hidhet nga kati i pestë i një ndërtese

Lajme
Një tentim vetëvrasje është raportuar sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Dyshohet se një grua ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një banese. Aktualisht, Policia dhe Ambulanca janë në vendngjarje. Telegrafi ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të informatave tjera. Lajmi në përditësim. /Telegrafi/   Nëse ju apo dikush që ju e njihni ka mendime të bëjë vetëvrasje, telefononi Linjën e Jetës në 080012345 ...
Komentet te Një grua në Prishtinë tenton të hidhet nga kati i pestë i një ndërtese Janë të Mbyllura