Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi se një tërmet me fuqi 3.7 ballë sipas Rihterit goditi zonën e Detit Adriatik sot rreth orës 18:50. Epiqendra ishte 120 kilometra në veri të Splitit në Kroaci. Kujtojmë, një tërmet i fortë u ndie të martën. Shkalla e tërmetit ishte 4.2 sipas Rihter, raportuan sizmologët nga Shërbimi Sizmologjik i Republikës së Kroacisë dhe epiqendra ishte 60 km në jug të ishullit Vis. Zona e Adriatikut gjithashtu u trondit gjatë fundjavës. Të shtunën, sizmologët nga Shërbimi Sizmologjik regjistruan dy tërmete në detin në jug të ishullit Vis. Tërmeti i parë me fuqi 5.5 ndodhi në orën 14:47, ndërsa tërmeti i dytë 4.1 ndodhi në orën ...
Komentet te Një tërmet i ri godet zonën e Detit Adriatik Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshje Spanjë – Kosovë dhe San Marino Shqipëri. Të dy këto dy ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përcjellë KosovaPress. Kosova është duke pësuar me rezultat 2-0 ndaj Spanjës me golat e realizuara nga Torres dhe Olmo. Nga ana tjetër, Shqipëria është duke barazuar pa gola në ballafaqimin me San Marinon./KP ...
Komentet te Spanjë – Kosovë dhe San Marino – Shqipëri, rezultatet pas pjesës së parë Janë të Mbyllura
Shtëpia britanike Sotheby’s shiti në ankand një portret të rrallë të sulltanit osman Sulejmani i Madhërishëm për 350.000 funte ose 481.320 dollarë. Një ankand i quajtur “Bota Islame dhe Arti Indian” u mbajt në platformën online përmes ofertave telefonike dhe blerësve të interesuar iu ofrua një koleksion prej gjithsej 183 sendesh të vlefshme. Nën numrin serik 60, çmimi fillestar për portretin e rrallë nga shekulli i 16-të kishte qenë 60.000 funte (82.500 dollarë). Identiteti i blerësit nuk u zbulua, por u njoftua se ai përfundimisht do të paguante 438.000 funte për portretin, me të gjitha taksat e nevojshme ose 602.300 dollarë. Në të njëjtën kohë, një portret i princeshës osmane ...
Komentet te Portreti i Sulejmanit të Madhërishëm shitet për më shumë se 480 mijë dollarë Janë të Mbyllura
Brazili ka zbuluar një lloj të ri të koronavirusit në shtetin Sao Paulo, i cili është i ngjashëm me atë që gjendet në Afrikën e Jugut (B.1.351), raporton Reuters. Ky lajm u njoftua sot nga Dimas Kovas, presidenti i institutit shtetëror bimor, sipas agjencisë. Një lloj i rrezikshëm i virusit, P.1, tashmë po qarkullon në Brazil, i cili, sipas pohimeve të mëparshme nga shkencëtarët, mund të shkaktojë ri-infektim te njerëzit që janë prekur me koronavirus midis 25 deri 61 për qind./KP ...
Komentet te Brazil: Zbulohet një tjetër lloj i rrezikshëm i COVID-19, i ngjashëm me atë të Afrikës Jugore Janë të Mbyllura
Pak para fillimit të ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës në Sevilla, autoritetet spanjolle kërkuan nga përfaqësuesit e grupit të tifozëve “Dardanët” që ta largojnë flamurin e Kosovës nga tribunat. Gjithsesi kjo nuk ndodhi për shkak të këmbënguljes së tyre që nuk lejuan një verim të tillë të tyre. Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” ka treguar për KosovaPres se çfarë ndodhi në të vërtetë “Erdhën për ta hequr por nuk pranuam as nuk kemi për të pranuar asnjëherë të na heqin simbolin e shtetit tonë.”, tha Berisha për KosovaPress. Tutje Berisha për KosovaPress tregoi se autoritete spanjolle nuk kishin dhënë asnjë arsye vetëm se kërkonin heqjen e flamurit të Kosovës. ...
Komentet te Lul Berisha tregon se si nuk lejuan që të largohet flamuri i Kosovës nga tribunat e stadiumit Janë të Mbyllura
Studiuesit që merren me sigurinë e telefonit njoftuan se ekziston një malware i ri Android, i cili maskohet si një “azhurnim kritik i sistemit” dhe mund të marrë kontrollin e plotë mbi pajisjen e përdoruesit dhe të vjedhë të dhënat e tij, shkruan PC Press. Programi kompjuterik me qëllim të keq u gjet në një aplikacion të quajtur “System Update” që duhet të instalohet jashtë Google Play, dyqan i aplikacioneve Android. Pasi përdoruesi ta instalojë, aplikacioni fshihet dhe fshehtas dërgon të dhëna nga pajisja e viktimës te serverët e operatorit. Kompania e sigurisë celulare Zimperium, e cila zbuloi aplikacionin me qëllim të keq, tha se pasi viktima instalon aplikacionin me ...
Komentet te Virusi i ri Android maskon veten si një “azhurnim kritik i sistemit”, duke vjedhur të dhëna Janë të Mbyllura
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave dhe duken si më poshtë: Spanja: Simon, Alba, Martinez, Garcia, Lorente, Busquets, Koke, Pedri, Torres, Olmo, Morata Kosova: Ujkani, Aliti, Dresevic, Vojvoda, Hadergjonaj., Halimi, Kryeziu, Kololli, Celina, Rashica, Muriqi/KP ...
Komentet te FILLOJ NDESHJA SPANJË- KOSOVA Janë të Mbyllura
Spanja është kundërshtari i radhës i Kosovës në kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Humbja nga Suedia ka lënë një shije të hidhur në skuadrën e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes dhe sonte kërkohet një reagim edhe pse nuk do të jetë fare e lehtë përball një kombëtareje kaq të fuqishme, përcjellë KosovaPress. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave dhe duken si më poshtë: Spanja: Simon, Alba, Martinez, Garcia, Lorente, Busquets, Koke, Pedri, Torres, Olmo, Morata Kosova: Ujkani, Aliti, Dresevic, Vojvoda, Hadergjonaj., Halimi, Kryeziu, Kololli, Celina, Rashica, Muriqi/KP ...
Komentet te Spanjë – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare, Challandes ndryshon skemën Janë të Mbyllura
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando sonte do të jetë tifoz i “Dardanëve”. Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando sonte do të jetë tifoz i “Dardanëve”. Përmes një postimi në Twiter, Orlando i ka dhënë mbështetje përfaqësueses sonë, duke thënë se sonte të gjithë mbështesim ekipin e Kosovës, lojtarët, flamurin, himnin dhe gjithçka. “Sonte, të gjithë e mbështesim ekipin e #Kosovës. Lojtarët, flamurin, himnin dhe gjithçka! Forca Kosova! 💪🏻”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Orlando: Sonte të gjithë me Kosovën, flamurin, himnin.. Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje Kombëtares së Kosovës që “asgjë tjetër të mos i shpërqëndrojë por që të na bëjnë krenarë” në ndeshjen me Spanjën. Postimin e tij në Twitter Kurti e ka nisur me fjalinë “Dy shtete” duke e potencuar këtë fakt për shkak të kontestimit që mediat spanjolle ia kanë bërë Kosovës në javët e fundit para ballafaqimit Spanjë Kosovë, përcjellë KosovaPress. Kurti po ashtu ka shkruar se është i ngazëllyer me ekipin që përfaqëson Republikën e Kosovës. Shkrimi i plotë i Albin Kurtit në profilin e tij në Twiter: “Dy shtete, Kosova dhe Spanja, po luajnë sonte në kualifikimet për në ...
Komentet te Kurti lëshon një thirrje për Kombëtaren e Kosovës para ndeshjes me Spanjën Janë të Mbyllura