Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Ushtroi dhunë ndaj familjarëve, Guarin sqaron çfarë ndodhi

Sport
Tre ditë pas episodit të dhunës në familje që çoi në arrestimin e tij, Fredy Guarìn thyen heshtjen përmes një deklarate zyrtare në kanalet e tij sociale. Ish-mesfushori i Interit, aktualisht në Millonarios, solli këndvështrimin e tij për këtë çështje dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështesin atë në këtë moment të vështirë, përcjellë KosovaPress. Guarìn para së gjithash donte të falënderonte ata që ishin pranë tij në këtë moment të vështirë: “Unë dua t’i shpreh familjes sime, miqve të mi, tifozëve të mi, shokëve të mi dhe menaxhmentit të klubit mirënjohjen e përjetshme për solidaritetin dhe për mbështetjen e pakushtëzuar në lidhje me gjendjen time aktuale personale dhe ...
Komentet te ​Ushtroi dhunë ndaj familjarëve, Guarin sqaron çfarë ndodhi Janë të Mbyllura

​Policia shqipton 571 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Lajme
Vetëm gjatë një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 571 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID19. Masa këto të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore. Ndërkohë që në vend janë 14 mijë e 307 raste aktive me COVID-19. SIPAS TË DHËNAVE TË Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në total numri ir rasteve pozitive që nga marsi i vitit të kaluar është 93 mijë e 655. Ndërsa shkak i infektimit me COVID-19 kanë humbur jetën 1 mijë e 915 persona. Numri i rritjeve të rasteve të vdekjeve dhe rasteve pozitive ka bërë që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë t’i rishikojnë masat./KP ...
Komentet te ​Policia shqipton 571 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Haradinaj në 22 vjetorin e masakrës në Rezallë: Respekti për ta forcon themelet e shtetit të Kosovës

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Rezallës dhe atë në Llovcë të Gjilanit. Haradinaj shkruan se respekti për dëshmorët dhe martirët forcon themelet e lirisë. “Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës! Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjes sonë për drejtësi. Përulem para sakrificës, përjetësisht”, ...
Komentet te Haradinaj në 22 vjetorin e masakrës në Rezallë: Respekti për ta forcon themelet e shtetit të Kosovës Janë të Mbyllura

​Barça luan me Valladolidin për t’i dhënë goditjen e madhe Atleticos

Sport
Humbja e Atletico Madridit nga Sevilla në ndeshje e zhvilluar të dielën i ka dhënë një motiv shtesë Barcelonës për të regjistruar një fitore ndaj Valladolidit për ta bërë kështu luftën për titull në La Liga më të hapur se asnjëherë më parë në këtë edicion. Skuadra e Diego Simeones ruan edhe më tutje vendin e parë me 66 pikë, por një fitore eventuale e Barçës do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë, përcjellë KosovaPress. Ndeshja zhvillohet në “Cam Nou” më fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme: Barcelona: (3-4-3): ter Stegen; Mingueza, Araujo, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Dembele, Messi, Griezmann/KP ...
Komentet te ​Barça luan me Valladolidin për t’i dhënë goditjen e madhe Atleticos Janë të Mbyllura

Ndeshja Gjilani – Besa e kompleton sot xhiron e 27 të Superligës së Kosovës

Sport
Është vetëm një ndeshje e cila zhvillohet sot në kuadër të Superligës së Kosvës dhe e cila do ta përmbyll javën e 27 të këtij edicioni garues. Besa, skuadër e cila ka treguar formë shumë të dobët në këtë kampionat dhe si rezultat ka mbledhur vetëm 10 pikë deri më tani por që së fundi e ka mposhtur Feronikelin, do të provojë të bëjë një tjetër befasi edhe ndaj Gjilanit, shkruan KosovaPress. Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, kërkon tre pikë të reja pas barazimit me Prishtinën në ndeshjen e fundit për të vazhduar kështu qëndrimin në vendin e katërt për të cilin po lufton me ...
Komentet te Ndeshja Gjilani – Besa e kompleton sot xhiron e 27 të Superligës së Kosovës Janë të Mbyllura

Dy lëkundje të lehta tërmeti, ndjehen edhe në Tiranë

Shqipëri
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Durrës, Tiranë e zonat përreth. Tërmeti i parë është regjistruar rreth orës 06:40 të së hënës, ndërsa ka qenë me magnitudë 3,3 i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësit. Pak minuta më pas, është regjistruar edhe një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 2,5 i shkallës rihter në të njëjtën zonë, shkruan A2./KP ...
Komentet te Dy lëkundje të lehta tërmeti, ndjehen edhe në Tiranë Janë të Mbyllura

Rama uron Osmanin: Garanton qëndrueshmërinë për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Vjosa Osmanin për postin e presidentit. Rama thotë se zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizmin e programit qeverisës. “Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, ka shkruar Rama në Twitter. /KP ...
Komentet te Rama uron Osmanin: Garanton qëndrueshmërinë për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës Janë të Mbyllura

Vdes një femër në një vetaksident në Terstenik të Drenasit

Lajme
Një femër ka vdekur në një vetaksident që ndodhi të dielën në fshatin Terstenik të Drenasit. Policia njofton se në këtë vetaksident janë lënduar dhe dy femra tjera. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. “Raportohet se viktima femër kosovare përderisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasoj dy viktima femra kosovare kane pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar ne QKUK. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim ...
Komentet te Vdes një femër në një vetaksident në Terstenik të Drenasit Janë të Mbyllura

Në Itali kishat dhe muzetë qendra vaksinimi antiCovid-19

Rajoni dhe Bota
Italia ka një plan ambicioz për të shpejtuar fushatën e saj të vaksinimit kundër Covid-19 dhe për këtë arsye po përdor vende të pazakonta si kishat dhe muzetë për të administruar injeksionet. Gazeta ”Corriere della Sera” njoftoi se venecianët do të vaksinohen në ”vaporeto”, një taksi uji, dhe nga sot do të vendoset një vend i caktuar për të administruar inokulimet tek ata mbi moshën 80 vjeç. Në Monza, Lombardi, do të përdoren ambientet në tribunën e garave me motor. Në Napoli, në Italinë e Jugut, nga ana tjetër, disa muze po bashkohen, sipas raporteve. Disa nga njerëzit e vaksinuar mbase mund të kalojnë periudhën e pushimit pas vaksinimit midis ...
Komentet te Në Itali kishat dhe muzetë qendra vaksinimi antiCovid-19 Janë të Mbyllura

​1 mijë 915 të vdekur nga COVID-19

Shëndetësi
Nga marsi i vitit që lamë pas e deri më tani, janë 1 mijë e 915 qytetarë të Kosovës që kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19, ndërsa pozitivë me këtë virus kanë rezultuar 93 mijë e 655. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se aktualisht janë 14 mijë e 307 raste pozitive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive. Brenda ...
Komentet te ​1 mijë 915 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura