Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Guardiola: UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët

Sport
Pep Guardiola ka mbrojtur politikën e tij të rotacionit mes përpjekjes së vazhdueshme të Manchester Cityt për të fituar të gjitha trofetë, ndërsa pretendon se UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët me vendimet e tyre të planifikuara Guardiola bëri gjashtë ndryshime në formacionin startues ndërsa City u zhvendos edhe një hap më afër titullit të Premier Ligës duke mposhtur Leicester Cityn me rezultatin 2-0 në “King Poëer Stadium” të shtunën. Tekniku spanjoll është zotuar të vazhdojë ta ndryshojë formacionin e tij përpara një takimi çerekfinal të Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmundin, duke këmbëngulur që lojtarët e tij nuk mund të pritet të luajnë tre ndeshje në javë pa ...
Komentet te Guardiola: UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët Janë të Mbyllura

Edita Tahiri: Temat e mëdha për vendin kërkon përkrahjen e opozitës

Lajme
Ish-kryengeociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti e polarizuar. Ajo shtoi se i takon partisë në pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitës meqenëse temat e mëdha për vendin siç thotë ajo, kërkojnë përkrahjen e opozitës. “Duke mos hyr në gjëra që i ngjanin pazareve dje, dëshiroj të theksoj se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti shumë e polarizuar. Opozita në pjesën më të madhe doli kundër. I takon partisë ne pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitën sepse temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës. U pa edhe dje, se po të mos bënte ...
Komentet te Edita Tahiri: Temat e mëdha për vendin kërkon përkrahjen e opozitës Janë të Mbyllura

Universiteti i Prishtinës distancohet nga deklarata e profesorit Kastrati

Lajme
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është distancuar nga deklaratat e profesorit të Fakultetit Filozofik të UP-së, Ardian Kastrati drejtuar presidentes Vjosa Osmani. UP thotë se në ditët në vijim do ta trajtojnë rastin. “Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar si pasojë e një shkrimi të publikuar dje në llogarinë e tij në facebook nga z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së. Universiteti i Prishtinës ka mirëpritur krijimin e institucioneve të reja dhe shpreson në stabilizimin e rrethanave politike në vend. Por, në situatën e krijuar nga rasti i lartpërmendur, UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i ...
Komentet te Universiteti i Prishtinës distancohet nga deklarata e profesorit Kastrati Janë të Mbyllura

Osmani: Masakra e Rezallës është dhimbje e jona e vazhdueshme

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkon drejtësi për masakrën në Rezallë. Në 22 vjetorin e kësaj masakre Osmani thotë se nevoja për drejtësi riaktualizohet ku zotohet se nuk do të ndalen së kërkuari vendosjen e drejtësisë për njerëzit që u privuan nga jeta vetëm pse ishin shqiptarë. Mes tjerash presidentja Osmani shkruan se masakra e Rezallës është dhimbja e vazhdueshme e të gjithëve. Postimi i plotë i Osmanit: Drejtësi për Rezallën! Në Rezallë, më 5 prill të vitit 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë rrethuan shtëpitë e fshatit, ndanë nga gratë, nënat e motrat, 98 djem e burra dhe i ekzekutuan mizorisht. 44 nga këta civilë të vrarë ishin ...
Komentet te Osmani: Masakra e Rezallës është dhimbje e jona e vazhdueshme Janë të Mbyllura

Çitaku kalimin e Grainces në VV e konsideron pazar politik: PDK të nisë procesin e reformave

Lajme
Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku është deklaruar rreth largimit të deputetes Adelina Grainca e që iu bashkua Vetëvendosjes. Ajo thotë se të ndërrosh mendje dhe pozicion politik në demokraci është normale por që me ndryshu taborë politika brenda orës pa asnjë arsye të është mungesë elementare e vetëdijes politike dhe është reduktim i politikës në Pazar. Megjithëkëtë Çitaku thotë se PDK duhet të marrë mësim nga kjo dhe të nisë procesin e reformave. “Me ndërru mendjen, qëndrimin dhe pozicionimin politik në demokraci është normale. Herë ndryshojnë rrethanat, e herë ndryshojmë vet. Ama, me ndryshu tabore politike brenda orës, pa asnjë arsye të artikuluar, është as ...
Komentet te Çitaku kalimin e Grainces në VV e konsideron pazar politik: PDK të nisë procesin e reformave Janë të Mbyllura

​Ibra dhe Milan afër marrëveshjes së re për rinovimin e kontratës

Lajme
Milan dhe Zlatan Ibrahimovic thuhet se do të vazhdojnë së bashku për një vit tjetër, pasi kanë arritur një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2022. “Tuttomercatoëeb” raporton se suedezi ka arritur një marrëveshje me “Diavolon” pas negociatave të javëve të fundit. Mbeten vetëm detajet përfundimtare për rinovimin, të lidhura me shpërblimet dhe synimet individuale që do të përfshihen në marrëveshje, përcjellë KosovaPress. Por gazeta pretendon se zgjatja e kontratës me Ibrahimovic do të shpallet së shpejti, pasi Milani sinjalizon se ata duan t’i japin vazhdimësi projektit duke rinovuar me udhëheqësin e tyre. 39-vjeçari ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje të Serie A me këtë sezon dhe ...
Komentet te ​Ibra dhe Milan afër marrëveshjes së re për rinovimin e kontratës Janë të Mbyllura

Në dyvjetorin e vdekjes Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn: Gruaja që bëri e shkroi historinë

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujton bashkëluftëtaren e tij Fetnete Ramosaj e cila tashmë dy vite ka ndëruar jetë. Ai tha se bashkëluftëtarja e tij ishte zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte gruaja që e shkroi e bëri histori. Haradinaj tutje the se vitet e okupimit dhe Lufta Çlirimtare, do të mbesin përherë të gjalla në libra, të shkruara nga pena e saj e mprehtë. ‘Faleminderit Fetnete! Lavdi!’, shkroi Haradinaj. Postimi i plotë: Luftëtarët nuk vdesin kurrë! Dy vite pa miken dhe bashkëluftëtaren, zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gruan që bëri e shkroi histori, Fetnete Ramosaj. Vitet e okupimit dhe Lufta Çlirimtare, do ...
Komentet te Në dyvjetorin e vdekjes Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn: Gruaja që bëri e shkroi historinë Janë të Mbyllura

Për 22 vjet në Kosovë u hoqën 92 mijë mjete shpërthyese

Lajme
Që nga viti 1999-të e deri më tani në Kosovë janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara dhe janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese. Kështu kanë bërë të ditur kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për 22 vjet janë hequr edhe 23 mijë e 700 mina antipersonale, 3 mijë e 120 mina antitank dhe 22 mijë e 500 bomba kasetore. Këto të dhëna u publikuan në Ditën Ndërkombëtare të për vetëdijesimin ndaj rrezikut nga minat”. “Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjithë kolegëve deminerë , organizatave civile të deminimit në Kosovë: HALO Trust, ...
Komentet te Për 22 vjet në Kosovë u hoqën 92 mijë mjete shpërthyese Janë të Mbyllura

​Joshua ka filluar stërvitjen për luftën me Furyn, në këtë muaj pritet të zhvillohet meçi

Sport
Eddie Hearn ka konfirmuar se Anthony Joshua tani ka filluar zyrtarisht kampin e tij stërvitor për luftën kundër Tyson Furyt. Dihet që dyshja kanë nënshkruar kontratë tashmë për tu ballafaquar, por ende nuk është caktuar data dhe vendi ku do të zhvillohet kjo luftë. Hearn ka përditësuar lajmet e fundit dhe ka treguar se kampi stërvitor i Joshuas tani ka filluar siç duhet. Ai së shpejti do të drejtohet në EIS në Sheffield dhe do të lidhet me trajnerin kryesor Rob McCracken, përcjellë KosovaPress “Ne nuk mund të presim. AJ ka filluar kampin e tij të trajnimit dhe Fury ka qenë duke u stërvitur shumë fort. Ata të gjithë e ...
Komentet te ​Joshua ka filluar stërvitjen për luftën me Furyn, në këtë muaj pritet të zhvillohet meçi Janë të Mbyllura

10 aftësitë që i duhen çdo menaxheri të burimeve njerëzore për të pasur sukses

Lajme
Zakonisht suksesin e punonjësve të burimeve njerëzore e lidhin me atë që ata i duan njerëzit dhe ju pëlqen të komunikojnë, por nuk është mjafton vetëm kjo. Sidomos menaxherët e kësaj fushe për ta bërë punën me sukses ju duhen shumë aftësi të tjera përveç kësaj. Akademi Pune ju sjellë 10 aftësitë e një menaxheri të burimeve njerëzore të suksesshëm. Edhe pse pëlqimi për të komunikuar me njerëz nuk është përfshirë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet t’i kushtoni më rëndësi. 1. Llogaritë Ndoshta në fillimet tuaja i keni zgjedhur burimet njerëzore, si një fushë për t’i ikur matematikës, por nuk ja keni dalë mbanë. Ndonëse nuk ka ...
Komentet te 10 aftësitë që i duhen çdo menaxheri të burimeve njerëzore për të pasur sukses Janë të Mbyllura