Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës ku u prezantua puna e kësaj federate me në krye kryetarin Agim Ademi përgjatë vitit 2020. Në këtë kuvend i cili u mbajt online, përveç zyrtarëve të FFK-së, morën pjesë edhe zyrtarë të UEFA-s dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Në kuvend u miratua raporti financiar për 2020, ku u paraqitën punët e realizuara gjatë këtij viti si dhe objektivat për 2021. Aty u bë e ditur se fokusi kryesor gjatë vitit 2020, i cili ishte i vështirë për shkak të pandemisë ishte te mbështetja financiare e federatave dhe klubeve, si dhe rinovimi dhe ...
Komentet te FFK synon implementimin e VAR-it në Superligën e Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se deri më tani nuk është paraqitur asnjë rast me efekte anësore te të vaksinuarit me AstraZeneca. Në vizitën që i bëri Qendrës së vaksinimit në sallën “1 tetor” në Prishtinë, ministri Vitia bëri të ditur edhe se kontingjenti tjetër i vaksinave do të vijë në fund të këtij muaji ose fillim të muajit maj. Derisa edhe sqaroi fotografinë që ka qarkulluar dje në medie, ku shihet duke mos respektuar masat antiCOVID-19. Vitia: Vaksina është e sigurt, s’ka pas deri më tani asnjë efekt anësor “Nuk ka pasur asnjë nevojë për t’u intervenuar, sepse të gjithë qytetarët dhe personeli shëndetësor e vaksinuar deri ...
Komentet te Vitia: Vaksina është e sigurt, s’ka pasur deri më tani asnjë efekt anësor Janë të Mbyllura
Muzetë e Vatikanit do të rihapen më 3 maj me masa më të rrepta antipandemike, njoftoi sot administrata e muzeut. Masat do të përfshijnë rezervime të detyrueshme, mbërritje pikërisht në kohën e caktuar, maska për fytyrën dhe mbajtjen e distancës një metër, raporton agjencia italiane ANSA. Ata që nuk i respektojnë masat dhe të cilat do të zbatohen edhe për Kopshtet e Vatikanit, do të hiqen nga muzeu, shtohet në njoftimin e administratës./KP ...
Komentet te Muzetë e Vatikanit rihapen më 3 maj Janë të Mbyllura
Zyrat e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, më 8 prill të vitit 2008 ishin kthyer në ambasadë. Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë thuhet se vendndodhja e përfaqësuesve mund të ketë ndryshuar, por se miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur kurrë. “13 vjet më parë, më 8 prill 2008, pasi Kosova fitoi pavarësinë e saj, zyrat tona u bënë ambasadë. Teksa emri, vendndodhjet dhe ndërtesat tona mund të kenë ndryshuar, miqësia dhe përkushtimi ynë për Kosovën dhe kosovarët nuk është lëkundur kurrë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook./KP ...
Komentet te Ambasada e SHBA-së: Miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur Janë të Mbyllura
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, presidentja Vjosa Osmani sot priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Qeveri, Kuvend dhe shoqëri civile. Ajo i ka uruar për këtë ditë dhe ka theksuar se nuk mjafton që vetëm në ditë të tilla t’i drejtojmë sytë kah komuniteti rom. Osmani theksoi se janë pikërisht këto ditë që na ndihmojnë t`i kuptojmë më së miri arritjet brenda një viti dhe të cilat duhet të na shërbejnë për të reflektuar se çfarë mund të bëjmë më mirë. Osmani i siguroi bashkëbiseduesit se dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për komunitetin rom për t`i kuptuar dhe adresuar nevojat e tyre./KP ...
Komentet te Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve priti në takim përfaqësuesit e këtij komuniteti Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se deri më tani nuk është paraqitur asnjë efekt anësor te të vaksinuarit me AstraZeneca. Pasi vizitoi Qendrën e vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë, ministri Vitia para gazetarëve tha se i gjithë procesi i vaksinimit po shkon mirë, ndërkohë theksoi se kontingjenti i dytë i vaksinave pritet të vijë në fund të prillit ose fillim të muajit maj. Derisa apeloi për respektim të masave antiCOVID-19, ministri Vitia u pyet nga KosovaPress lidhur me zbatimin e të njëjtave sa nuk ka qenë ministër. “Ajo fotografi që ka qarkulluar dje ka qenë në muajin mars në një ndejë private para këtyre ...
Komentet te Vitia: Kontingjenti i dytë i vaksinave në fund të prillit ose fillim të majit Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve mike. Orlando në një postim në Twitter ka bërë të ditur se takimi kishte karakter njohës. “Në vazhdën e takimeve të mia njohëse, sot u prita nga ministri Armend Mehaj. Ne shqyrtuam bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm. Ai vlerësoi rolin historik të Italisë në KFOR dhe unë i urova sukses”, shkruan ai./KP ...
Komentet te Nicola Orlando takohet me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj Janë të Mbyllura
Bashkimi Evropian po kërkon përpjekje të vazhdueshme të Kosovës për të përmbushur Marrëveshjen e Stabilizimi Asocimit (MSA). Në pesë vjetorin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, BE shprehet insistuese në zbatimin e reformave në Kosovë për ta vazhduar angazhimin drejt BE-së. Përmes një tryeze virtuale theksohet edhe mungesa e vullnetit politik nga pala kosovare për implementimin e deritanishëm të reformave të MSA-së. Ndërkohë si sfida paraqitet edhe sundimi i ligjit në Kosovë dhe dialogu me Serbinë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se Kosova do të vazhdojë t’i kryejë detyrat në zbatimin e reformave të MSA-së. Derisa tha se qëllimi i tyre është ...
Komentet te BE kërkon nga Kosova përkushtim për zbatim të MSA-së Janë të Mbyllura
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se ende nuk është përmbyllur procedura e pranimit të kandidatëve në studimet e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin Ekonomik, pasi që ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare dhe nuk janë miratuar listat përfundimtare nga Senati i UP-së, siç parashihet me rregulloren për studimet e doktoratës. Rrjedhimisht, në këto dy fakultete ende nuk ka kandidatë të pranuar në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/21. Vendimi i fundit i Senatit lidhur me këtë çështje parasheh përsëritjen e provimit pranues në fakultetet e lartpërmendura, për shkak të shkeljeve procedurale të raportuara në realizimin e konkursit, e jo për arsye të tjera, ...
Komentet te UP sqarohet rreth konkursit për pranim të studentëve në studimet e doktoratës Janë të Mbyllura
Sot kanë arritur 100.000 vaksina të tjera antiCOVID-19 në Rinas të Tiranës, ndonëse me një ditë vonesë për shkak të bllokimit të aeroportit nga kontrollorët e trafikut ajror. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook. “Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100.000 vaksina të tjera antiCOVID. Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook./KP ...
Komentet te Mbërrijnë 100.000 vaksina të tjera antiCOVID në Shqipëri Janë të Mbyllura