Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot priti në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais. Ministrja Gërvalla falënderoi Servais për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës. Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive. Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Servais rikonfirmoi mbështetjen e shtetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e ...
Komentet te Servais: Rruga e Kosovës drejt BE dhe NATO-s është e qartë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark nga i cili mori përgëzimet për detyrën. Në takim u bisedua pas aspekte të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas një komunikate të Presidencës, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të dy institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur. Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese./KP ...
Komentet te Osmani mirëpret angazhimin e EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve Janë të Mbyllura
48.621 qytetarë nga Kosova kanë vizatuar Shqipërinë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën. Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona. Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona. Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës. Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të ...
Komentet te Mbi 48 mijë persona vizituan Shqipërinë për tri ditë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, i cili ia dorëzoi kryeministrit letrën e urimit nga Presidenti i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe uroi kryeministrin për mandatin e fituar. Ambasadori Bertoncelj theksoi se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, që fillon në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë do të jetë Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe se Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euro-atlantik. Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin duke çmuar lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Ai theksoi se Sllovenia përveçse vend mik është edhe partner strategjik ...
Komentet te Bertoncelj: Sllovenia do të mbështesë Kosovën në integrimin euro-atlantik Janë të Mbyllura
Dhënia e çmimit “Topi i Artë” u anulua në vitin 2020 dhe lojtarët më të mirë të botës përsëri po bëjnë maksimumin për të arritur deri tek çmimi më i madh në nivel personal. Megjithëse çmimi nuk do të dorëzohet deri në muajin dhjetor, shfaqjet gjatë javëve të ardhshme do të jenë vendimtare për atë së kush do dhe kush nuk do të jetë në garë për të pasuar fituesin e vitit 2019, Lionel Messin, përcjellë KosovaPress. Me sezonin evropian duke u dominuar nga pretendentë të papritur për këtë titull dhe turne të vonuar ndërkombëtarë që do të zhvillohen në këtë verë, shanset për të qenë një fitues i ri ...
Komentet te Topi i Artë, Goal renditë 20 pretendentët kryesor Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Presidentja Osmani e njoftoi ambasadorin Minxhozi me zhvillimet politike në vend, veçanërisht me përpjekjet që Republika e Kosovës po i bën për vaksinimin sa më të shpejtë të qytetarëve të vendit. Duke e falënderuar shtetin shqiptar për bashkëpunimin, dr. Osmani nënvizoi se sigurimi i vaksinave për qytetarët e vendit është prioritet themelor i institucioneve të republikës. “Në kohën e thellimit të krizës globale me pandeminë COVID–19, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të sigurojmë vaksina për qytetarët tanë. Ky është prioritet mbi prioritetet për ne. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i jetës ...
Komentet te Minxhozi pritet nga Osmani: Politika për të lehtësuar bashkëpunimin mes dy vendeve Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj tha sot se pret nga Qeveria e Kosovës që të menaxhojë sa më mirë me pandeminë në mënyrë që kjo çështje të marrë drejtimin e duhur. Këto komente Hoxhaj i bëri pas takimit me Myftiun Naim Tërnava, gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), prej ku ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit duke u dëshiruar agjërim sa më të lehtë të gjithë qytetarëve të besimit islam. Ai shprehu bindjen e tij se qytetarët do të respektojnë masat anti-COVID edhe gjatë këtij muaji. Hoxhaj: Presim që qeveria të menaxhojë sa më mirë me pandeminë “Ky muaj i shenjtë ndodh në ...
Komentet te Hoxhaj në BIK: Qeveria të menaxhojë sa më mirë me pandeminë Janë të Mbyllura
Daku në datëlindjen e babait të tij: Ti je motivi dhe “tifozi” më i madh i imi Sulmuesi i Ballkanit Mirlind Daku përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka uruar babain e tij me rastin e datëlindjes së 57. Këtë urim Daku e ka bërë duke e përshkruar me fjalë të mëdha sakrificën, përkushtimin dhe mbështetjen e tij për familjen dhe karrierën e tij si futbollistë, përcjellë KosovaPress. Babain e tij, Daku e ka cilësuar si “ motivin dhe tifozin më të madh” të tij. “Babi im, nuk mund ta përshkruaj me fjalë dashurinë dhe sakrificën që ke bërë për mua dhe familjen tonë. Falemnderit për gjithçka ...
Komentet te Daku në datëlindjen e babait të tij: Ti je motivi dhe “tifozi” më i madh i imi Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), prej ku uroi muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai tha se presin që menaxhimi i pandemisë të marrë drejtimin e duhur nga Qeveria e Kosovës. Ai shprehu bindjen e tij se qytetarët do të respektojnë masat anti-COVID edhe gjatë këtij muaji. Hoxhaj, në emër të PDK-së uroi edhe myftiun Naim Tërnava, duke i dëshiruar agjërim të lehtë atij dhe gjithë qytetarëve. “Për mua ishte një kënaqësi e veçantë ta takoj dhe të bisedoj me myftiun Tërnava, t’i uroj muajin e shenjtë të Ramazanit. Biseduam edhe për tema tjera, për pandeminë. Ne besojmë se qytetarët ...
Komentet te Hoxhaj: Menaxhimi i pandemisë të marrë drejtimin e duhur Janë të Mbyllura
518 TË SHËRUAR DHE 345 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.208 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç). ...
Komentet te 518 TË SHËRUAR DHE 345 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura