Komuna e Malishevës ka publikuar fotografi nga aksidenti tragjik në fshatin Drenoc ku vdiqën dy persona, shkruan Gazeta Express. Me këtë rast kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati u ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksident. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht në një aksident trafiku kanë humbur jetën. Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë, bëheni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve. /Express/ ...
Komentet te Aksidenti tragjik ku vdiqën dy persona, komuna e Malishevës publikon foto nga vendi i ngjarjes Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para qeverisë, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, si veteran të rrejshëm të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar. “Veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti”, ka thënë Molliqaj. Sipas tij, Kurti s’ka qenë pjesë e luftës deri në fund siç e parasheh kushti për të marrë titullin e veteranit luftëtar. “Siç e dini, kryeministri ka nisur së fundmi një fushatë për çështjen e veteranëve. Ne besojmë se janë dy grupëzime që e kanë trajtuar këtë çështje; ata që e kanë ...
Komentet te PSD me aksion para Qeverisë: Albin Kurti, veteran i rrejshëm i UÇK-së Janë të Mbyllura
Administrata e presidentit të SHBA Joe Biden prej disa muajsh po shqyrton vendosjen në treg deri në 180 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës (SRP), si rezultat i përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për t’i ulur çmimet e karburantit. Kjo do të ishte hera e tretë që Shtetet e Bashkuara përdorin rezervat e tyre strategjike në gjashtë muajt e fundit, por edhe çlirimin më të madh të naftës në historinë gati 50-vjeçare të SPR, shkruan Reuters, duke cituar tri burime amerikane./Express ...
Komentet te Lëvizja e SHBA-së bën që çmimet e naftës në botë të ulen ndjeshëm menjëherë Janë të Mbyllura
Jemi mësuar që të blejmë speca djegës e të na dalin të padjegstë. Por, specat e rinj edhe nëse nuk do djegin gojën tonë, do ta djegin xhepin tonë. Përfitimet shëndetësore të specit djegës janë të shumta. Pro-vitamina A dhe vitamina C në specat djegës ndihmon shëndetin kardiovaskular, zvogëlon rreziqet e kancerit, lufton infeksionet apo edhe promovon rritjen e qelizave të kuqe të gjakut. Bile janë të njohur si erëza që shtojnë shijen e shujtes. Ama, kosovarët s’do ta shijojnë çmimin e specave djegës. Nacionale ka vëzhguar gjatë ditës dhjetëra markete e supermarkete nëpër Prishtinë, dhe çmimi për kilogram ishte xhahil. Çmimi më i lirë për kilogram që u pa ...
Komentet te Të gjithë specat djegës, prej tash do të jenë tamam djegës në Prishtinë Janë të Mbyllura
Dëshmitari i katërt i mbrojtjes Hazir Borovci, ka përfunduar dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Sali Mustafës në Hagë. Ai ka deklaruar se është i bindur në pafajësinë e bashkëluftëtarit të tij, Sali Mustafa i njohur si komandant Cali. Veprimtari i LDK-së i ka thënë turpit gjykues të mos bien pre e dëshmitarëve të manipuluar por të analizojnë mirë çdo dëshmitarë në mënyrë që të vendoset drejtësia. ...
Komentet te Borovci: Jam i bindur në pafajësinë e Sali Mustafës Janë të Mbyllura
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se USAID ka ndarë edhe 32 milionë dollarë shtesë për Kosovën në kuadër të Grantit për Objektivat Zhvillimore Osmani thotë se sot bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, ka nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky amandament, sipas Osmanit “parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”. Tutje ajo shkruan se mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është “dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar ...
Komentet te USAID ia ndanë edhe 32 milionë euro Kosovës Janë të Mbyllura
Tri ditë më parë u shënua përvjetori i 23-të i njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë. Në Izbicë të Skënderajt u vranë 147 civilë shqiptarë, në mesin e tyre të moshuar e fëmijë. Në kohën kur kujtimet e familjarëve shtohen, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Muhamet Alidemajt, shqiptarit që dyshohet se u përfshi në kryerjen e kësaj masakre makabre. Gazeta Nacionale ka siguruar aktakuzën e plotë dhe sjell detaje. Muhamet Alidemaj nga fshati Kërrninë e komunës së Istogut, gjatë periudhës mars-qershor 1999, ishte bërë pjesë e forcave policore dhe ushtarake serbe. Në këtë cilësi, ai nga Prokuroria Speciale e Kosovës po akuzohet se ka marrë pjesë në kryerjen ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është shqiptari që mori pjesë në masakrën e Izbicës, Nacionale sjell aktakuzën Janë të Mbyllura
Me 64 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim për projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit. Ndërsa, projektligji për pronën publike ndonëse dy herë u hodh në votim nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme. E pas kësaj deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu këshilloi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i reduktojnë udhëtimet zyrtare dhe të marrin pjesë në seanca për të votuar ligjet. “Është mirë që si Lëvizje Vetëvendosje t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe t’i ftoni deputetët që të mbajnë përgjegjësi për çka iu ka dhënë qytetari i Kosovës dhe të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”, tha ajo. Pas kësaj kryeparlamentari, ...
Komentet te Musliu: VV t’i reduktojë udhëtimet zyrtare dhe t’i kaloj ligjet Janë të Mbyllura
Sot është dita e fundit për përmbushjen e obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa obligimit ligjor ende nuk i janë përgjigjur edhe rreth 550 zyrtarë publikë. Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) bëri thirrje sërish zyrtarëve publikë që tashmë nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur. Siç bëhet e ditur, formulari i deklarimit mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e AKK -së gjatë orarit të rregullt të punës ose i skanuar dhe nënshkruar nëpërmjet adresës elektronike. “Zyrtarët publikë duhet ta deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre dhe anëtarëve e familjes së tyre, informatat rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, si: paluajtshmëria, pasuri e luajtshme ...
Komentet te Rreth 550 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë në AKK Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit. Pro këtij projektligji votuan 64 deputetë, ndërsa asnjë nuk ishte kundër. Kuvendi po vazhdon sot seancën me pika të rendit të ditës nga seanca e 28 marsit. ...
Komentet te Kalon projektligji për kompensimin e viktimave të krimit Janë të Mbyllura