Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Haliti thirrje publike Ramës: Hapni qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Xhavit Haliti ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hapjen e qendrave të vaksinimit për qytetarët e Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë me pandemi. Haliti në një postim në Facebook ka shkruar se hapja e qendrave të vaksinimit për qytetarët e Kosovës do të ishte një veprim i domosdoshëm në një kohë të vështirë me të cilën po përballet vendi. “Vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombësit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në ...
Komentet te Haliti thirrje publike Ramës: Hapni qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës Janë të Mbyllura

​Lul Raka: Variantet e reja COVID-19 duhet të jenë alarm për të gjithë

Lajme
Mikrobiologu Lul Raka ngre alarmin për variantin britanik të COVID-19, pasi sipas tij, ka shpejtësi më të madhe të përhapjes. “Nëse shpejtësinë e përhapjes e ka deri në 70 për qind më të lartë atëherë kjo do të thotë se një numër shumë i madh i njerëzve mund të infektohen në një periudhë kohore shumë më të shpejtë dhe kjo automatikisht do ta rriste numrin e hospitalizimeve, do ta rriste edhe numrin e vdekjeve. Prandaj këto variante duhet të jenë alarm për të gjithë”, tha Raka për RTV21. Ai ka folur edhe për efektin e vaksinës te variantet e reja të koronavirusit. “Vaksina është element shumë i rëndësishëm edhe në ...
Komentet te ​Lul Raka: Variantet e reja COVID-19 duhet të jenë alarm për të gjithë Janë të Mbyllura

​Futsall/ Lojtarët e Kosovës ende me llogon e vjetër të FFK-së në fanella – foto

Sport
Ekipi i Kosovës në futsall është duke e zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore kundër Holandës. Pas pjesës së parë Kosova është duke pësuar disfatë me rezultat minimal 1-0, raporton KosovaPress. Detaji që merr vëmendjen tek lojtarët e Kosovës është se në fanellat e tyre ende qëndron logoja e vjetër e Federatës së Futbollit të Kosovës edhe pse ajo është ndryshuar para disa ditëve. Duke se kjo ka të bëjë me faktin e mos-ndryshimit të fanellave të lojtarëve sepse me rastin e intonimit të himnit të flamurit stema që mbahej ne dorë nga kapiteni i skuadrës ishte me logon e re të FFK-së. Nga ana tjetër edhe kanali holandez që po ...
Komentet te ​Futsall/ Lojtarët e Kosovës ende me llogon e vjetër të FFK-së në fanella – foto Janë të Mbyllura

Real Madrid – Liverpool, skuadrat zbresin në fushë me këto formacione

Sport
Real Madridi e pret Liverpoolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të dy skuadrat vijnë me pritje të mëdha për të vazhduar tutje në kompeticionin më të madh evropian të futbollit në nivel klubesh andaj edhe sfida e sotme pritet të jetë shumë e hapur dhe interesante, përcjellë KosovaPress. Mungesa e Sergio Ramos për shkak të lëndimit si dhe e Rafael Varanes i cili u infektua me Covid-19 paraqesin problem serioz për trajnerin Zinedine Zidane. Këto janë formacionet zyrtare: Real Madrid:Courtois, Militao, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Lucas, Vinicius, Mendy Liverpool: Alisson, Arnold, Philips, Kabak, Robertson, Wijnaldum, Keita, Mane, Salah, Jota/KP ...
Komentet te Real Madrid – Liverpool, skuadrat zbresin në fushë me këto formacione Janë të Mbyllura

Një i arrestuar për grabitje të armatosur në Prishtinë, policia në kërkim edhe të personit të dytë

Lajme
Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur më 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh. Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin E. H., mashkull, 20-vjeç, shtetas i Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes. Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë A. K., mashkull, 19- vjeç, shtetas i Kosovës, i cili aktualisht është në arrati dhe të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar ...
Komentet te Një i arrestuar për grabitje të armatosur në Prishtinë, policia në kërkim edhe të personit të dytë Janë të Mbyllura

Ambasada e Kosovës në Paris me njoftim të rëndësishëm për shtetasit kosovarë

Lajme
Për shkak të masave të reja të vendosura nga qeveria franceze për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Kosovës në Paris do të jetë e mbyllur përkohësisht për publikun nga nesër 7 prill deri në marrjen e një vendimi të ri nga autoritetet vendore. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë Ambasada e Kosovës në Francë. “Ambasada do të vazhdojë të ofrojë shërbime të cilat mund të kryhen nga distanca si dhe të përgjigjet në telefonatat tuaja. Për rastet e natyrës urgjente, ju lutem të na kontaktoni në numrin emergjentë të ambasadës: +33 (0)6 72 88 10 22”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook./KP ...
Komentet te Ambasada e Kosovës në Paris me njoftim të rëndësishëm për shtetasit kosovarë Janë të Mbyllura

​Nike lëshon në treg fanellën e katërt të Interit por Serie-A mund ta refuzojë

Sport
Kompania e veshjeve Nike ka lëshuar fanelën e katërt të Interit për sezonin 2021-22, por ka raporte që mund të refuzohet nga Lega Serie A. Një dizajn i fshehtë ishte zbuluar javën e kaluar dhe tani dyqani zyrtar i Nike ka konfirmuar se ky është dizajni. Ai përfshin modelin e ri të logos së Interit, por përndryshe është një kombinim me modele, ngjyra dhe forma të ndryshme, përcjellë KosovaPress. “Calcio e Finanza” paralajmëron që Interi mund të mos lejohet ta veshë atë në ndeshjet zyrtare, sepse rregullat e Lega Serie A përcaktojnë që fanellat duhet të kenë më së shumti tre ngjyra të dallueshme. Ka vend për diskutim dhe Interi ...
Komentet te ​Nike lëshon në treg fanellën e katërt të Interit por Serie-A mund ta refuzojë Janë të Mbyllura

Milioneri famëkeq francez dhe e shoqja e tij lidhen e rrihen në grabitjen e natës

Rajoni dhe Bota
Milioneri i kontestuar francez Bernard Tapie raportohet se është duke u rikuperuar pas një grabitjeje ‘me dhunë ekstreme’ në vilën e tij gjigande pranë Parisit. Magnati 78-vjeçar, ish-politikan i lartë, ishte goditur vazhdimisht me shkopinj në kokë kur katër burra hynë me forcë në shtëpinë e tij natën e të dielës. Tapie dhe bashkëshortja Dominique, 70-vjeçe, ishin lidhur me korda elektrike. Sipas raportimeve të tyre, gruaja ishte tërhequr nga flokët teksa i kërkohej të tregonte ku ishin sendet me vlerë, por rrjedhimisht ishte liruar dhe kishte ngritur alarmin. Kryebashkiaku lokal Guy Geoffroy tha: “Në shtëpi nuk kishte thesar dhe kjo ndoshta e përkeqësoi dhunën”. Nipi i tij Rodolphe Tapie tha ...
Komentet te Milioneri famëkeq francez dhe e shoqja e tij lidhen e rrihen në grabitjen e natës Janë të Mbyllura

​Jill Biden subjekt i një libri komik biografik

Kult
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden do të ketë librin e saj komik biografik, duke iu bashkuar kështu grave të tjera personalitete, si zëvendëspresidentja Kamala Harris, murgesha Nënë Tereza dhe ylli i vendit, Dolly Parton, në seritë “Forca Femërore” e TicalWave Comics, sipas Reuters. Mësuesja 69-vjeçare do të jetë subjekt i 22 faqeve “Forca Femërore: Jill Biden”, që do të dalë në shtyp dhe digjital më 7 prill. Bashkë me të do të dalë edhe një libër për ngjyrosje. Biden, e cila ka avokuar prej kohësh për familjet ushtarake, kolegjet e komunitetit dhe arsimin e grave, është shtesa e fundit në serinë komike biografike të kushtuar grave frymëzuese. “Ne ...
Komentet te ​Jill Biden subjekt i një libri komik biografik Janë të Mbyllura

QKMF në Kaçanik pranon 70 vaksina antiCOVID, nesër nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë

Shëndetësi
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik është furnizuar sot me 70 vaksina anticovid nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas së cilës do të fillojë vaksinimi për punëtorët shëndetësorë. Në një postim në Facebook thuhet se numri i vaksinave të pranuara nuk i plotëson as nevojat e punëtorëve shëndetësorë, andaj bëhet e ditur se në këtë periudhë do të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësor të QKMF-së, ndërsa me ardhjen e kontingjentit tjetër të vaksinave do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Vaksinimi për punëtorët shëndetësorë do të realizohet nesër me datën 07.04.2021 ...
Komentet te QKMF në Kaçanik pranon 70 vaksina antiCOVID, nesër nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë Janë të Mbyllura