Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Parashikimi i motit

Lajme
Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./KP ...
Komentet te ​Parashikimi i motit Janë të Mbyllura

Sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç. Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë dhe në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri, si dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19. Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”. Ndërsa, për grup-moshën nga 80-84 vjeç, vaksinimi nis më 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19. Personat ...
Komentet te Sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç Janë të Mbyllura

SI TË TRAJTONI NË SHTËPI THEMBRAT E THATA DHE TË ÇARA

Lifestyle
Thembrat e thata dhe me çarje mund të jenë shqetësuese dhe ndonjëherë të rrjedhin gjak dhe herë pas herë mund të çojnë në probleme më serioze nëse nuk trajtohen.   Trajtimi në shtëpi duhet të fillojë me hidratimin të paktën dy herë në ditë. Kërkoni për një hidratues me teksturë të trashë. Disa kremra hidratues përmbajnë agjentë zbutës, si urea, salicylic acid ose alpha hydroxy acid, të cilët ndihmojnë në heqjen e lëkurës së vdekur. Kushtojini rëndësi thembrave para se të shkoni në shtrat. 1. Zhytini këmbët për 10 minuta në ujë të thjeshtë ose ujë me sapun dhe thajini. 2. Pastaj fërkojini thembrat me një skrab për këmbët. 3. ...
Komentet te SI TË TRAJTONI NË SHTËPI THEMBRAT E THATA DHE TË ÇARA Janë të Mbyllura

KA NJË RREGULL SI TË ORGANIZONI FRIGORIFERIN TUAJ

Kuzhina
Kur organizoni frigoriferin tuaj duhet të keni parasysh mënyrën e organizimit të frigoriferëve në kuzhinat profesionale në mënyrë që siguria e ushqimit të arrihet në maksimum. Kjo bëhet në varësi të temperaturës në të cilën duhet të jetë ushqimi në mënyrë që të gatuhet më vonë.   Si mund ta përvetësoni këtë mënyrë të veçantë të organizimit të frigoriferit tuaj? Ndiqni “strategjinë” e mëposhtme, gjithmonë të përshtatur për nevojat tuaja, si dhe paraqitjen e frigoriferit tuaj. Raftet kryesore: Teprica nga ditët e mëparshme, pije dhe ushqime të gatshme (të tilla si kos, djathë dhe ftohje). Raftet e poshtme: Lëndë të para të freskëta për gatim, në të cilat do të keni qasje të ...
Komentet te KA NJË RREGULL SI TË ORGANIZONI FRIGORIFERIN TUAJ Janë të Mbyllura

EMA: I takon secilit shtet të vendosë për vaksinën AstraZeneca

Shëndetësi
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se secili vend duhet të vendosë vetë se si të trajtojë përfundimin se pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, ekziston rreziku i mpiksjes së gjakut. Kur merr një vendim, secili vend duhet të marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike dhe disponueshmërinë e vaksinave të tjera, njoftoi EMA, raporton Reuters. “Ne jemi përpjekur të sigurojmë sa më shumë informacion të jetë e mundur në lidhje me përfitimet dhe rreziqet që kemi identifikuar, dhe bazuar në atë, dhe duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë dhe mundësinë e prokurimit të vaksinave të tjera, shtetet mund të marrin vendime të ndryshme në lidhje me vaksinën AstraZeneca”, tha sot drejtoresha ...
Komentet te EMA: I takon secilit shtet të vendosë për vaksinën AstraZeneca Janë të Mbyllura

​Refuzimi i vaksinave kineze, Ahmeti: Në situatë lypësi vështirë është të arsyetojë zgjedhësin

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndajë refuzimit të Qeverisë Kurti 2 për të marrë vaksinat kineze kundërCOVID-19. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se e vetmja arsye pse shtetet po refuzojnë që të përdorin vaksinat kineze është se vetëm njëra prej tyre ka publikuar rezultatet e testimeve. “Arsyetimi i qeverisë se nuk marrim vaksina kineze ishte se nuk është e aprovuar nga EMA – Agjencia Evropiane e Medikamenteve dhe te ne ligji e thotë se nuk mund të importojmë të tilla. Nuk po them se duhet të blejmë vaksina kineze, por në situatë lypësi vështirë është ta arsyetojë zgjedhësin“, ka shkruar Ahmeti. Postimi i ...
Komentet te ​Refuzimi i vaksinave kineze, Ahmeti: Në situatë lypësi vështirë është të arsyetojë zgjedhësin Janë të Mbyllura

Regjisori i famshëm kërcënon Gal Gadot me shkatërrimin e karrierës

ShowBiz
Një burim i njohur me situatën pretendon se regjisori Joss Whedon kërcënoi të dëmtojë karrierën e Gal Gadot gjatë përsëritjes së disa skenave për filmin “Justice League”. Ai filloi të akuzohej nga shumë, qysh në korrikun e kaluar, kur aktori Ray Fisher akuzoi regjisorin për sjellje “të vrazhdë, të dhunshme, joprofesionale dhe plotësisht të papranueshme” në shesh-xhirim. Fisher, i cili luan Cyborg në “Justice League”, foli përsëri për temën për “Hollywood Reporter” dhe gjithashtu preku përpjekjet për të diskutuar me Whedon pasi ai mori një skenar të rishikuar. Whedon, i cili as nuk donte të dëgjonte për vërejtjet e tij, thuhet të ketë deklaruar se nuk i pëlqente të merrte ...
Komentet te Regjisori i famshëm kërcënon Gal Gadot me shkatërrimin e karrierës Janë të Mbyllura

​PSG e rrëmben spektaklin ndaj Bayernit, Chelsea me fitore solide ndaj Portos

Sport
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan Bayern Munich – PSG dhe Porto – Chelsea. Chelsea ka korrur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë me rezultat 2-0 ndaj Portosa ku ishte në rolin e mysafirit edhe pse ndeshje u zhvillua në stadiumin e Sevillas si teren neutral pas vendimit të UEFA-së, përcjellë KosovaPress. Në të dy pjesët skuadra e Thomas Tuchel shënoi nga një gol. Fillimisht në minutën e 32 realizoi Maison Mount dhe pastaj në fraksionin e dytë fitoren e Chelseat e vendosir Chilëell me golin e tij në minutën e 85’. Në ndeshjen tjetër, Paris – Saint – ...
Komentet te ​PSG e rrëmben spektaklin ndaj Bayernit, Chelsea me fitore solide ndaj Portos Janë të Mbyllura

Kurti deri më tani ka emëruar 15 zëvendës ministra

Lajme
Një ditë pas votimit të Qeverisë Kurti2 në Kuvendin e Kosovës, më 23 mars 2021 me ceremoni shtetërore, kryeministri Albin Kurti mori detyrën e re. Detyrën ia dorëzoi kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti. Tash kur janë bërë dy javë që nga fillimi i punës së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti është duke vazhduar me emërimin e zëvendësministrave në 15 ministri, shkruan Telegrafi. Deri më sot Kurti ka emëruar 15 zëvendësministra, ndërkaq nuk dihet se deri në sa do të shkoj ky numër në ditët në vazhdim. Kujtojmë se në Qeverinë Kurti1 në shkurt në 2020 ku LVV bashkëqeverisi me LDK-në, ishin emëruar 33 zëvendësministra. Numri i lartë i zëvendësministrave ...
Komentet te Kurti deri më tani ka emëruar 15 zëvendës ministra Janë të Mbyllura

Mustafa: : Nëse Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, qytetarët do të mbesin lakuriq

Lajme
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për refuzimin e Qeverisë së Kosovës që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze. Mustafa ka thënë se nuk e kupton se pse qytetarët e Shqipërisë mund t’i përdorin këto vaksina e qytetarët e Kosovës duhet t’i refuzojnë. Tutje, Mustafa ka deklaruar se nëse Qeveria Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, pjesa dërmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq. “Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin e ne duhet t’i refuzojmë. Nëse Qeveria Kurti vendos të refuzojmë mallrat kineze dhe ...
Komentet te Mustafa: : Nëse Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, qytetarët do të mbesin lakuriq Janë të Mbyllura