Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka takuar të enjten, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin. Rukiqi tregon se në këta takim, Murati ka konfirmuar se do të subvencionohen qeratë dhe pagat e punëtorëve për bizneset që preken direkt nga masat e fundit antiCOVID-19. Sipas këtij plani, parashihet subvencionimi 50 përqind i pagave të punëtorëve për muajin prill, dhe 50 përqind e shpenzimeve të qerasë për muajin prill. Rukiqi tregon se mjetet do të ndahen në fund të muajit prill apo më së largu në fillim të muajit maj, “Sapo përfunduam një takim shumë përmbajtjesor me Ministrin Hekuran Murati. U dakorduam, që për sektorët e ndikuar ...
Komentet te Rukiqi pas takimit me Muratin: Do të subvencionohen 50 % e pagave të punëtorëve dhe qerave Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Albin Kurti, nëpërmjet së cilës e ka përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, të mbajtura më 14 shkurt. Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike. Sekretari Blinken i ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si ...
Komentet te Blinken uron Kurtin: Do ta keni përkrahjen e plotë të SHBA-së Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett të mërkurën tha se për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi do të koordinohen dhe do t’i japin hapësirë opozitës që të jenë pjesë diskutimeve. Por Partia Demokratike e Kosovës ende nuk di nëse do të marrë pjesë kur Qeveria Kurti t’i ftojë në diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi. Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza thotë se duhet fillimisht të shohin platformën e Qeverisë dhe temat të cilat do të diskutohen. Ai në konferencë për media theksoi se nuk mund të flasin për situata hipotetike por do të shohin se si do të veproj Qeveria dhe Presidenca lidhur me ...
Komentet te Hamza: Nëse ftohemi të jemi pjesë e dialogut duhet të shohim se cila është platforma e Qeverisë Janë të Mbyllura
Paris – Saint – Germain shpreson që të arrijë marrëveshje për zgjatjen e kontratave me dyshen Kylian Mbappe dhe Neymar. Braziliani e kishte shprehur hapur dëshirën e tij për të qëndruar në Ligue 1 në muajin janar. Ai ishte lidhur me një rikthim te Barcelona gjatë verës së kaluar por asgjë nuk u konkretizua dhe para pak muajve ai tha se ka ndryshuar mendje dhe se e dëshiron qëndrimin në PSG, përcjellë KosovaPress. Pas fitores ndaj Bayernit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Leonardo deklaroi: “Jam i lumtur që po flasim rreth kontratave të tyre. Së shpejti po presim lajme të mira që do të na bënin ...
Komentet te Leonardo i -PSG-së: Po presim lajme të mira së shpejti Janë të Mbyllura
Për hapjen e puseve për ujë të pijes, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity” që përfaqësohej nga Nawaf Abdulla Ah Al – Hammdi. Sipas këtij memorandumi, organizata “Qatar Charity” do të bëjë hapjen e 26 puseve për ujë të pijshëm në vende të ndryshme të komunës së Shtimes për familjet me kushte të rënda ekonomike. Memorandumi parasheh financimin dhe hapjen e puseve në thellësi të ndryshme, montimin e pompave të ujit me pajisje përcjellëse dhe vendosjen e rubinetit. Finalizimi i projektit do të bëhet më së largu deri në fund të këtij viti. Përzgjedhja e familjeve me nevojë për ...
Komentet te Nënshkruhet memorandumi për hapjen e puseve për familjet skamnore Janë të Mbyllura
Hungaria pret të ketë më shumë se katër milionë njerëz të vaksinuar deri në fund të muajit dhe të zbusë më tej masat e bllokimit në pesë ose gjashtë ditë, kur vaksinon tre milionë njerëz kundër COVID-19, tha sot shefi i Zyrës së kryeministrit hungarez Gergely Gulyas. Ai tha në një konferencë për shtyp se 2.6 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit deri më tani, raporton Reuters. Hungaria filloi një rihapje graduale të dyqaneve dhe sektorit të shërbimeve të mërkurën, pasi vaksinoi 25 për qind të popullsisë së saj prej 10 milionë. Gulyas njoftoi se shkollat, siç është planifikuar, do të fillojnë të punojnë ...
Komentet te Hungari: Deri në fund të prillit, më shumë se katër milionë njerëz janë vaksinuar Janë të Mbyllura
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një prej themeluesve të kësaj partie, Arsim Bajrami e konsideron të gabuar vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas tij, me këtë është treguar papjekuri politike. Njësoj gabim, sipas Bajramit, ka qenë edhe votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në kohën e pandemisë. Për zhvillimet aktuale rreth formimit të institucioneve dhe opozitën në Kuvend, profesori i të Drejtës Kushtetuese flet në një intervistë për KosovaPress. Anëtarësi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami vlerëson se është jashtëzakonisht me rëndësi që në Kosovë ka ndodhur një tranzicion paqësor i pushtetit ...
Komentet te Bajrami: PDK parti shtetformuese, gaboi kur bojkotoi zgjedhjen e presidentit Janë të Mbyllura
Agjenti i kapitenit të Napolit Lorenzo Insigne raportohet se është takuar me drejtuesit e Milanit per të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm në “San Siro”. Reprezentuesi italian ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje në këtë sezon dhe vazhdon të jetë një pikë referuese në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përcjellë KosovaPress. Kontrata e Insignes me Napolin skadon në vitin 2022 dhe takimi i agjentit me Milanin e ka vendosur nën presion presidentin e Napolit Aurelio De Laurentis. Nuk dihet nëse Insigne ishte tema kryesore e këtij takimi por e ardhmja e Insignes mbetet e pa qartë./KP ...
Komentet te Agjenti i Insignes takohet me drejtuesit e Milanit Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka njoftuar se amerikanët po përgatiten të heqin nenet e sanksioneve kundër Iranit, që nuk përputhen me kushtet e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Në një konferencë ditore për median, Price vlerësoi negociatat mbi programin bërthamor me Iranin dhe bisedimet që vazhdojnë në Vjenë. Price u shpreh se SHBA-ja nuk nxiton në çështjen e bisedimeve me Iranin. Duke bërë të ditur se është e gatshme për bisedime të vështira, ai theksoi se dëshirojnë që të arrijnë rezultatin që të ruajë interesat e SHBA-së në fund të bisedimeve në Vjenë. Pasi vuri në dukje se janë përgatitur të heqin disa sanksione, Price konfirmoi se ...
Komentet te SHBA përgatit heqjen e disa sanksioneve kundër Iranit Janë të Mbyllura
Qeveria të zbatojë ligjin, 200 milionë euro t’i shpërndahen sektorit privat të prekur nga pandemia Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar lidhur me vendosjen e masave të reja antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës të cilat sipas tyre po shkaktojnë dëme në ekonominë e vendit. Lidhur me këtë nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar nga Qeveria të zbatojë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të fillojnë të shpërndahen 200 milionë eurot për sektorin privat të prekur nga pandemia. Në konferencën për media, Hamza i bëri thirrje Qeverisë që të sigurojë edhe vaksina të tjera. Hamza: Të zbatohet Ligji për Rimëkëmbje ...
Komentet te Hamza-Qeverisë: 200 milionë euro t’i shpërndahen sektorit privat të prekur nga pandemia Janë të Mbyllura