Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Osmani: Tranzicioni i FSK-së të përfundojë me kohë

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe të gjithë gjeneralët e Forcës. Osmani me këtë rast ka thënë se do të mbështesë FSK-në në planin e tranzicionit, që sipas saj, do të ishte ideale të përfundonte para afatit të paraparë prej 10 vjetësh. Komandantja supreme e FSK-së tha se Ushtria e Kosovës do të vazhdojë të jetë shembull i profesionalizmit dhe besueshmërisë. Osmani: Tranzicioni i FSK-së të kompletohet me kohë “Si komandante supreme e FSK-së ju ofroj gjithë mbështetjen time, gjithë gatishmërinë që të punojmë në mënyrë që procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë ...
Komentet te ​Osmani: Tranzicioni i FSK-së të përfundojë me kohë Janë të Mbyllura

​Pepe: Ëndrra ime është ta diskualifikojmë Chelsean dhe ta fitojmë finalen e Ligës së Kampionëve

Sport
Mbrojtësi i Portos Pepe ka treguar se synon që ta diskualifikojë Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve. Pepe e ka fituar tre herë këtë kompeticion në karrierën e tij, tre herë me Real Madridin, dhe beson që mund ta fitojë për herë të katërt me Porton, përcjellë KosovaPress. Skuadra portugeze do të përballet me Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nesër me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Ramons Sanhez-Pizjuan”, stadium ky neutral në Sevilla të Spanjës. Porto arriti që të befasoj kampionin e Italisë Juventusin në raundin e fundit, dhe tani Pepe po ëndërron që ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon. “Nëse nuk do ta besoja, ...
Komentet te ​Pepe: Ëndrra ime është ta diskualifikojmë Chelsean dhe ta fitojmë finalen e Ligës së Kampionëve Janë të Mbyllura

​Liburn Aliu takohet me ambasadorin MinxhoziV

Lajme
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë e komuniteteve lokale që jetojnë në pjesën ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri Aliu shprehu bindjen e tij se bashkëpunimi mes dy vendeve sa i përket çështjeve që lidhen me mjedisin dhe infrastrukturën vetëm sa do të shtohen në të ardhmen. “Projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë, jetën e qytetarëve, dhe njëherazi ndihmojnë në menaxhim më të mirë të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm do ta kenë vëmendjen tonë të plotë”, tha ministri Aliu, njofton Zyra e informacionit pranë Ministrisë së Mjedisit./KP ...
Komentet te ​Liburn Aliu takohet me ambasadorin MinxhoziV Janë të Mbyllura

Konjufca takon kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari dhe veprimtarin Halil Kastrati

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në një takim të përbashkët kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, në krye me Halil Kastrati. Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e sforcimit të angazhimeve për të thelluar më tej bashkëpunimin midis pushtetit legjislativ dhe atij lokal, me qëllim të realizimit në mënyrë sa më efikase të objektivave qeverisëse në të dy nivelet e pushtetit shtetëror. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për sfidat që institucionet e Kosovës kanë para vetes, si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kryetari Konjufca po ashtu vlerësoi lart veprimtarinë e Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” në ndihmë familjeve ...
Komentet te Konjufca takon kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari dhe veprimtarin Halil Kastrati Janë të Mbyllura

​Masat antiCOVID, gastronomia pa mbështetje nga shteti

Lajme
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti 2 për masa të reja ku do të ketë mbyllje të shumë veprimtarive të pavarura për 12 ditë, për shkak të pandemisë me koronavirus. Azemi ka thënë për KosovaPress, se paraprakisht Qeveria është dashur të ketë një plan për stimulimin e punëtorëve në sektorin privat, të cilët do të mbeten pa punë gjatë kësaj kohe. Ai kujton se edhe pakoja emergjente e vitit të kaluar nuk ka gjetur zbatim të plotë, pasi që shumë prej punëtorëve nuk kanë marrë shumën 170 euro dhe nuk ka gjetur zbatim as vendimi për stimulimin e ...
Komentet te ​Masat antiCOVID, gastronomia pa mbështetje nga shteti Janë të Mbyllura

Haxhiu takim me Havollin, diskutojnë mbi strategjinë kundër korrupsionit

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, me të cilën bisedoi mbi nismat ligjore lidhur me fushat brenda mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe nevojën për bashkëpunim dhe adresim të çështjeve kontestuese. Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit brenda kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsion, në takim gjithashtu u diskutua për hartimin dhe kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit, për nismat ligjore që kanë të bëjnë me mandatin dhe fushën e Agjencisë Kundër Korrupsion, për rregullativën ligjore për sinjalizuesit si dhe tema të tjera në interesin e përbashkët të të dyja institucioneve. Në takim gjithashtu u ...
Komentet te Haxhiu takim me Havollin, diskutojnë mbi strategjinë kundër korrupsionit Janë të Mbyllura

Qazim Rrahmani dorëhiqet nga posti i zëvendësministrit të Financave

Lajme
Zëvendësministri i Financave, Qazim Rrahmani, ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij kryeministrit Albin Kurti. Rrahmani ka thënë se arsyeja e këtij vendimi është që subjekti i tij politik Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka parë të arsyeshme që kontributin i tij të jetë në një pozitë tjetër politike. “Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga kryeministri Kurti, lirimin nga detyra e zv. ministrit të MFPT-së. Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe ...
Komentet te Qazim Rrahmani dorëhiqet nga posti i zëvendësministrit të Financave Janë të Mbyllura

​Pelegrinazhi në Mekë vetëm për besimtarët e vaksinuar

Lajme
Vetëm besimtarët që janë vaksinuar kundër COVID-19 do të jetë në gjendje të zhvillojnë pelegrinazhin në Mekë duke filluar me muajin tjetër të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 13 prill, deklaruan autoritetet saudite. ”Vetëm të imunizuarit do të lejohen të hyjnë në xhamitë e qytetit të shenjtë të Mekës”, tha ministri i Pelegrinazhit. I ashtuquajturi pelegrinazh i vogël, ose Umra, sipas fesë islame mund të jetë ndërmerret në çdo kohë të vitit. Ai është i ndryshëm nga Haxhi, i cili është i detyrueshëm për çdo mysliman dhe zhvillohet çdo vit gjatë muajit, i planifikuar për këtë vit për të filluar më 17 korrik. /Atsh/KP ...
Komentet te ​Pelegrinazhi në Mekë vetëm për besimtarët e vaksinuar Janë të Mbyllura

BE në panik – qëllimi nuk është përmbushur

Rajoni dhe Bota
Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk ka përmbushur qëllimin e parë të vendosur, i cili është të vaksinohen 80 për qind e punonjësve shëndetësorë dhe popullsisë më të vjetër se 80-vjeç deri në fund të marsit, u tha sot në Bruksel. Komisioni Evropian shpreson që me shpërndarjen e pritur të 360 milionë dozave të vaksinave në tremujorin e dytë, qëllimi i dytë i vendosur i BE-së prej 70 për qind i popullatës së rritur të vaksinuar deri në fund të verës, do të arrihet. “Na u desh pak kohë për të arritur shpejtësinë e plotë në shpërndarjen e vaksinave. Në tremujorin e parë, 107 milionë doza u dorëzuan në vendet ...
Komentet te BE në panik – qëllimi nuk është përmbushur Janë të Mbyllura

​FFK mban të enjtën Kuvendin e Rregullt të Punës

Sport
Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00. Kuvendi ishte planifikuar që të mbahet me prezencën fizike të anëtarëve por që kjo është bërë e pamundur për shkak të vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ai do të mbahet online. “Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19, punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online”, thuhet në njoftimin e FFK-së/KP ...
Komentet te ​FFK mban të enjtën Kuvendin e Rregullt të Punës Janë të Mbyllura