Në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç. Personi i parë që e mori vaksinën antiCOVID-19 në Kosovë nga kjo kategori është minatori Maliq Sejdiu 89 vjeçar i cili jeton në Prishtinë. Pas Sejdiut vaksinën AstraZeneca e mori Abide Hoxha 86 vjeçare, po ashtu banore e Prishtinës./KP ...
Komentet te 89 vjeçari merr vaksinën antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
“Një izolim tjetër do të ishte i duhur”, tha kancelaria Angela Merkel pas raportimit se në terapitë intensive po shtohet numri i pacientëve. Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn shpjegoi se numri i pacientëve në kujdes intensiv është rritur me 5% në një ditë. “Kjo tregon se sistemi shëndetësor rrezikon të vihet nën presion”, tha ai. Në këtë kuadër, Mynihu, i cili nga dje liroi masat kundër Covid kërkoi të zgjerojë sasinë e vaksinave për qytetarët e tij. Drejtuesi i landit, Markus Soeder njoftoi se ka porositur 2,5 mln vaksina të ruses Sputnik dhe sapo të ketë një përgjigje përfundimtare nga Agjencia Europiane e Barnave ato do dorëzohen./A2/KP ...
Komentet te Shtimi i pacientëve në terapi intensive, Merkel: Një tjetër izolim do ishte i duhur Janë të Mbyllura
Vendimi për ta pushuar nga puna një punonjës nuk mund të merret pa arsye të qëndrueshme. E, aq më pak kur punëdhënësi për ndonjë pakënaqësi nuk komunikon me punonjësin, por vendosë aty për aty që ta largojë atë. Shumica e shteteve e kanë të rregulluar ligjërisht çështjen e punësimit e me këtë edhe të shkëputjes së kontratës. Disa prej tyre e kanë të ligjshme që t’i pushojnë punonjësit nga puna vetëm se ashtu duan, por kjo deri në momentin kur ato arsye nuk përkojnë me arsyet e ndaluara me ligj. Sipas Ligjit të Punës në Kosovë, diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, ...
Komentet te Disa arsye joligjore për pushimin e punonjësve nga puna në Kosovë Janë të Mbyllura
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria po merr të gjitha masat për të bërë të mundur rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar ”Nënë Tereza”, pasi disa nga kontrollorët e trafikut ajror deklaruan paaftësi të përkohshme. “Ne kemi ngritur një task forcë, kemi kontaktuar disa nga bashkëpunëtorët tanë kyç, kam lajmëruar dhe aleatët kështu që do marrim masat, por më falni nuk mund ta ndaj me ju ende”, tha Balluku. Gjithsesi ministrja tha se presim një reflektim nga ana e kontrollorëve. Balluku gjatë një interviste në medie tha se kontrollorëve nuk u është kërkuar dorëheqja, ashtu sikundër është pretenduar prej tyre, por se u ...
Komentet te Balluku: Po merren të gjitha masat për të bërë të mundur rifillimin shumë shpejt të fluturimeve në Rinas Janë të Mbyllura
Champions i lë vendin Europa League sot, ndërsa luhen ndeshjet e para çerekfinale. Ajax-Roma duket në letër dueli më interesant i kësaj faze, me ndeshjen e parë që luhet në Amsterdam. Roma do të ketë në dispozicion sulmuesin Edin Dzeko për këtë përballje, me boshnjakun që arritur formën optimale fizike. Në 8 më të mirat e Europa League janë edhe dy skuadra angleze, pretendente për trofeun. Manchester United që luan ndaj Grandas në Spanjë dhe Arsenal që do të presë në Londër çekët e Slavias Praga. Ndeshja tjetër është ajo mes Dinamo Zagreb që eliminoi Tottenham dhe spanjollëve të Villareal./KP ...
Komentet te Çerekfinalet e Europa League, Roma, United e Arsenal zbresin në fushë Janë të Mbyllura
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se sot nisin punimet për shtresat asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës, segmenti Qafë Kashar – Ura e Dajlanit Durrës. Sipas ARRSH-së, vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit. “Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.”, sqaron ARRSH. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes ...
Komentet te Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës Janë të Mbyllura
Sot rrjetet sociale janë më shumë se sa rrjetëzim. Kjo është duke u kuptuar, sidomos nga ata që kërkojnë punë, sepse kujdesi i tyre në mënyrën se si duken dhe çfarë postojnë është rritur. Një sondazh i vitit 2019 i kryer nga firma e shqyrtimit të shërbimeve të punësimit “JDP”, raporton se 84 për qind e respodentëve kanë thënë se besojnë që rrjetet sociale kanë ndikim në vendimet për punësim. Si rezultat i kësaj, 50 për qind thanë që kanë larguar profile ose postime të vjetra në mënyrë që ta krijojnë një reputacion ndryshe për rrugëtimin profesional. Ndërsa, sondazhi i CareerBuilder, me rekruterët dhe profesionistët e burimeve njerëzore nxorri në ...
Komentet te 5 gabime në rrjete sociale që duhet shmangur gjatë aplikimeve për punë Janë të Mbyllura
Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës. Kuvendi ishte planifikuar që të mbahet me prezencën fizike të anëtarëve por që kjo është bërë e pamundur për shkak të vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ai do të mbahet online. “Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19, punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Ky kuvend ëhstë planifikuar të nisë në ora 17:00/KP ...
Komentet te FFK mban sot Kuvendin e Rregullt të Punës Janë të Mbyllura
Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në të gjithë botën. Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë në prill 1971. Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika tradicionale rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës rome. Muzika e tyre ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike të tillë si Franz Liszt dhe Johannes ...
Komentet te Dita Ndërkombëtare e Romëve Janë të Mbyllura
Njerëzit janë të pasionuar pas gjërave të ndryshme. Në shumicën e rasteve, ato tentojnë t’i lidhin me profesionet që zgjedhin që t’i ushtrojnë gjatë jetës. Kështu që, nëse jeni persona të numrave, këto janë disa nga zgjedhjet që mund t’i bëni në karrierë. Llogaritar/e Kontabilistët shqyrtojnë, analizojnë dhe interpretojnë të dhënat e kontabilitetit për të përgatitur pasqyrat financiare, për të dhënë këshilla, ose për të audituar dhe vlerësuar deklaratat e përgatitura nga të tjerët. Kimist/e Kimistët kryejnë analiza ose eksperimente kimike cilësore dhe sasiore në laboratorë për kontrollin e cilësisë dhe procesit ose për të zhvilluar produkte ose njohuri të reja. Inxhinier Mekanik/ Inxhiniere Mekanike Inxhinierët mekanikë kryejnë detyra ...
Komentet te 10 profesione për njerëzit që i duan numrat Janë të Mbyllura