Finalja e Ligës së Kampionëve e sezonit 2017/18, ajo mes Real Madridit dhe Liverpoolit, i takoi gjigantit spanjoll, në të cilën ata triumfuan me rezultat 3:1. Përveç humbjes, një nga momentet më dramatike që u përfol më së shumti, ishte edhe incidenti mes mbrojtësit Sergio Ramos dhe yllit të Liverpoolit Mohamed Salah. Pas një ndërhyrje jo të mirë, Ramos në minutën e 30’ e lëndoi egjiptianin, kështu duke e lënë të hendikepuar Liverpoolin. Në konferencën e fundit për media, Jurgen Klopp u pyet rreth rastit kur Ramos e lëndon Salahun në finalen e sezonit 2017/18, duke u përgjigjur që nuk do të lejoj që ai moment të ndikoj në ekipin ...
Komentet te Klopp flet për incidentin mes Ramos e Salah Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjiganti italian Juventus ka bërë të ditur që Federico Bernardeschi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe do të mungoj të mërkurën në derbin kundër Napolit. Bernardeschi tani është në izolim shkaku i testit pozitiv me Covid-19, edhe pse Juventusi e ka konfirmuar që italiani ende nuk ka simptoma, përcjell KosovaPress. 27 vjeçari u përdor si zëvendësues të shtunën e kaluar në ndeshjen kundër Torinos, ndeshje të cilën Juventusi barazoi 2:2, rezultat ky që ka dëmtuar më shumë ëndrrën e “Zonjës së Vjetër” për titullin e 10-të radhazi në Serie A. Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo në ndeshjen kundër Napolit do të jetë pa shërbimet e mbrojtësve Leonardo Bonucci dhe Merih ...
Komentet te Bernardeschi bëhet rasti i fundit me Covid-19 tek Juventusi Janë të Mbyllura
Oda e Afazimit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës dhe bizneset Besa Security, Elkos Group dhe Ginza ka organizuar WEBINAR me temë “Punësimi”. Qëllimi kryesor i këtij WEBINAR-i ishte ndërlidhja e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me tregun e punës. Përgjatë këtij takimi virtual sekretari i Bordit të OAK-së Diamant Elshani paraqiti punën e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) para të pranishmëve, duke sqaruar gjithçka rreth prioriteteve, shërbimeve, memorandumeve të bashkëpunimeve, ligjeve që OAK aktualisht është duke shyqrtuar, takimeve të mbajtura, konferencave etj. Secili nga bizeneset të cilat ishin të pranishëm në këtë webinar i’u dha fjala për të treguar rreth shërbimeve që ...
Komentet te OAK realizoi WEBINAR me temë “Punësimi” Janë të Mbyllura
Institucionet e Kosovës janë të angazhuara me tërë kapacitetet e tyre që të sigurojnë sa më parë kontingjentin e radhës me vaksina kundër virusit SARS-CoV-2. Kështu kanë deklaruar Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një vizite që bënë të martën në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, ku u njoftuan nga afër lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi. Udhëheqësit institucionalë deklaruan se pritet që shumë shpejt të arrijnë në vend edhe kontingjentet e tjera me vaksinat kundër virusit SARS-CoV-2. E para e shtetit u shpreh e lumtur që ka filluar procesi i vaksinimit, teksa tha se deri më tani gjithçka po shkon në mënyrë shembullore. Osmani: Po ...
Komentet te Osmani dhe Vitia paralajmërojnë ardhjen e kontingjentit të radhës me vaksina Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e të pagjeturve duhet të jetë prioriteti numër një në dialogun me Serbinë. Sipas saj, të pagjeturit janë akoma plagë e hapur për Kosovën dhe dhimbje e madhe për të gjithë. Këto komente shefja e shtetit i bëri sot derisa bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh tek Memoriali i të pagjeturve në Prishtinë. Aty ajo u mirëprit nga qytetarët të cilët edhe e duartrokitën dhe i uruan suksese në postin si presidente e Kosovës të cilin edhe e mori sot zyrtarisht. Osmani tha se përderisa nuk ka drejtësi për të gjitha viktimat e luftës vështirë është të paramendohet paqja. ...
Komentet te Osmani: Të pagjeturit, prioritet numër një në dialogun me Serbinë Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.082 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 489 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç). Numri total i ...
Komentet te 745 TË SHËRUAR DHE 489 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas homazheve të varri i Rugovës ka pranuar lule nga një zonjë e cila kishte ardhur nga Norvegjia. Në një bisedë të shkurtër me të qeshura, Osmani i ka lënë porosi bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut që të kujdeset për lulet duke i ujitur. Në të vërtetë, ishte vet Prindoni i cili e pyet zonjën që dhuroi lule nëse duhet t’i ujisë shpesh, dhe pasi merr nuk merr përgjigje, presidentja i drejtohet bashkëshortit me fjalët se “I ujit ti Prindon” dhe ai që ia kthen se “Prandaj po e pyes”. E gjithë situata ka kaluar me të qeshura. Po ashtu, Osmani ka zbuluar se është ...
Komentet te Osmani pranon lule dhe porosit burrin: I ujit ti! Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, ka njoftuar se kanë finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë. Ky është statusi i saj i plotë: Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit ...
Komentet te Procedohet në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu bëri homazhe për të nderuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Ajo pranë varrit të tij tha se mbështetja dhe miqësitë qe ai siguroi për Kosovën edhe sot janë bazament i fuqishëm për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Osmani: Nderoj veprën e arkitektit të shtetit të Kosovës “Jam këtu që me rastin e marrjes së detyrës të nderoj veprën dhe kujtimin e arkitektit të shtetit dhe të pavarësisë së vendit tonë, presidentin historik dr. Ibrahim Rugova i cili siç e thash edhe në ditën e betimit tim si presidente në Kuvend ai i ka dhënë politikës dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin ...
Komentet te Osmani nderon Rugovën: Mbështetja që siguroi janë bazament për shtetin (Video) Janë të Mbyllura
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tani po thonë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër COVID-19 se sa përdorimi i një maske. Përmes një eksperimenti, duke përdorur koka artificiale të vendosura afro dy metra nga njëra-tjetra, CDC tha se një maskë kirurgjikale apo maskë pëlhure, bllokon 40% të grimcave të madhësisë së koronavirusit. Por një maskë pëlhure e vënë mbi një maskë kirurgjikale bllokoi 80% të grimcave. Por studimi përdori vetëm një lloj maske kirurgjikale dhe një lloj pëlhure, çfarë e bën të paqartë nëse do të arriheshin të njëjtat rezultate me maska të ndërtuara me materiale të ndryshme. Të dhënat mbi maskat kanë ...
Komentet te “Vendosja e dy maskave ju mbron më mirë nga Coronavirusi” Janë të Mbyllura