Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar të hënën, Kosova ballafaqohet përsëri sonte me Holandën në një tjetër test miqësor. Në sfidën e parë Kosova pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj Holandës dhe madje kishte rastin të fitonte ndeshjen sikur të konvertoheshin ne gola dy penalltitë e akorduara por që nuk u konkretizuan. Sonte, Holanda dhe Kosova ballafaqohen nga ora 19:00 dhe ndeshje LIVE mund ta ndiqni në linkun e më poshtëm:/KP ...
Komentet te Futsall/ Këtu mund ta ndiqni ndeshjen miqësore Holandë – Kosovë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Greqia konfirmoi sot 4.309 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 30 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Gjithsej, vendi numëron 281.570 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. EODY njoftoi gjithashtu edhe 79 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, që e çojnë numrin e përgjithshëm të tyre në 8 532. Aktualisht, ka 751 pacientë në ventilator në spitale. Për më tepër, 526 pacientë me COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit. Mosha mesatare e të infektuarve të ri është 44-vjeç, ndërsa e viktimave 79-vjeç./Atsh/KP ...
Komentet te Greqia me rekord të ri shifrash COVID-19 Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 4 555 teste të kryera janë regjistruar 1.259 raste të reja me COVID-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 751 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 45 pacientë. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 136.402 raste, prej të cilëve 111.039 janë shëruar, 4.022 kanë ndërruar jetë, ndërsa janë 21.265 raste aktive./KP ...
Komentet te 45 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike, ku shënoi fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 73:90 (17:16, 17:26, 19:23, 20:25). Ndeshja nisi e baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa çereku i parë përfundon 17:16 për shkodranët. Peja ishte më e mirë në periudhën e dytë, ku kishte epërsi deri në dhjetë pikë, 30:40, derisa pjesa e parë përfundon 34:42. Peja e kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë. Verdhezinjtë ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, që e fituan 19:23, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:65. 10 minutat ishin formalitet, derisa pejanët thelluan ...
Komentet te Liga Unike/ Peja kualifikohet në gjysmëfinale Janë të Mbyllura
9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës nga 2334 testime të kryera, janë konfirmuar 141 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 604 persona. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe etj. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në ...
Komentet te Koronavirusi në Shqipëri, 9 viktima në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura
Pas emërimit si zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv në Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC). Ai në një status në Facebook ka shkruar se pas 21 vjet në krye të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) jep dorëheqje nga kjo detyrë, ndërkohë që Bordi ka emëruar për ushtrues detyre kolegun e tij, Petrit Tahiri. “Falënderoj kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Arbërie Nagavci për besimin dhe zotohem se do të punoj me gjithë energjinë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit dhe kërkimit. Jam i vetëdijshëm për të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi dhe mirëpres çdo ide dhe ...
Komentet te Nis punën si zëvendësministër, Pupovci dorëhiqet nga pozita e kreut të KEC-it Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë Marie Christine Butel. Me këtë rast kryeministri Kurti ka shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për letrën e urimit nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe mbështetjen e ofruar, duke thënë se Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës. Në takim u diskutua edhe për situatën me pandeminë dhe për domosdoshmërinë e marrjes së masave të reja kundër COVID-19. Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren Butel edhe për vështirësitë në sigurimin e vaksinave dhe shprehu shpresën që partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në tejkalimin e pandemisë. Në takim u bisedua edhe për projektet ...
Komentet te Kurti takim me Butel: Franca, aleat i rëndësishëm i Kosovës Janë të Mbyllura
Kupa e Kosovës në futboll ka arritur deri në fazën gjysmëfinale të saj për edicionin 2020/2021. Tashmë janë të përcaktuara çiftet që do të ballafaqohen më synimin për të arritur ne finale të kësaj gare, raporton KosovaPress. Prishtina që konsiderohet si skuadra favorite për ta fituar këtë trofe do të ballafaqohet me Llapin kurse gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet dy skuadrave të Ligës së Parë, Istogut dhe Dukagjinit. Skuadrat finaliste mësohen pas dy ndeshjeve të zhvilluara, sistemi vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para do të zhvillohen nesër më fillim nga ora 14:00./KP ...
Komentet te Kupa e Kosovës/ Gjysmëfinalet e para zhvillohen nesër Janë të Mbyllura
Sot në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në Shipol të Mitrovicës iu dha lamtumira e fundit Selahed Mehmetit, i cili u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte 26-vjeçar dhe evidentohej si i zhdukur deri para pak ditësh kur eshtrat e tij u identifikuan në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës. Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, ka kritikuar institucionet se nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim. Sipas tij, në këtë mënyrë po lëndohen ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve, ndërsa potencoi se janë gjithsej edhe 115 persona të pagjetur në Mitrovicë. Çerkini: Janë edhe 115 persona të ...
Komentet te Varroset Selahed Mehmeti, i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë Janë të Mbyllura
Shqipëria e Futsallit do të luajë nesër në mbrëmje në Feti Borova ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Kampionatit Europian të Futbollit të Sallës. Për herë të parë skuadra jonë Kombëtare ka arritur në 24 skuadrat më të mira të Europës dhe është përfaqësuar denjësisht në një grup me liderat e futsallit si Kroacia dhe Ukraina. Kuqezinjtë vijnë në këtë grumbullim pas fitores së ndeshjes së fundit me Danimarkën në Tiranë. Përpara kësaj ndeshjeje, trajneri Erind Resuli, ka folur për fshf.org ku është ndalur te vështirësitë që pati kjo fazë në grupe e Europianit, prag ndeshjen me Kroacinë dhe të ardhmen e kësaj skuadre. “Kemi përballë Kroacinë në ...
Komentet te Shqipëri – Kroaci, Resuli kërkon maksimumin nga lojtarët në ndeshjen me Kroacinë në futsall Janë të Mbyllura