Tani për tani, Sllovenia nuk do të ndryshojë strategjinë e vaksinimit kundër COVID-19, tha kreu i grupit qeveritar për COVID-19, Bojana Beoviq. Një deklaratë e tillë erdhi pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se rastet e mpiksjes së pazakontë të gjakut duhet të kategorizohen si një kundër-efekt shumë i rrallë i vaksinës AstraZeneca. Beoviq tha se Sllovenia nuk do të ndryshojë qasjen e saj ndaj vaksinës për momentin, që do të thotë se vaksina AstraZeneca mbetet e rezervuar për njerëzit e moshës 60 deri 65 vjeç, raporton agjencia sllovene STA. “Qasja padyshim që nuk mund të ndryshohet çdo disa ditë, sepse përfshin logjistikën në terren. Duket se për momentin ...
Komentet te Sllovenia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nëse bëhet një analizë krahasuar me vitet e mëparshme, ka një përmirësim dhe shpresë për një jetë më të mirë për romët në Kosovë, megjithatë, “lufta” është ende përpara, kështu thotë për KosovaPress, Gazmend Salijeviq, zëvendësministri i sapoemëruar për Komunitete dhe Kthim i cili është edhe përfaqësues i Iniciativës Rome. Në intervistën e tij të parë pas marrjes së detyrës, Salijeviq tha në Ditën Botërore të Romëve se anëtarët e komunitetit të tij në të gjithë Evropën, Ballkanin dhe Kosovën vazhduan të luftonin për qëllimet e vendosura gjysmë shekulli më parë në një kongres të përgjithshëm të mbajtur më 1971, për përmirësimin e pozitës së romëve në shoqëri në të ...
Komentet te Salijeviq: Ka shenja përmirësimi dhe shpresë për një jetë më të mirë për romët në Kosovë Janë të Mbyllura
Një roje sigurie në një hotel karantinë në Zelandën e Re doli pozitiv për virusin korona, por në këtë kohë nuk ka prova që infeksioni është përhapur më tej. AP raporton se autoritetet shëndetësore njoftuan se personi jeton vetëm dhe se ai kishte kontaktuar me një koleg tjetër, dhe se të dy punëtorët tani janë në izolim. Zyrtari i lartë i shëndetit Ashley Bloomfield tha se roja 24-vjeçar nuk ishte vaksinuar dhe se ai do të përsëriste testin në mënyrë që të përcaktonte më mirë natyrën e infeksionit të tij, sipas agjencisë. Zelanda e Re ka arritur të ndalojë përhapjen e virusit, kështu që paraqitja e dikujt që nuk është ...
Komentet te Zelanda e Re: Në gatishmëri, zbulohet një rast i koronavirusit Janë të Mbyllura
Një në tre pacientë të mbijetuar nga infeksione të rënda me COVID-19 kanë zhvilluar çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor brenda gjashtë muajve nga shërimi, tregoi një studim i ri. Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe botuar në revistën “The Lancet Psychiatry”, zbuloi se 34% e pacientëve që u shëruan nga COVID-19 përjetuan çrregullime të shëndetit mendor dhe neurologjik. Studimi, i cili përfshiu 236.379 pacientë, u krye në vazhdën e shqetësimeve në rritje për efektin psikologjik të COVID-19 te të mbijetuarit. Një studim i mëparshëm nga i njëjti grup kërkimor zbuloi se pacientët janë në një rrezik në rritje të ankthit dhe çrregullimeve të humorit në tre muajt ...
Komentet te Një në tre të mbijetuar nga COVID-19 përballet me depresion Janë të Mbyllura
Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi dhunën që shpërtheu përsëri në rrugët e Irlandës Veriore pasi një autobus u rrëmbye dhe u dogj. Deklarata e tij vjen pas disa net trazirash mes komuniteteve të vendit lidhur me çështjen Brexit dhe shkeljeve të pretenduara të rregullave kundër të koronavirusit nga Sinn Fein në funeralin e republikanit, Bobby Storey. “Unë jam thellësisht i shqetësuar për dhunën në Irlandën e Veriut, veçanërisht sulmet ndaj atyre që mbrojnë publikun dhe bizneset, sulmet ndaj shoferit të autobusit dhe sulmin ndaj një gazetari”, shkroi Johnson në Twitter. “Mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut, jo dhunës së krimit”, shtoi Johnson. Kryeministrja irlandeze Arlene Foster dënoi sulmin ...
Komentet te Johnson: I shqetësuar për dhunën në Irlandën Veriore Janë të Mbyllura
Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, kërkohet që para tij të raportojnë edhe komunat
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i udhëhequr nga opozita ka mbajtur mbledhjen konstituive, ku ish-ministrja Hykmete Bajrami kërkoi nga të gjithë anëtarët që të jenë sa më profesionistë e sa më pak politikë. Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetët e pozitës kërkuan që shqyrtimit të raporteve të këtij komisioni t’i shtohen edhe raportet e komunave të mëdha, që për rrjedhojë kanë edhe buxhete të mëdha. Për shkak të situatës me pandeminë dhe asaj politike, Bajrami bëri të ditur se ky komision vitin e kaluar ka shqyrtuar 24 raporte. Ajo që në mbledhjen e radhës propozojmë nga stafi mbështetës për inicimin e tenderit të një kompanie që do të bëjë auditimin ...
Komentet te Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, kërkohet që para tij të raportojnë edhe komunat Janë të Mbyllura
Sveçla: MPB do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim, Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës. Mustafa uroi Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, si dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre. Ministri Sveçla e falënderoi kryetarin Mustafa për urimet dhe ritheksoi përkushtimin e tij për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të adresimit të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë. Gjithashtu në takim, ministri Sveçla theksoi se roli i MPB-së do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të ...
Komentet te Sveçla: MPB do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës Janë të Mbyllura
Investitorët e huaj potencialë për të mësuar më shumë rreth arsyeve për të investuar në Kosovë tashmë kanë në dispozicion “Manualin për investitorët e huaj” të hartuar nga autoret Sytrime Dervisholli dhe Nora Hasani. Një publikim i Fondacionit gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. Gjatë promovimit të këtij manuali është kërkuar nga institucionet qeveritare që të paraqesin një ofertë serioze dhe atraktive, jo vetëm për investitorët gjermanë, por për të gjithë investitorët e huaj të cilët e shohin Kosovën si vend potencial për investim. Daniel Braun nga Fondacioni Konrad Adenauer theksoi se Kosova nuk është vetëm në fokusin e zhvillimeve politike, për çka shpesh është, por edhe për mundësitë ekonomike. ...
Komentet te Kosova, mundësi për investime të huaja, kërkohet ofertë serioze dhe atraktive Janë të Mbyllura
Nga 646 lëndë të korrupsionit sa ishin gjatë vitit 2020-të në prokuroritë e Kosovës, vetëm 329 prej tyre është arritur që të trajtohen. Kurse 317 lëndë që kanë ngelur pa u trajtuar janë bartur në vitin 2021, Kështu u tha në konferencën e Lëvizjes FOL, në publikimin e raportit “Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”. Albana Hasani nga Lëvizja FOL theksoi se është shqetësuese bartja e lëndëve. “Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha prokuroritë e Kosovës për vitin 2020 rezulton të jetë 87 përqind që nënkupton se numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe ishte më e ulët se numri i lëndëve të ...
Komentet te 329 lëndë të korrupsionit nga 646 u trajtuan nga prokuroritë vitin e kaluar Janë të Mbyllura
E PLOTËSUAR Në Kosovë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85 vjeç, proces ky i cili është paraparë të vazhdoj edhe më datën 9 dhe 10 prill. I pari që e mori dozën e parë të AstraZeneca në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”, në Prishtinë është ish minatori, 89 vjeç, Maliq Sejdiu. Dhënia e vaksinës për këtë kategori ashtu siç është planifikuar, do të bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare në komunat ku është shpërndarë vaksina. Ndërsa, datat 11, 12 dhe 13 prill është paraparë të nis vaksinimi i personave prej 80 deri në 84 vjeçar. Pasi e mori vaksinën, Maliq Sejdiu tha ...
Komentet te Nis vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç Janë të Mbyllura