Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Moti për sot

Lajme
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara parashihet të mbajë gjatë ditës së sotme në Kosovë. Ndërsa moti do të jetë i ndryshueshëm gjatë kësaj jave. Të martën parashihet të ketë reshje shiu, e të mërkurën do të ketë edhe reshje bore. Kurse nga e enjtja sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashihet rritje graduale e temperaturave maksimale. “Java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. Dita e martë do të vijoj me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu. Të mërkurën mot i ftohtë ...
Komentet te Moti për sot Janë të Mbyllura

27 vjet pas vdekjes Kurt Cobain i reziston kohës

ShowBiz
Njëzeteshtatë vjet nga vdekja e Kurt Cobain nuk e kanë zvogëluar rëndësinë dhe popullaritetin e muzikës së tij, që përkujtohet në një libër të shkruar nga ish-menaxheri i tij, ku gjenden dëshmitë e para për “artistin e përjetshëm”. ”Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës në vitet ’60-ta. Autori ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga e kishte origjinën, ndërkohë që grupi i ...
Komentet te 27 vjet pas vdekjes Kurt Cobain i reziston kohës Janë të Mbyllura

14 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës

Lajme
Kuvendi i Kosovës më 5 prill 2007 miratoi deklaratën për përcaktimin e statusit të Kosovës me të cilën mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari. Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari i dorëzoi propozimin Prishtinës dhe Beogradit, ku thuhej se Kosova do të jetë një shoqëri shumetnike, që qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj. Ndërkohë, më 10 qershor 2007, presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, ku thotë se Kosova do ta fitojë pavarësinë. Pas ...
Komentet te 14 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës Janë të Mbyllura

​22 vjet nga masakra në Rezallë

Lajme
Sot mbushen 22 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin. Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë. Me këtë rast autoritetet komunale në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe kryetari ...
Komentet te ​22 vjet nga masakra në Rezallë Janë të Mbyllura

KËSHTU E URON RITA ORA, VJOSA OSMANIN PAS ZGJEDHJES PRESIDENTE

ShowBiz
Këngëtarja kosovare me famë botëre, Rita Ora, e ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen Pesidente të Republikës së Kosovës.   Ajo hyri në Instagram për të postuar një fotografi të Osmanit në instastory, mbi të cilën shkroi: “Përgëzime për Vjosa Osmanin, Presidentja e re e Kosovës”. Përveç këtij shkrimi, Ora i vendosi edhe kurorën në formë të emoji./RTK ...
Komentet te KËSHTU E URON RITA ORA, VJOSA OSMANIN PAS ZGJEDHJES PRESIDENTE Janë të Mbyllura

ERA ISTREFI PËR VJOSA OSMANIN: NUK MUND TË ISHA MË KRENARE

ShowBiz
Vjosa Osmani është presidentja e dytë grua, pas Atifete Jahjagës.   Zgjedhjes së saj si shefe e shtetit, iu gëzua edhe Era Istrefi e cila është vetëm njëra nga të famshmet që shprehu gëzimin në rrjete sociale. Këngëtarja ndau fotografi nga biseda që e zhvilloi pak muaj më parë me Osmanin, poshtë së cilës shkroi: “E ardhmja do të jetë e ndritur, urime për Kosovën, nuk mund të isha më krenare”./RTK ...
Komentet te ERA ISTREFI PËR VJOSA OSMANIN: NUK MUND TË ISHA MË KRENARE Janë të Mbyllura

Policia ndalon dasmat në Prizren

Lajme
Policia në Prizren sot ka realizuar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve me qëllim të kontrollit të zbatimit të masave antiCOVID-19. Në këtë kuadër policia kishte pranuar informacion se disa objekte hoteliere, përkatësisht salla të dasmave kanë organizuar ahengje në kundërshtim me masat dhe rekomandimet e IKSHP-së. Veprimet e policisë ishin të menjëhershme dhe u kryen kontrolle në disa lokacione dhe shqiptuan gjoba në tri lokale në Prizren me nga 500 euro për bizneset, ndërsa për organizatorin nga 200 euro, dhe në Vërmicë inspektorët shqiptuan gjobë në vlerë 500 euro. Si rezultat i kësaj policia shpërndau të gjithë dasmorët dhe ndaloi dasmat. Në kuadër të inspektimit të lokaleve u kontrolluan ...
Komentet te Policia ndalon dasmat në Prizren Janë të Mbyllura

POSTA E KOSOVËS KA PROMOVUAR DY PULLA POSTARE SHUMË TË ÇMUARA

Kult ShowBiz
Posta e Kosovës ka promovuar dy pulla postare shumë të çmuara “Nga arti skenik – Leze Qena dhe Besim Sahatçiu”, të cilat u dedikohen dy figurave të ndritura të kulturës tonë, regjisorit Besim Sahatçiu dhe aktores Leze Qena.   Me këtë rast të pranishëm ishin familjarët Sahatçiu e Qena, mysafirë të tjerë dashamirë të artit dhe kulturës, ndërsa në shenjë mirënjohje iu janë dhuruar pulla postare të punuara në bronz. Në emër të familjes së regjisorit, i biri Besniku, babai i artistes së madhe shqiptare me famë botërore, Rita Ora, falënderoi Postën e Kosovës për pullën postare. Po ashtu edhe Argjenda, e bija e Leze Qenës, pati falënderime për ndërmarrjen ...
Komentet te POSTA E KOSOVËS KA PROMOVUAR DY PULLA POSTARE SHUMË TË ÇMUARA Janë të Mbyllura

POSTA E KOSOVËS KA PROMOVUAR DY PULLA POSTARE SHUMË TË ÇMUARA

Kult ShowBiz
Posta e Kosovës ka promovuar dy pulla postare shumë të çmuara “Nga arti skenik – Leze Qena dhe Besim Sahatçiu”, të cilat u dedikohen dy figurave të ndritura të kulturës tonë, regjisorit Besim Sahatçiu dhe aktores Leze Qena.   Me këtë rast të pranishëm ishin familjarët Sahatçiu e Qena, mysafirë të tjerë dashamirë të artit dhe kulturës, ndërsa në shenjë mirënjohje iu janë dhuruar pulla postare të punuara në bronz. Në emër të familjes së regjisorit, i biri Besniku, babai i artistes së madhe shqiptare me famë botërore, Rita Ora, falënderoi Postën e Kosovës për pullën postare. Po ashtu edhe Argjenda, e bija e Leze Qenës, pati falënderime për ndërmarrjen ...
Komentet te POSTA E KOSOVËS KA PROMOVUAR DY PULLA POSTARE SHUMË TË ÇMUARA Janë të Mbyllura

​Kurti për Vjosën presidente: Sonte fituan të gjithë

Lajme
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente të re të Kosovës. Kurti në një postim në Facebook ka thënë se me zgjedhjen e Osmanit presidente kanë fituar të gjithë. Ai ndërkaq e ka pranuar se do të përballen me sfida gjatë punës së institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, por se ka shprehur besimin se së bashku do t’i dalin suksesshëm për interesin e përgjithshëm të vendit. Postimi i plotë: Sonte fituan të gjithë, fitoi shteti i pavarur, fituan qytetarët e vendit, fitoi republika dhe demokracia, fituan deputetët dhe partitë, fitoi kuvendi dhe qeveria. Sonte nuk ka humbës. Sonte fituam të gjithë. Sepse ...
Komentet te ​Kurti për Vjosën presidente: Sonte fituan të gjithë Janë të Mbyllura