Universiteti i Oksfordit ka ndaluar t’u jep fëmijëve dhe adoleshentëve një vaksinë të zhvilluar me AstraZeneca si pjesë e një studimi, në pritje të më shumë informacionit mbi rastet e mpiksjes së gjakut të raportuara pas vaksinimit, raportoi Wall Street Journal të martën. Agjencia e Barnave evropiane EMA po heton 44 raporte të rasteve jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së trurit, të njohur si trombozë e sinusit venoz cerebral (CVST) dhe pritet të lëshojë gjetjet e saj të mërkurën ose të enjten. Një zyrtar i EMA tha më herët sot se ekzistonte një “lidhje” e qartë midis vaksinës së kompanisë britanike-suedeze dhe CVST, por që shkaku i vërtetë nuk dihej ...
Komentet te Oksfordi pauzon testimin e AstraZeneca te fëmijët Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se nuk do të vendosë një pasaportë shëndetësore për amerikanët për të treguar se ata janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa shtoi se sektori privat ishte i lirë të vazhdonte me idenë. “Qeveria nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë një sistem që kërkon që amerikanët të kenë një certifikatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Nuk do të ketë asnjë bazë të dhënash federale për vaksinimet, as ndonjë detyrim federal që kërkon që të gjithë të marrin një certifikatë vaksinimi”, shtoi ajo në konferencën e saj të përditshme për shtyp. Disa vende kanë zbatuar ose po planifikojnë të prezantojnë një “pasaportë” shëndetësore që ...
Komentet te Shtëpia e Bardhë: Jo pasaportë federale vaksinimi antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan Real Madridi me Liverpoolin si dhe Manchester City me Borussia Dortmundin. Skuadra e Zinedine Zidane ka shënuar një fitore solide ndaj asaj të trajnerit gjerman Jurgen Klopp me rezultat 3-1, përcjellë KosovaPress. Vinicius Junior dhe Marco Asensio shënuar për Real Madridin në pjesën e parë duke bërë kështu me dije që janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit. Me të filluar pjesa e dytë Mohamed Salah e ngushtoi rezultatin 2-1, por për fitoren e Real Madridit me dy gola epërsi në ndeshjen e parë u përkujdes ...
Komentet te Liga e Kampionëve, Liverpoolin e pret punë e vështirë në ndeshjen kthyese ndaj Realit, City mezi fiton ndaj Dortmundit Janë të Mbyllura
Pozita e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë Refik Hasani, në panelin e tryezës Tema e diskutimi ishte, edhe pas Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992.Prishtina dhe Tirana zyrtare, të jen zëri dhe ndërtojn një qëndrim lidhur me diskriminimin dhe çështjen e pazgjidhur. Këto të ngritën në instanca e mekanizma ndërkombëtare. Të ketë reciprocitet, e përkujdesje institucionale të përhershme. Tryeza është organizuar nga AFEDS-i, më datën 2 Mars 2021 në Hotel ,,Emerald’’,në Prishtinë. Kanë kaluar 29 vite që nga mbajtja e Referendumit në tri komunat në të cilin banorët e kësaj ane kishin shprehur vullnetin e tyre politik. Që nga ajo kohë, gjendja e shqiptarëve që banojnë ...
Komentet te REFIK HASANI, KËRKON QË PRISHTINA DHE TIRANA ZYRTARE TE JENË NJË ZËRI! Janë të Mbyllura
Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ku po ballafaqohen Real Madridi me Liverpoolin dhe Manchester City me Borussia Dortmundin. Tre gola janë shënuar gjithsejtë në këto dy takime, përcjellë KosovaPress. Real Madridit është duke avancuar me rezultat 2-0 ndaj Liverpoolit me golat e realizuara nga Vinicius Junior dhe Marco Asensio kurse Manchester City ka shkuar në pushim me një epërsi minimale ndaj Borussia Dortmundit me golin e realizuar nga mesfushori Kevin de Bruyne./KP ...
Komentet te Liga e Kampionëve, mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve, këto janë rezultatet Janë të Mbyllura
Kim Kardashian West është bërë zyrtarisht një miliardere, njoftoi revista Forbes. Forbes publikoi sot listën vjetore të miliarderëve botërorë, dhe për herë të parë aty përfshihet Kim Kardashian, duke iu falënderuar kompanive të saja kozmetike “KKW Beauty” dhe “Skims”. Kim nisi “KKW Beauty” në vitin 2017, dhe kompania “Koti” bleu një pjesë të 20% të linjës së saj kozmetike vitin e kaluar me një kontratë që vlerësohet të jetë me vlerë rreth një miliard dollarë. Forbes shkruan se pjesa e saj në kompani tani vlen rreth 500 milionë dollarë. Forbes shprehet se Kim ka aksione në një numër të kompanive të tjera private, dhe megjithëse shumat e sakta nuk janë ...
Komentet te Forbes: Kim Kardashian edhe zyrtarisht është miliardere Janë të Mbyllura
Qeveria italiane i ka dhënë Federatës së Futbollit të këtij shteti disponueshmërinë e saj për praninë e publikut në stadiumin Olimpik në Romë për ndeshjet e kampionateve evropiane të futbollit që fillojnë më 11 qershor. Ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, i dërgoi një letër presidentit të FIGC me pëlqimin e tij. Tani i takon federatës që të sqarojë protokollet që lejojnë ngjarjet të kryhen në mënyrë të sigurt. Ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, në fakt i dërgoi një letër presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, me pëlqimin e tij i cili menjëherë do t’i dorëzohet UEFA-s me email dhe thuhet se tani kjo do të varet nga CTS për të sqaruar ...
Komentet te Qeveria italiane jep dritën jeshile për praninë e tifozëve në stadiume Janë të Mbyllura
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë aktuale se ka blerë vota nga deputetët e partive të tjera për të votuar Vjosa Osmanin për presidente. Ne emisionin Rubikon në Klan Kosova ai u shpreh edhe se ata janë munduar që ta trafikojnë edhe Ligjin për Zgjedhjet, por që nuk iu lejua nga opozita. “Kemi përshëndetur e i kemi uruar fituesit e zgjedhjeve, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje për suksesin e arritur në zgjedhje dhe i jemi përgjigjur ftesës për biseda me ta, por ajo që ka pasuar më tutje nuk është se ka lënë një shije të mirë për Kosovën, pra fituesi, Lëvizja Vetëvendosje me 50 për qind e ...
Komentet te Haradinaj: Sali Zyba i VV-së ishte sekseri për vota të Vjosës – ai vizitoi plot deputetë Janë të Mbyllura
Fituesja e Miss Shri Lanka përfundoi garën me një dëmtim në kokë pasi kaosi shpërtheu në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Pushpika De Silva fitoi titullin e zonjës më të bukur të Shri Lankës, dhe ceremonia u transmetua në televizionin kombëtar. Sidoqoftë, disa momente më vonë, fituesja e këtij titulli nga viti 2019, Caroline Jurie, i hoqi kurorën De Silva, duke pretenduar se titulli nuk mund të ishte i saj sepse ajo ishte e divorcuar. Rregullat e zgjedhjes janë që garuesit të jenë të martuar dhe nuk duhet të jenë të divorcuar. “Ekziston një rregull që nuk lejon që gratë që janë martuar dhe divorcuar tashmë të konkurrojnë, ...
Komentet te Kaos në Miss Shri Lanka: Fitueses ia marrin kurorën dhe ia lëndojnë kokën Janë të Mbyllura
Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret të ketë asnjë arsye për të ndryshuar vlerësimin e saj të mëparshëm se përfitimet e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 tejkalojnë çdo rrezik, tha një zyrtar nga organi rregullator i OBSH-së sot në një konferencë shtypi. “OBSH po studion me kujdes të dhënat e fundit së bashku me rregullatorët evropianë dhe rregullatorë të tjerë, të cilët i referohen raporteve të mpiksjes së gjakut te njerëzit që morën vaksinën AstraZeneca”, konfirmoi Rogerio Gaspar, drejtori i organit rregullator të OBSH-së, raporton Reuters. Gaspar deklaroi se ai pret që organi rregullator të bëjë një vlerësim të ri të mërkurën ose të enjten, por që ai nuk beson se ...
Komentet te OBSH: Një vlerësim i ri për AstraZeneca është duke u zhvilluar, pritet i njëjti rekomandim Janë të Mbyllura