Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​SHBA tërheq trupat e mbetura luftarake nga Iraku

Rajoni dhe Bota
Shtetet e Bashkuara po tërheqin trupat e mbetura luftarake nga Iraku pas 18 vjetësh, sipas një deklarate të përbashkët sot nga qeveritë e të dy vendeve. SHBA dhe Iraku kanë riafirmuar synimin e tyre të përbashkët për të vazhduar koordinimin dhe bashkëpunimin dypalësh të sigurisë. Të dy vendet riafirmuan që forcat amerikane ishin në Irak me ftesë të qeverisë irakiane për të mbështetur Forcën e Sigurisë Irakiane (ISF) në luftën e tyre kundër ISIS. Bazuar në kapacitetin në rritje të ISF, palët konfirmuan se misioni i forcave amerikane dhe të koalicionit është zhvendosur në atë të përqendrimit në detyrat e trajnimit dhe këshillimit, duke mundësuar kështu rivendosjen e forcave të ...
Komentet te ​SHBA tërheq trupat e mbetura luftarake nga Iraku Janë të Mbyllura

​PSD: Arben Vitia – “Dr. Hipokriti”

Lajme
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sonte një aksion simbolik në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj orës policore të vendosur nga Qeveria e Kosovës si pjesë e masave antiCOVID-19. Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se kanë pasur leje për organizimin e këtij aksioni simbolik dhe se ai nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës pas përfundimit të këtij aktiviteti. Molliqaj tha se nuk janë kundër masave të qeverisë në tërësi, por janë kundër vendosjes së orës policore nga 22:00-06:00 të mëngjesit, duke e quajtur këtë një masë shabllon. Aktivistët e PSD-së kanë shkruar grafitë duke iu referuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, si “Dr. Hipokriti”, për shkak se ...
Komentet te ​PSD: Arben Vitia – “Dr. Hipokriti” Janë të Mbyllura

​Shenja të qarta: Kështu sillet një mashkull që nuk ju dashuron më

Lifestyle
Pavarësisht se sa do të dëshironit të mos ishte ashtu, një ditë lidhja ose martesa juaj mund të shembet. Sidoqoftë, a erdhi fundi me të vërtetë papritur apo i keni injoruar shenjat e qarta që ju zbuluan se ai thjesht nuk interesohej më për ju? Këto janë shenja që partneri juaj nuk ju do më dhe se është koha për t’i dhënë fund lidhjes ose martesës. Ai nuk ju tregon dashuri dhe vëmendje Ai nuk kalon shumë kohë me ju, nuk ju tregon se sa i rëndësishëm jeni. Ai nuk ju tregon më butësi, për më tepër, ai ju shmang dhe ndihet i pakëndshëm kur i jepni butësi. Mendon për ...
Komentet te ​Shenja të qarta: Kështu sillet një mashkull që nuk ju dashuron më Janë të Mbyllura

​Hasani: Kurti me të drejtë donte ta ndërronte Ligjin për Zgjedhje

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka komentuar propozimin e ndryshimit për Ligjin për Zgjedhje që e bëri kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të votohej presidenti i ri i vendit. Hasani në Pressing të T7, tha se Kurti me të drejtë donte ta ndërronte këtë ligj, pasi sipas tij është i padrejtë. “Me plot të drejtë ai donte ta ndërronte ligjin se ishte i padrejtë, ligjin që i ndalonte njerëzit që janë me vendim, se ishte absurd. Por ajo nuk mund të bëhet me ligje të zakonshëm duhet me amendament. Nëse nuk ndërrohet sistemi zgjedhor e kisha precizuar mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duke caktuar afate ...
Komentet te ​Hasani: Kurti me të drejtë donte ta ndërronte Ligjin për Zgjedhje Janë të Mbyllura

Liga e Kampionëve, spektakël në Bayern – PSG, Chelsea në avantazh ndaj Portos

Sport
Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndryshjeve, Bayern – PSG dhe Porto – Chelsea të vlefshme për ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve. PSG është duke e mposhtur Bayernin me rezultat 2-1. Dy golat për francezët u realizuan nga Mbappe dhe Marquinhos ndërsa për Bayernin realizon Moting, përcjellë KosovaPress. Ndërsa Chelsea është duke e mposhtur Porton me rezultat 1-0 dhe golin e realizoi mesfushori Maison Mount./KP ...
Komentet te Liga e Kampionëve, spektakël në Bayern – PSG, Chelsea në avantazh ndaj Portos Janë të Mbyllura

​Shqipe Mjekiqi: Kisha ftesë për anëtarësim në LDK edhe më 2015, por s’pranova

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku ka thënë se me anëtarësimin në këtë subjekt politik, është ndjerë mirë, meqë sipas saj gjeti njerëz më të cilët ishte familjarizuar më parë gjatë angazhimeve. Mjekiqi mes tjerash në Rubikon zbuloi se për të qenë pjesë e LDK-së, kishte pasur ofertë edhe në vitin 2015, kur me Qeverinë kryesonte Isa Mustafa, njofton Klan Kosova. “Unë kam pasur një mundësi të jem pjesë e LDK-së, si anëtare e kryesisë në LDK në vitin 2015. Ka qenë një ftesë atë kohë që unë të bëhem anëtare e kryesisë, dhe gjithashtu më pas më është ofruar që të shërbej si zëvendësministre, po flasim për Qeverinë Mustafa, dhe ...
Komentet te ​Shqipe Mjekiqi: Kisha ftesë për anëtarësim në LDK edhe më 2015, por s’pranova Janë të Mbyllura

​Blerim Vela emërohet shef i Stafit të presidentes Osmani

Lajme
Blerim Vela është emëruar sot për shef të Stafit të presidentes Vjosa Osmani. Kjo është bërë e ditur nga vetë presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook. Blerim Vela ka përvojë profesionale 20-vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit. Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. ...
Komentet te ​Blerim Vela emërohet shef i Stafit të presidentes Osmani Janë të Mbyllura

​Lirak Çelaj flet për ‘opozitën e ardhshme’, vjen reagimi i PDK-së

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Lirak Çelajt nga kjo parti, në një emision televiziv për të diskutuar, siç thuhet, në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme”. Në një sqarim për media, Partia Demokratike e Kosovës thotë se vazhdon të bojkotojë RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij, dhe se Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë, por vetëm mendimet e tij personale. “I ftuari i sotëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme”, Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe ...
Komentet te ​Lirak Çelaj flet për ‘opozitën e ardhshme’, vjen reagimi i PDK-së Janë të Mbyllura

Drita Millaku paralajmëron kandidaturën për Prizrenin

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka paralajmëruar kandidaturën e saj për të parin e Prizrenit, komunë kjo që aktualisht udhëhiqet nga bashkëpartiaku i saj, Mytaher Haskuka. Millaku në një postim në Facebook, ka premtuar se nëse i jepet mundësia që të kandidojë si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i përkushtohet punës për të shërbyer me ndershmëri të gjithë qytetarëve të Prizrenit. “Përpjekjet për të vazhduar drejt sukseseve dhe kërkesat e shumë miqve dhe aktivistëve të Lëvizjes më japin kurajë e guxim që të bëjë hapin e radhës. Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të ...
Komentet te Drita Millaku paralajmëron kandidaturën për Prizrenin Janë të Mbyllura

​Ylli mposhtë Prishtinën, kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike

Sport
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 70:87 (20:24, 16:18, 15:21, 16:24), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike. Përkundër se Sigal Prishtina kishte vendosur të paraqitet pa tre lojtarë të huaj, në çerekun e parë u zhvillua një lojë interesante, që përfundon 20:24 për therandasit. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, ku skuadra nga Theranda e fitoi 16:18, duke shkuar në pushim me shifrat 36:42. Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe e filloi fuqishëm periodën e tretë, duke afruar shifrat në 47:48, por më pas Ylli këndellet dhe me një seri të suksesshme, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ...
Komentet te ​Ylli mposhtë Prishtinën, kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike Janë të Mbyllura