Sigal Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 76:79 (18:21, 17:17, 24:11, 17:30), në kuadër të javës së 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja ishte dramatike dhe interesante deri në çastet e fundit, me shumë kthesa dhe emocione, derisa në fund festuan prishtinasit. Prishtina e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 1:9, por vendasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë shifrat në 17:18, derisa çereku i parë përfundon 18:21. Mysafirët sërish shkëputen në 20:27 e më pas në 24:33, por kuqezinjtë me një seri prej 9:0, barazojnë shifrat në 33:33, derisa pjesa e parë përfundon 35:38. Periudha e tretë ishte ...
Komentet te Prishtina fiton betejën direkte me Vëllaznimin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Me zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente të Kosovës, u instalua sistemi një partiak në Kosovë, kështu thotë kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Limaj shkruan se sistemi partiak në Kosovë u instalua me ndihmën e atyre që i thonë vetes opozitë. Ai ka ftuar zërin vërtet opozitarë që të bëhet bashkë në mbrojte të shtetit kushtetues dhe vlerave demokratike. “Sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë, fatkeqësisht me ndihmën e atyre që i thonë vetes opozitë. Kjo ndodhë veç në vendin tonë. Ftoj zërin e vërtetë opozitarë të bëhet bashkë në mbrojtje të shtetit kushtetues dhe vlerave demokratike të vendit tonë”, ka shkruar Limaj./KP ...
Komentet te Limaj: Sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë Janë të Mbyllura
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava ka uruar Ipeshkvin e Kosovës Dodë Gjergjit, me rastin e festës së Pashkëve. “Është viti i dytë që njerëzimi po përballet me pandeminë COVID-19, megjithatë festat tona fetare paraqesin momente reflektimi e motivimi për ta njohur hyjnoren, respektuar vetën e tjetrin, si dhe për të ngritur të ardhmen më të mirë. Te populli ynë është dëshmuar katërçipërisht se festat fetare janë vlerë themeltare në traditën tonë, përmes së cilave kultivojmë mirëkuptimin, harmoninë e respektin, si dhe solidaritetin e mbështetjen kur është e nevojshme”, thuhet në urim. Për më tepër, myftiu Tërnava ka uruar që sa më parë të kalojë pandemia, ...
Komentet te Naim Tërnava uron Dodë Gjergjin për festën e Pashkëve Janë të Mbyllura
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj Presidente të Kosovës. Kamberi ka përgëzuar kryeministrin, qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për përmbylljen me sukses të themelimit të institucione të reja. Ai shprehu respekt ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku për rolin e tij përcaktues në shmangien e zgjedhjeve të reja si dhe për shembullin e dhënë të një opozite shtendërtuese. “Uroj Zonjën Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Përgëzoj Kryeministrin, Qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për përmbylljen me sukses të themelimit të institucioneve të reja. Respekt Lidhjes ...
Komentet te Kamberi uron Osmanin, përgëzon Abdixhikun për shmangien e zgjedhjeve të reja Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës sot gjatë ditës së bashku me inspektoratin kanë ndërprerë një aheng familjar dhe kanë shqiptuar 86 gjoba ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Ky është njoftimi i plotë i Policisë: Aktivitetet policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19 Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka. ...
Komentet te Policia ndërhyn në një aheng familjar, gjobit 86 persona Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën presidentes së sapo zgjedhur Vjosa Osmani. Konjufca në ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës, tha se ndihet i nderuar t’ia dorëzojë këtë detyrë Vjosa Osmanit, e cila sot u zgjodh në këtë post me 71 vota në raundin e tretë të votimit. “Ne në politikë e kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë edhe pse të ri në moshë, por Vjosa Osmani ka pasur një aktivitet shembullor politik dhe është jashtëzakonisht mirë që të gjithë qytetarët e Kosovës gjithmonë e kemi njohur si person me cilësi më të larta njerëzore dhe një mbrojtëse e interesave tona ...
Komentet te Osmani merr zyrtarisht detyrën: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve tanë Janë të Mbyllura
Pas betimit si Presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin e Kosovës përmes së cilit ka ftuar për unitet të gjithë spektrin politik në Kosovë, drejtë ndërtimit të kulturës politike të bashkëpunimit. Para deputetëve të Kuvendit, Osmani ka thënë se dera e institucionit të Presidencës do të jetë e hapur për të gjithë, pa dallim partie, derisa ka theksuar se do të jetë bashkë në sfida edhe me deputetët të cilët nuk e përkrahën drejtë këtij rrugëtimi. Ditë të Kosovës, e ka cilësuar ditën e sotme presidentja e zgjedhur, Vjosa Osmani, duke thënë se sot është dita kur po plotësohet vullnet ...
Komentet te Adresimi i parë i presidentes Vjosa Osmani Janë të Mbyllura
Duket se humbja e thellë e Chelsea nga West Bromi me rezultat 5-2 duke se ka ndikuar shumë negativisht në skuadrën londineze. Raportohet për një përleshje fizike ndërmjet portierit Kepa Arrizabalaga dhe qendërmbrojtësit Antonio Rudiger, përcjellë KosovaPress. Thomas Tuchel thuhet se e ka përjashtuar Rudigerin nga stërvitja e së dielën, siç raportoi Matt Law. Kjo ndodhi në më pak se 24 orë pasi trajneri i Chelseat kishte paralajmëruar lojtarët e tij që të mos humbisnin kokën pas humbjes së tyre 5-2 ndaj West Bromit./KP ...
Komentet te Tensione në stërvitjen e Chelseat, përleshen Rudiger dhe Kepa, reagon Tuchel Janë të Mbyllura
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka uruar Vjosa Osmanin për presidente. Çitaku derisa uron Osmanin për zgjedhjen e saj presidente, shton se “Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi”. Ajo shkruan edhe se është momenti i fundit qetë eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën politike. “Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës. Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi! Si demokraci e ...
Komentet te Çitaku uron Osmanin: Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ia ka quajtur trillime deklaratat e Partisë Demokratike të Kosovës, se LVV ka bërë pazare me deputeten Adelina Grainca dhe familjarët e saj për të votuar Vjosa Osmanin presidente. Ajo ka mohuar se kanë bërë pazare edhe me deputetin nga pakicat jo serbe Adem Hoxha, i cili sot ka votuar për zgjedhjen e presidentes së Kosovës. Kusari tha se asnjë deputetë nuk i është bashkangjitur LVV-së me shpërblime apo me premtime, derisa tha se secili deputet përfaqëson vullnetin e vet. Kusari: Po mundohem me e kuptua por assesi t’i arsyetojë trillimet që i ka lëshuar PDK “Po mundohem ...
Komentet te Kusari-Lila i quan trillime deklarimet e PDK-së për pazare me deputeten Adelina Grainca Janë të Mbyllura