Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalni po përkeqësohet dhe ai po fillon të humbasë ndjesinë e këmbëve dhe duarve, tha avokati i tij. Vadim Kobzev tha se Navalni, që gjendet në një koloni penale ku po kryen dënimin e tij për keqpërdorim fondesh, është diagnostikuar me dy hernie spinale. Javën e kaluar, Navalni filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbje akute në shpinë dhe në këmbë. Shtëpia e Bardhë tha se raportet se shëndeti i tij po përkeqësohej, ishin shqetësuese. Kobzev që e vizitoi Navalnin të mërkurën, tha në Twitter se Aleksei po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje ndërsa ecën dhe është ...
Komentet te Navalny në gjendje kritike, humbet ndjesitë në këmbë dhe në duar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se po lëviz më shumë se 10 anije të marinës së saj nga Kaspiku në Detin e Zi. Kjo manovër përfshin anije zbarkuese dhe anije lufte artilerie. Qëllimi i këtij transferimi është të marrë pjesë në stërvitje, raporton Reuters bazuar në raportin e agjencisë së lajmeve Interfax. “Si pjesë e stërvitjeve në kushtet e dimrit, më shumë se 10 anije amfibi dhe artilerie dhe anije të tjera nga rrethi ushtarak jugor po kryejnë një kalim ndër-flotash nga Kaspiku në Detin e Zi,” tha ministria sot. Reuters raporton se Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë shprehur shqetësim rreth akumulimit të ushtrisë ruse pranë kufijve ...
Komentet te Rusia nis zhvendosjen e anijeve luftarake Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë Thomas Kolly me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19. Konjufca ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, gjithashtu ka shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai ka falënderuar ndërkaq ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që nga periudha e paraluftës e në vazhdimësi si dhe ka theksuar se shteti zviceran është një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës. /KP ...
Komentet te Konjufca: Zvicra është një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës Janë të Mbyllura
Komiteti Olimpik i Kosovës sot nënshkroi kontrata me 24 bursistë “Shpresa Olimpike 2021” dhe me këtë rast u premtua se do të rritet numri i bursave që do të ndahen për sportistët olimpikë në të ardhmen. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi me këtë rast tha se qëllimi është që të vazhdohet që të mbështeten sportistët në të ardhmen në mënyrë që ata të kenë edhe më shumë arsye për të punuar dhe për të pasur suksese. Krasniqi: Do të rrisim numrin e të nominuarve për bursa “Është një vendim që është marrë më herët, pra në muajin shkurt ku atëherë ka qenë një bord tjetër dhe ne jemi tani një ...
Komentet te Krasniqi: Do ta rrisim numrin e sportistëve që do të përfitojnë bursa olimpike Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e saj slloven Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës. Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë. Në takim u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë. Pahor e ftoi presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, ndërsa Osmani, gjithashtu i bëri ftesë presidentit slloven për një vizitë zyrtare në Kosovë./KP ...
Komentet te Osmani bisedë telefonike me Pahor Janë të Mbyllura
Shenjat e zodiakut përcaktojnë shumë gjëra në jetë, përfshirë mënyrën se si jeni në shtrat. Partnerë krijues, pasionantë, të përkushtuar – në këto katër shenja të zodiakut janë lindur dashnorët më të mirë. 1. Peshorja Burrat e lindur në shenjën e Peshores menaxhojnë në të gjitha fushat, të paktën kur bëhet fjalë për seksin, nga dashuria e butë, deri në përmbushjen e fantazive më të egra të partneres së tyre, shkruan Herway. Është shumë e rëndësishme për ta që të dy ta shijojnë, kështu që ata shpesh do t’i përkushtohen më shumë kënaqësisë së partnerit sesa kënaqësisë së tyre. Peshorja është krijuese nga natyra, dhe ata e ushqejnë atë krijimtari ...
Komentet te Dashnorët më të mirë janë lindur në këto shenja të zodiakut Janë të Mbyllura
Deficiti i tregtisë së jashtme të SHBA-së u rrit 4.8 për qind në shkurt, duke arritur një rekord 71.1 miliard dollarë, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Tregtisë. Rritja e deficitit është pasojë e një rënie më të madhe të eksporteve sesa importet, pasi që ekonomia amerikane po rimëkëmbet më shpejt se ekonomitë e rivalëve të saj globalë, raporton Reuters. Eksportet totale ranë 2.6 për qind në 187.3 miliardë dollarë, me mallrat që ulen 3.5 për qind në 131.1 miliardë dollarë, ndoshta për shkak të një vale të motit jashtëzakonisht të ftohtë në shkurt në pjesën më të madhe të vendit. Dorëzimet e mallrave kapitale në tregjet e ...
Komentet te Deficiti tregtar i SHBA u rrit në 71.1 miliardë dollarë në shkurt Janë të Mbyllura
Nga 646 lëndë të korrupsionit sa ishin në vitin e kaluar, prokuroritë kanë arritur të trajtojnë 329 prej tyre. Ndërkaq 317 kanë ngelur të pa trajtuara dhe janë bartur për këtë vit. Me fluksin më të madh të lëndëve gjatë kësaj periudhe është përballur Prokuroria Themelore të Prishtinës, ndërkaq ajo e Mitrovicës ka arritur normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve si dhe indeksin më të lartë të lëndëve të grumbulluara. Kështu është bërë e ditur në publikimin e raportit të Lëvizjes FOL, me temën “Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”. Albana Hasani nga Lëvizja Fol theksoi se të dhënat e raportit janë të Këshillit Prokurorial të ...
Komentet te FOL: Shqetësuese numri i madh i lëndëve të korrupsionit të bartura nga viti në vit Janë të Mbyllura
Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës. Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së. Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut, thuhet ...
Komentet te Universiteti i Prishtinës ndërmerr masa kundër Ardian Kastratit Janë të Mbyllura
Për të tretën herë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe të Fakultetit të Mjekësisë, për të cilët senati ka vendosur që të përsëritin edhe një herë testimin. Doktorantët e pranuar kanë deklaruar se nuk do të pranojnë që t’i nënshtrohen edhe një herë testimit. Ndërsa pas opinionit të Avokatit të Popullit, doktorantët thonë se kanë pushuar të gjitha arsyet për një gjë të tillë. Ata deklaruan se nuk do të ndalen së kërkuari të drejtën e tyre./KP ...
Komentet te Protestojnë sërish kandidatët e pranuar për studime të doktoratës Janë të Mbyllura