Arsenali thuhet se po përgatit një ofertë për mbrojtësin e Interit, Achraf Hakimi këtë verë. “Topçinjtë” duan të rinovojnë pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe, sipas “AS”, po përgatiten të bëjnë një lëvizje për ish-mbrojtësin e Real Madridit. Hector Bellerin do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni dhe Mikel Arteta ka shënjestruar përfaqësuesin e Marokut, përcjellë KosovaPress. Gazeta spanjolle pretendon se londinezët do të vendosin 40 milionë euro në tryezë për mbrojtësin e krahut, të njëjtën shumë që Inter pagoi për ta nënshkruar me atë nga Real Madridi në vitin 2020. Por raporti pretendon se Inter kërkon 50 milionë euro për të konsideruar lejimin e 22-vjeçarit të ...
Komentet te Arsenali kërkon lojtarin e Interit i cili kushton 50 milionë euro Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Mbyllja për dy javë për disa sektorë të bizneseve dhe pa ndonjë plan për përkrahje financiare të bizneseve ka ngritur shqetësime te komuniteti i biznesit në Kosovë. Bizneset do të dëmtohen rëndë nga kjo mbyllje dhe se pasojat do të jenë të rëndë për ekonominë e vendit, ndoshta dhe katastrofale. Kështu ka thënë kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi. Krasniqi i ka rekomanduar Qeverisë së vendit që para se të merren çfarëdo masa duhet të bëjë analiza për efektet dhe kundërefektet që do të vijnë nga vendimet meqë thekson se dëmet që do të krijohen do të kenë pasoja për shumë vjet. Krasniqi: Kemi ...
Komentet te Krasniqi: Bizneset që mbyllen duhet të mbështeten Janë të Mbyllura
Sot pritet të propozohen masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbrojtjes nga pandemia Covid-19. Shumë aktivitet pritet të ndalohen, por sa i përket zhvillimit të aktiviteteve sportive, ato pritet të zhvillohen normalisht por duke i respektuar në përpikmëri mesat anti-Covid, përcjellë KosovaPress. Pika e 35 e vendimit i cili përmban masat e reja të Qeverisë Kosovës thotë se aktivitete sportive me qëllime profesionale do të lejohen. “Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencë të publikut dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.”, thuhet në këtë pikë të vendimit ...
Komentet te A do të ndalohen aktivitetet sportive me masat e reja të Qeverisë së Kosovës? Janë të Mbyllura
Milan dhe Zlatan Ibrahimovic thuhet se kanë arritur një marrëveshje të re prej 6.5 milionë euro në vit deri në qershor 2022 dhe duhet ta nënshkruajnë atë brenda ditëve. Marrëveshja e lojtarit suedez do të rritet në 7 milionë euro me shpërblime të përfshira dhe “Sky Sport Italia” raporton se kontrata është hartuar dhe do të nënshkruhet brenda 10 ditëve të ardhshme. “SportMediaset” raporton se “Rossonerët” mund të nënshkruajnë me 39-vjeçarin tashmë nesër dhe të zgjasin kohën e tyre së bashku për një vit tjetër, përcjellë KosovaPress. Raporti pretendon se Zlatan do të marrë një pagë pak më të ulët prej 6.5 milionë euro, plus 500,000 euro të tjera në ...
Komentet te Kjo është paga e Ibras me kontratën e re te Milani Janë të Mbyllura
Është përuruar sot Emergjenca pranë Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Deçan, e cila do të jetë në shërbim të banorëve të kësaj komune në kushte shumë më të mira duke u ofruar shërbime shumë më cilësore. Kështu u tha në ceremoninë e përurimit të këtij objekti, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ish-kryeministri tha se ky projekt i cili u financua gjatë kohës sa ishte në krye të ekzekutivit, tregon se në Kosovë është arritur shumë. Mes tjerash, ai pati një mesazh për deçanasit, që të respektojnë masat mbrojtëse kundër pandemisë. Haradinaj: Më vjen mirë që po kompletohen shërbimet në ...
Komentet te Përurohet objekti i ri i Urgjencës në Deçan Janë të Mbyllura
Bisedimet e kontratës së Milanit me Hakan Calhanoglu kanë ngecur dhe Juventusi thuhet se po konsideron një transferim falas për lojtarin turk këtë verë. “Sky Sport Italia” raporton se mesfushori sulmues turk ende nuk ka arritur një marrëveshje me Milanin, i cili ofron një marrëveshje të re me vlerë 4 milionë euro në sezon. Lojtari thuhet se dëshiron 5 milionë euro në vit pa shpërblime, por “Rossonerët” nuk po e rrisin ofertën e tyre, përcjellë KosovaPress. Nëse Calhanoglu nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ai mund të largohet nga “Diavolo” në një transferim falas këtë verë dhe transmetuesi pretendon se Juventusi po konsideron t’i ofrojë ish-lojtarit të Bayer Leverkusenit një ...
Komentet te Sky: Calhanoglu drejt Juventusit! Janë të Mbyllura
Varri është i rregulluar por aty nuk ndodhet trupi i Nezir Deliut. Ai ende nuk është gjetur që prej vitit 1999 kur ushtria e policia serbe e ekzekutuan dhe pastaj zhdukën trupin e tij, bashkë me shumë banorë të tjerë të fshatit Rezallë të Drenicës. Djali i tij, Shaban Deliu, kujdeset për varrin e zbrazët të babës, gjithmonë me shpresë që një ditë do të marrë lajmin se trupi i tij është gjetur dhe do të pushojë pranë kompleksit memorial të varrezave në Rezallë. Sot, në 22 vjetorin e Masakrës së Rezallës, në të cilën humbi më të dashurin e tij, Shaban Deliu në një bisedë me KosovaPress, tregon se ...
Komentet te Masakra e Rezallës, i biri rregullon varrin dhe pret eshtrat e babait të vrarë para 22 vitesh Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.718 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast ...
Komentet te 524 TË SHËRUAR DHE 512 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese. Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike. Indeksi i ulët glikemik, tek ushqimet me fibra të tretshme si frutat, perimet, arrat, farat dhe bishtajoret janë konsideruar prej kohësh çelësi i menaxhimit të sheqerit në gjak. Ky indeks mat efektin e ushqimit në nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak. Ushqimet mund të grupohen në: kategori me indeks glikemik të ulët, të moderuar dhe të lartë. Ato me indeks të lartë glikemike, rezultojnë në rritje më të shpejtë të insulinës dhe sheqerit në gjak. ...
Komentet te DIETA MESDHETARE DHE PARANDALIMI I DIABETIT TIP 2 TE FEMRAT Janë të Mbyllura
Zinedine Zidane foli për mediat përpara ndeshjes së parë të Real Madridit kundër Liverpoolit dhe ai shpjegoi se nuk mendon se finalja e vitit 2018 do të ketë shumë ndikim në atë që ndodh në këtë çerekfinale. “E kaluara tashmë ka ndodhur. Ne po jetojmë në të tashmen. Mendoj se është e njëjta gjë për të dy ekipet. Ne duhet t’i qasemi asaj si një lojë tjetër. Ndeshja tjetër është gjithmonë një ndeshje shumë e rëndësishme, ashtu si ajo e fundit që kemi pasur në shtëpi me Eibarin. Ne po mendojmë vetëm për këtë ndeshje nesër. “, u shpreh fillimisht Zinedine Zidane, përcjellë KosovaPress. Duke folur për skuadrën e Liverpoolit, ...
Komentet te Zidane: Nuk kam nevoj ta kopjoj Kloppin, Liverpooli skuadër e kompletuar Janë të Mbyllura