Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar besimtarët myslimanë në Muajin e Ramazanit. Ajo ka thënë se Ramazani është muaj për të menduar për ata në nevojë. “Muaji i agjërimit të Ramazanit është gjithashtu një kohë për ta mbështetur njëri-tjetrin – një kohë për të menduar për ata në nevojë dhe për t’iu kushtuar vëmendje” “Për shumë kë dhe veçanërisht për njerëzit e moshuar që vuajnë nga pasojat e pandemisë, është shumë e rëndësishme të gjejnë vëmendjen dhe mbështetjen e të tjerëve”. “Ju uroj juve dhe familjeve tuaja të gjitha të mirat dhe natyrisht shëndet! Pavarësisht nga rrethanat e pafavorshme, Ramazani mund të jetë një kohë paqësore e soditjes dhe ...
Komentet te Merkel: Ramazani është muaj për të menduar për ata në nevojë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari duke komentuar takimet e fundjavës së kabinetit qeveritar Kurti 2, në hartimin e programit qeverisës dhe planit të veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, ka thënë se është një planifikim i mirë nën udhëheqjen e mirë. “Uroj suksese në realizimin e qëllimeve dhe objektivave me përkushtim dhe vullnet të mirë bashkë me kolegët e shërbimit civil të të gjitha ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në shërbim për rritjen e mirëqënies të të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo në Facebook./KP ...
Komentet te Hajdari: Planifikimi i mirë nën udhëheqjen e mirë Janë të Mbyllura
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, të cilin e ka përgëzuar atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Osmani ka shkruar në Facebook se ka siguruar Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të veçantë për temat e interesit kombëtar. “Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. E përgëzova atë për ...
Komentet te Osmani takon Abdixhikun, ja për çka u pajtuan Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke uruar muajin e Ramazanit, ka thënë se dashurinë dhe solidaritetin me tjetrin gjatë këtij muaji të bekuar, do të mund ta shprehim më së miri duke marrë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të më të dashurve tanë nga virusi i rrezikshëm. Kurti ka shkruar në Facebook se sonte fillon Ramazani, muaji më i veçantë i fesë islame. “Për katërmbëdhjetë shekuj, myslimanët në të gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobtin, të varfërin dhe të sëmurin. Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike ...
Komentet te Kurti: Solidaritetin ta shprehim duke ruajtur shëndetin tonë dhe të dashurve tanë nga virusi Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sonte 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa, të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë. Rama ka shkruar në Facebook se nuk do të ndalen asnjë ditë, deri në fund. “Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, ...
Komentet te 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të rënë për liri. Po ashtu kryeparlamentari Konjufca takoi familjarë të të rënëve dhe banorë të tjerë të fshatit. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit tha se ngjarja e 12 prillit 1999 është ndër më të dhimbshmet e historisë sonë, por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica sublime dhe kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshmëm krenarie dhe shtetësie. “Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë. Me gjakun e tyre ...
Komentet te Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë Janë të Mbyllura
Nesër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbahet mbledhja e radhës për Kosovën, ku do të diskutohet për raportin e periudhës nga shtatori 2020 deri në mars 2021. Sipas informatave, seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë, pritet të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, themelimin e institucioneve dhe aktakuzat nga Prokuroria Speciale në Hagë. Kurse, Kosovës dhe Serbisë pritet t’i bëhet thirrje për vazhdimin e dialogut në Bruksel. Po ashtu, pritet t’i bëhet thirrje institucioneve të reja të Kosovës që të punojnë për të përmbushur sfidat e ngutshme, përfshirë ndikimin shëndetësor dhe ...
Komentet te Nesër mbahet seanca e KS të OKB-së për Kosovën Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari-Lila ka arsyetuar fluksin e madh të qytetarëve drejt Shqipërisë, duke thënë se statistikat që kanë janë lëvizje të njëjta gjatë vikendit. Kusari Lila ka thënë se ajo çka u pa në këtë javë, tregon se ka hapësirë të rishikohen masat, përfshirë edhe testimin. Ajo në Tv Dukagjini, në takimet e vikendit, ministrat kanë prezantuar punën që synojnë ta bëjnë në 4 muajt e ardhshëm, brenda një viti dhe brenda 4 viteve e ardhshme./KP ...
Komentet te Kusari Lila për fluksin e qytetarëve drejt Shqipërisë: U pa se ka hapësirë të rishikohen masat Janë të Mbyllura
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar një Ramazan të lumtur, shpërblyes dhe paqësor të gjithë atyre që agjerojnë në Kosovë, Itali dhe më gjerë. “Ju lutemi mbrohuni nga Covid”, ka shkruar Orlando. Përndryshe, muaji i Ramazanit nis më 13 prill dhe përfundon më 12 maj./KP ...
Komentet te Orlando uron për muajin e Ramazanit duke bërë thirrje për mbrojtje nga Covid Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit. Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Osmani: Kombi ynë e ka mënyrë jetese solidaritetin ndër vete. Sot kur besimtarët myslimanë e fillojnë Muajin e Ramazanit, të gjithë do ta kenë mundësinë për ta manifestuar shpirtin solidar duke ndarë diçka nga tryeza e tyre për të tjerët, për njerëzit në nevojë. Pandemia Covid-19, sigurisht që do të na mbajë larg njëri-tjetrit fizikisht, porse nuk do të na ndalojë që zemrat tona të bëhen bashkë. Në mënyrë që në fund të këtij muaji të festojmë të gjithë së bashku, ju ...
Komentet te Presidentja Osmani uron Muajin e Ramazanit Janë të Mbyllura