Pas zgjedhjes së presidentes, Vjosa Osmani, deputetja nga AAK-ja Albena Reshitaj e cila mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, përkundër partisë së saj që ka kundërshtuar një veprim të tillë, theksoi se vendimi i saj ka qenë vendim i duhur, siç potencoi ajo për të ndërtuar institucionet e vendit pa ndikimin e Beogradit. Deputetja Reshitaj tha se vazhdon të jetë pjesë e AAK-së, si nënkryetare e kësaj partie. Teksa iu përgjigj gazetarëve se nëse e përjashtojnë nga partia aktuale, ajo tha se do të qëndrojë si deputete e pavarur. Reshitaj: Jam pjesë e AAK-së, jam nënkryetare e partisë “Thjesht unë isha sot pjesë e kësaj seance, pjesë ...
Komentet te Reshitaj: Jam nënkryetare e AAK-së, nëse më përjashtojnë mbetem deputete e pavarur Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka përgëzuar Vjosa Osmanin me rastin e zgjedhjes presidente e re e Kosovës. Rohde në një postim në Twitter ka shkruar se Gjermania do të vazhdojë të jetë partner i ngushtë për shtetin e Kosovës. “Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen si presidente e Kosovës. Gjermania do të vazhdojë të jetë një mik dhe partner i ngushtë për Kosovën. Unë pres që të punoj nga afër me ju në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”, ka shkruar diplomati gjerman. Gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare Vjosa Osmani nga Lista Guxo, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, është zgjedhur shefe e re ...
Komentet te Ambasadori Rohde uron presidenten Osmani Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar Presidenten e re të Republikës të Kosovës, Vjosa Osmanin, duke thënë se pret nga kjo e fundit që të ushtrojë rolin e saj me dinjitet. Teksa shtoi se LDK do të vazhdojë rolin e saj opozitar përball një pushteti pothuajse absolut. Abdixhiku në një prononcim për media menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës të Kosovës u shpreh i kënaqur për siç tha ai, që Kosova përmbylli një proces demokratik, në të cilin LDK pati rolin e saj konstruktiv. Abdixhiku: Presim që Presidentja të përfaqësoj të gjithë qytetarët e Kosovës “Shpreh kënaqësinë time që po përmbyllet një proces ...
Komentet te Abdixhiku uron Osmanin: LDK do të vazhdojë rolin opozitar përball një pushteti pothuajse absolut Janë të Mbyllura
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si president. Ambasadori britanik zgjedhjen e Osmanit e ka quajtur sukses për demokracinë dhe demokratët në Kosovë duke shtuar se tani qeveria mund të vazhdojë me trajtimin e sfidave me të cilat përballet. “Urime Vjosa R. Osmani për zgjedhjen e saj si President. Ky është një sukses për demokracinë dhe demokratët në Kosovë. Tani qeveria mund të vazhdojë me trajtimin e sfidave me të cilat përballet, duke filluar me pandeminë”, ka shkruar Abbott në urimin e tij./KP ...
Komentet te Abbott për zgjedhjen e Osmanit presidente: Ky është një sukses për demokracinë Janë të Mbyllura
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se sot pas zgjedhjes së Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit Kushtetues së demokracisë republikane. “Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtës i ekonomisë së tregut të lirë. Urime deputetëve që morrën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lanë parimet për përfitime të atypëratyshme. Lufta për demokraci fillon sonte”, thuhet nw postimin e tij. Haradinaj ftoi të gjithë politikanët dhe qytetarët ...
Komentet te Haradinaj: Votat e kontrabanduara tregojnë se Vetëvendosje dhe “Guxo” nuk guxojnë Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente e Kosovës. “Sonte, në seancë të territ e të pazareve të cilat do t’i marrim vesh më vonë, Kosova rrëshqiti në monizëm, duke iu bërë dëm i pariparueshëm demokracisë së vendit. Sonte, autoritari Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një parti opozitare si LDK-ja, për të shtrirë kontrollin e tij të plotë mbi institucionet e Kosovës. Kurti fillimisht e ndau LDK-në, pastaj e shantazhoi dhe kur kjo nuk i mjaftoi, edhe e kërcënoi dhe e zhveshi nga dinjiteti që i kishte mbetur”, thuhet në reagim. ...
Komentet te PDK: Presidentja doli nga pazaret e pista, ajo do t’i shërbejë vetëm Kurtit Janë të Mbyllura
Pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente ka ardhur reagimin i parë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nëpërmjet një shkrimi në “facebook” ka shkruar se zyrtarisht Kosova u bë me një president por edhe me një autokrat i cili në 24 orët e fundit nuk la shantazh e pazar pa bërë vetëm që t’i sigurojë votat e turpit. Madje theksohet se kjo nuk është fitore e demokracisë por grabitje e shtetit nga pushteti autoritar i Albin Kurti. “Institucioni u bë zyrtarisht me president, por edhe Kosova u bë zyrtarisht me një autokrat, i cili në 24 orët e fundit nuk la shantazh, ...
Komentet te Tahiri i PDK-së: Kjo nuk është fitore e demokracisë, është grabitje e shtetit nga pushteti autoritar i Albin Kurtit Janë të Mbyllura
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka uruar presidenten Vjosa Osmani. Përmes një statusi në Facebook ministri shqiptar ka thënë se rëndësi ka Kosova dhe ardhmja e saj, ajo është e përhershmja dhe të tjerat janë të përkohshme. Ky është postimi i tij i plotë: Urimet më të mira për zgjedhjen e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani! Pavarësisht ndarjeve politike, secili ka një rol për të luajtur. Rëndësi ka Kosova dhe ardhmja e saj! Ajo është e përhershmja dhe të tjerat janë të përkohshme! Mbarësi dhe sukses në detyrën përbashkuese!/KP ...
Komentet te Majko uron Osmanin: Rëndësi ka Kosova dhe ardhmja e saj Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Vjosa Osmanin me rastin e zgjedhjes për presidente. Ai pas zgjedhjes së shefes së ri të shtetit, ka thënë se LDK-ja do të vazhdojë të luajë rolin e saj si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës. “LDK ashtu siç ishte zotuar ishte konstruktive. Tani kemi një presidente dhe i urojmë shëndet dhe shpresojmë që e njëjta do t’i përfaqësojë qytetarët, dhe kështu të lë një shenjë të mirë për pesë vjetët e ardhshme. LDK do të vazhdojë rolin e saj opozitar përballë pushtetit absolut”, tha Abdixhiku. Gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare Vjosa Osmani nga Lista ...
Komentet te Vjosa presidente, Abdixhiku: LDK do të vazhdojë rolin opozitar përballë pushtetit absolut Janë të Mbyllura
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar Vjosa Osmanin me rastin e zgjedhjes presidente e Kosovës, duke thënë se shpreh gatishmërinë e tij për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. “Jam i bindur se presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona”, ka shkruar Meta në Facebook. “Si president i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve ...
Komentet te Vjosa presidente, vjen urimi i Ilir Metës Janë të Mbyllura