Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Vizita e ministres Haxhiu në Hagë

Lajme
Në emisionin “RTK Prime” , ku mysafir janë të ftuar Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimeve dhe Aida Derguti, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, trajtohet vizita e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe të delegacionit nga Komisioni për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës në GjS, në Hagë, për të takuar krerët e UÇK-së.    Bekim Çollaku, ish ministër i Integrimeve dhe ish-Këshilltar i presidentit Thaçi, lidhur me vizitën e ministres Haxhiu, deklaroi se më me rëndësi është qëllimi i vizitës dhe çfarë do të dalë nga kjo vizitë. Ndërsa Aida Derguti, ish ushtare e UÇK-së dhe ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, deklaroi, mes tjerash, se ministrja Haxhiu akuzën drejtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ...
Komentet te Vizita e ministres Haxhiu në Hagë Janë të Mbyllura

Dy shqiptarë shpallen heronj në New York: Plagosen rëndë për të shpëtuar 61-vjeçaren

Lajme
Një shqiptar nga Mali i Zi është shpallur “Hero në një titull nderi për akte të veçanta sublime në qytet. Qazim Suljoviç dhe i biri i tij shpëtuan nga grabitja një grua 61-vjeçare nga një sulm me thikë, pranë vendit të tyre të punës. Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s,” kur ai dhe babai i tij panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra të shtunën mbrëma. Sipas “New York Post” që të dy ndodhen në spital: “Qazimi është në një situatë të rëndë… ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në ...
Komentet te Dy shqiptarë shpallen heronj në New York: Plagosen rëndë për të shpëtuar 61-vjeçaren Janë të Mbyllura

Haradinaj: Kurti fjalë ka por jo vepra, u tregua bukur i pazoti me Rakiqin

Lajme
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka fajësuar Kurtin për reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve në lidhje me refuzimin e zgjedhjeve serbe. Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se refuzimi i zgjedhjeve serbe ka qenë vendim i drejtë, por sipas tij është hera e parë kur vendi ynë është fajësuar tepër nga partnerët tanë. “Kosova si palë ka qenë e dobët në përfaqësimin e të drejtës së vet. Kjo flet për kualitetin e palës së Kosovës. Pra Kosova ka marrë gjuhën më fajësuese të mundshme nga aleatët më të rëndësishëm për ne”, tha ai, përcjell Telegrafi. Ish-kryeministri i Kosovës thotë se Qeveria duhet të përgatitet ...
Komentet te Haradinaj: Kurti fjalë ka por jo vepra, u tregua bukur i pazoti me Rakiqin Janë të Mbyllura

26 muaj nga arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, familjarët të zhgënjyer me Qeverinë Kurti

Lajme
4 janari i vitit 2020, do të ishte hera e fundit që Nezir Mehmetaj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shijonte jetën në liri. Që nga atëherë, veterani nga Klina është i paraburgosur në Serbi, ku po gjykohet nën aktakuzën për krime luftë ndaj serbëve në vitin 1999. Derisa po kthehej nga Kosova për në Zvicër, ku jeton që një kohë, Mehmetaj u ndalua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare. Ish-luftëtari i UÇK-së po mbahet i paraburgosur në burgun e Beogradit, ndërsa gjykimi ndaj tij vazhdon ende në Gjykatën e Lartë në kryeqytetin e Serbisë. Tash që kanë kaluar 26 muaj nga dita e arrestimit, familjarët ...
Komentet te 26 muaj nga arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, familjarët të zhgënjyer me Qeverinë Kurti Janë të Mbyllura

Tahiri: Është e drejtë qytetare tërheqja e mjeteve nga Trusti

Lajme
Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 përqind të shumës së trustit.   “Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook. “Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm”, shtoi ai. ...
Komentet te Tahiri: Është e drejtë qytetare tërheqja e mjeteve nga Trusti Janë të Mbyllura

6 lajmet e fundit kryesore nga Ukraina: Të përmbledhura nga CNN

Rajoni dhe Bota
Këto janë 6 lajmet kryesore të ditës nga Ukraina, që i përmbledhë jo shumë gjatë CNN dhe ashtu i përkthen Periskopi: 1.Korridoret e evakuimit: Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për tri korridore të evakuimit për sot, tha Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk të mërkurën. Vereshchuk njoftoi për një korridor të evakuimit të banorëve të Mariupolit dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Berdyansk, një rrugë për ndihmat humanitare dhe evakuimin e Mariupolit dhe një për kolonën e njerëzve në automjetet personale nga Enerhodar në Zaporizhzhia. 2.Sirenat rreth Ukrainës: Një mëngjes pasi që zyrtarët rusë njoftuan se do të ketë ‘reduktim ushtarak’ rreth Kievit dhe në qytetin verior të Chernihiv, një zyrtar i ...
Komentet te 6 lajmet e fundit kryesore nga Ukraina: Të përmbledhura nga CNN Janë të Mbyllura

EKSKLUZIVE: Profesori amerikan kallëzon si i dëmtoi Kurti interesat e Kosovës me tri dhurata për Vuçiqin

Lajme
Qëndrimi i profesorit amerikan me përvojë të gjatë në Ballkan, Edward P. Joseph, ishte aq i drejtpërdrejtë e i fortë sa provokoi një bujë të madhe në opinionin publik në Kosovë. Joseph shprehej ashiqare – për vendimin e Qeverisë Kurti II për të bllokuar votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë – se “ishin çuar përpara interesat e Serbisë” dhe ishin “dëmtuar interesat e Kosovës”. Ta mendosh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si një “dëmtues të interesave të Kosovës” është e zorshme, veçanërisht nëse marrim parasysh karakterin dominues nacionalist të protestave të tij tash e pesëmbëdhjetë vjet. Por, Joseph është shumë këmbëngulës në qëndrimet e tij edhe në këtë ...
Komentet te EKSKLUZIVE: Profesori amerikan kallëzon si i dëmtoi Kurti interesat e Kosovës me tri dhurata për Vuçiqin Janë të Mbyllura

Miftaraj ironizon: Nafta 1 euro e 69 centë, ndoshta nuk është edhe shumë shtrenjtë

Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ironizuar lidhur me shtrejtimin e naftës në vend që ndodhi sot, shkruan Gazeta Periskopi. Miftaraj ka thënë se nafta 1.69 centë, ndoshta nuk është shumë shtrenjtë. Kujtojmë se përderisa në bursa ndërkombëtare nafta nuk është shtrejtuar sot, në Kosovë ka ndodhur e kundërta. Këtu keni statusin e tij. “Nafta 1 euro e 69 centë, ndoshta nuk është edhe shumë shtrenjtë!”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI ...
Komentet te Miftaraj ironizon: Nafta 1 euro e 69 centë, ndoshta nuk është edhe shumë shtrenjtë Janë të Mbyllura

Clark: Shpresoj që Kosova të ftohet së shpejti në NATO, Moska do destabilizimin e Ballkanit

Lajme
Vendimi për nisjen e fushatës së bombardimeve kundër Serbisë me qëllim të ndaljes së gjenocidit së shtetit serb ndaj popullatës civile në Kosovë ishte një prej momenteve vendimtare për çlirimin e Kosovës. Hartuesi i planit se ku do të binin bombat e lirisë, gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, ka shpjeguar se sa e vështirë ka qenë të merrej vendimi për bombardim në vitin 1999 – vendim të cilin tashmë po e kërkojnë edhe ukrainasit kundër Rusisë. Intervistoi: Alma Baxhaku Për tensionimin e situatës në Europë pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Clark ka thënë se është e qartë që Moska është e ...
Komentet te Clark: Shpresoj që Kosova të ftohet së shpejti në NATO, Moska do destabilizimin e Ballkanit Janë të Mbyllura

​Borovci në Hagë: Në UÇK nuk ka pasur dallime partiake e fetare

Lajme
Hazir Borovci ka thënë se Salih Mustafën e ka parë në fillim të prillit të vitit 1999 në fshatin Butovc të Prishtinës, ku sipas tij ata janë takuar edhe herë të tjera aty gjatë mesit të muajit prill të atij viti. Borovci, i cili është dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Mustafës, ka thënë para trupit gjykues në Hagë, se Mustafa i ka këshilluar të mos i braktisin civilët shqiptarë dhe se këtyre të fundit u ka dhënë mbështetje morale. Gjatë dëshmisë së tij, ndër të tjera, Borovci ka thënë se UÇK-ja nuk kanë ndikuar dallimet politike apo fetare. Derisa është përgjigjur në pyetjet e avokatit Julius Von Bone, Borovci ...
Komentet te ​Borovci në Hagë: Në UÇK nuk ka pasur dallime partiake e fetare Janë të Mbyllura