Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka uruar Vjosa Osmanin me rastin e zgjedhjes në krye të shtetit të Kosovës. “Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen tuaj si presidente e Kosovës! Ju uroj shumë suksese në pozicionin tuaj të rëndësishëm dhe mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter. Vjosa Osmani në raundin e tretë të votimit sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mori 71 vota, të cilat ishin të mjaftueshme për të siguruar postin e ri për pesë vjetët e ardhshëm./KP ...
Komentet te Lajçak uron Osmanin: Mezi pres të bashkëpunoj me ju Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është ndër të parët që ka uruar presidenten Vjosa Osmani. Përmes një statusi në Twiter, Orlando ka siguruar Osmanin se Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën Euro-Atlantike të Kosovës. Urime @VjosaOsmani MP për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së #Kosovës dhe popullit të Kosovës. #Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën Euro-Atlantike të Kosovës.🇮🇹🇪🇺🇽🇰”, ka shkruar Orlando./KP ...
Komentet te Orlando uron Osmanin: Italia e përkushtuar të mbështetë rrugën Euro-Atlantike të Kosovës Janë të Mbyllura
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e të parës së vendit. Ajo si ish-presidente ka uruar që Osmani të jetë simbol i unitetit dhe garantuese e funksionimit kushtetues, ligjor dhe demokratik të institucioneve të Kosovës. “Uroj Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj si kryetare e Republikës. Kosova ka në krye të shtetit sërish një presidente grua- dëshmia më e mirë për rrugën e trasuar nga gjenerata të tëra grash që në role të ndryshme e kanë mundësuar që kjo arritje tashme të shndërrohet në normë. Si Presidentja e parë e Kosovës, uroj që Presidentja Osmani të jetë simbol i ...
Komentet te Jahjaga: Uroj që Presidentja Osmani të jetë simbol i unitetit dhe garantuese e funksionimit kushtetues Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar Vjosa Osmanin me rastin e zgjedhjes për presidente të Kosovës. Kjo e fundit në raundin e tretë të votimit sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mori 71 vota, të cilat ishin të mjaftueshme për të siguruar postin e ri për pesë vjetët e ardhshëm. “Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për të zgjedhur presidentin e ri. Tani kemi përfunduar krijimin e institucioneve tona dhe kemi hyrë në një zonë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen presidente e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter./KP ...
Komentet te Kurti uron Osmanin për postin e presidentes Janë të Mbyllura
Pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të shtetit, ka reaguar këshilltari i saj, Bekim Kupina, i cili e ka thënë se sot Kosova u bë me Presidenten më të denjë në historinë e saj. Përmes një postimi në Facebook, Kupina ka thënë se Osmani është gardiane e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj kudo e kurdo. Ky është postimi i tij i plotë: Presidentja u kthye në zyrën e vet! Sot Kosova u bë me Presidenten më të denjë në historinë e saj. Zonja Vjosa Osmani përveç mbi 300 mijë votave, të cilat i japin legjitimitet të pakontestuar të përfaqësimit të secilit prej nesh, është gardiane e shtetit ...
Komentet te Kupina: Osmani është gardiane e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj Janë të Mbyllura
Pas një sage në Kuvend të Kosovës, sot u zgjodh presidenti i pestë i Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me 71 vota për. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka lexuar raportin e Komisionit për organizmin e procesit të votimit. Kryetari Konjufca tha se Kuvendi e zgjodhi Presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, dhe ftoi presidenten e re për fjalimin e saj të parë para deputetëve. Konjufca: Kuvendi e zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu “Bazuar në raportin që prezantoi Komisioni konstatoi që Kuvendi i Republikës së Kosovës e zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu. E ftoj presidenten ...
Komentet te Konjufca: Kuvendi e zgjodhi Presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar Vjosa Osmanin për postin e presidentit. Ai ka përgëzuar Osmanin për zgjedhjen e saj si presidente dhe deputetët që kryen detyrën e tyre.. Ndërsa thekson se SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes e drejtësisë. “Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si President, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. Sh.B.A mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë ...
Komentet te Ambasadori amerikan uron Osmanin: ShBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Kosovën Janë të Mbyllura
Vjosa Osmani tashmë është Presidentja e Republikës së Kosovës. Osmani kishte kundërkandidat Nasuf Bejta, i cili menjëherë uroj atë për fitoren. Bejta fitoren e Osmanit nuk e konsideron humbje por fitore për të gjithë. “Urime presidente, urime Kosovë! Të humbësh garën nga një kandidate siç është zonja Vjosa Osmani, për mua nuk mund të konsiderohet humbje. Kjo është fitore e të gjithë neve. Ishte nder që i shërbeva interesit shtetëror dhe në këtë mënyrë, u përmbyll vullneti i qytetarëve i shprehur me 14 shkurt. Ky vullnet konsiston me faktin që vendi duhej të bëhej me president. Jam i bindur që zonja Osmani do ta përfaqësoj dinjitetshëm shtetin tonë”, ka shkruar ...
Komentet te Pas fitores së Osmanit reagon kundërkandidati Nasuf Bejta Janë të Mbyllura
Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga janë dy presidentët që morën më së shumti vota të deputetëve. Presidenti i parë pas përfundimit të luftës në Kosovë ishte Ibrahim Rugova i cili në atë kohë kishte marrë 65 vota. Presidenti i parë pas pavarësisë së Kosovës, ishte Fatmir Sejdiu, i cili mori 80 vota të deputetëve. Pas tij në krye të shtetit me një konsensus politik erdhi Atifete Jahjaga e cila po ashtu mori 80 vota të deputetëve. Ndërsa Hashim Thaçi në vitin 2016 kishte marrë 71 vota. E Vjosa Osmani që u votua sonte mori gjithsejtë Ibrahim Rugova – 65 vota Fatmir Sejdiu – 80 vota Atifetja Jahjaga – 80 vota ...
Komentet te Kaq vota morën të gjithë presidentët e Kosovës Janë të Mbyllura
Vjosa Osmani sonte u votua nga Kuvendi i Kosovës për presidente të vendit. Ajo për 5 vjetet e ardhshme do të jetë në krye të shtetit të Kosovës. Po kush është në fakt Vjosa Osmani? Kjo është një biografi e shkurtër e saj: Dr. Vjosa Osmani Sadriu u lind më 17 maj 1982 në Mitrovicë, në Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në Mitrovicë, ndërkaq Fakultetin e Drejtësisë e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Studimet Master dhe studimet e Doktoraturës i ka të mbaruara në Universitetin e Pittsburghut në Pensilvani, ShBA. Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në katër mandate, kështu duke ...
Komentet te Kush është Vjosa Osmani – profil i presidentes së Kosovës Janë të Mbyllura