Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Laporta dhe Messi në aksion, presion të fuqishëm Neymarit për rikthim në “Camp Nou”

Sport
E përditshmja franceze “L’Equipe” shpjegon se si ardhja e presidentit të ri Joan Laporta në krye të Barcelonës ka shmangur një lamtumirë të mundshme të Messit në fund të sezonit dhe se kthimi i Neymar do ta bënte përfundimtar qëndrimin e numrin 10 në “Camp Nou”. Pengesat për suksesin e operacionit janë gjendja financiare e Barçës dhe vullneti i fortë i PSG-së për të mbajtur kampionin brazilian në radhët e tyre. Nëse nga njëra anë Paris Saint-Germain vazhdon të punojë për të rinovuar kontratën e Neymar që skadon në qershor të vitit 2022, nga ana tjetër ekziston Barcelona e cila këmbëngul për ta sjellë kampionin brazilian përsëri në “Camp Nou”, ...
Komentet te ​Laporta dhe Messi në aksion, presion të fuqishëm Neymarit për rikthim në “Camp Nou” Janë të Mbyllura

​Neuer tregon hapur pikën e dobët të PSG-së para ndeshjes kthyese

Sport
Manuel Neuer është i bindur se Bayern Munchen mund të bëjë një kthesë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, për të cilit ai pretendon se kanë probleme në mbrojtje. Bayerni pësoi humbjen e parë evropiane nën trajnerin Hansi Flick javën e kaluar pasi PSG fitoi me rezultat 3-2 në “Allianz Arena”, përcjellë KosovaPress. Kampionët në fuqi tani do të duhet të fitojnë me dy gola epërsi ose duke shënuar më shumë se tre gola në “Parc des Princes” në mënyrë që të arrijnë në gjysmëfinale, por Neuer është optimist se ata mund të përfitojnë nga dobësitë e francezëve në mbrojtje. “Ne duhet të qëndrojmë të qetë, por ...
Komentet te ​Neuer tregon hapur pikën e dobët të PSG-së para ndeshjes kthyese Janë të Mbyllura

​Ambasadori amerikan takon Sveçlën, flasin për çështjet anti-korrupsion

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kosnett thotë se në këtë takim kanë diskutuar për çështje të anti-korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen. “Diskutim i mirë me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mbi çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen. Të inkurajuar të dëgjosh angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të çuar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett në twitter./KP Good discussion with Internal Affairs Minister @XSvecla on anti-corruption, rule of law, and governance issues this morning. Encouraged to hear consistent government commitment to advance the goal ...
Komentet te ​Ambasadori amerikan takon Sveçlën, flasin për çështjet anti-korrupsion Janë të Mbyllura

Nagavci: Sot ka filluar procesi mësimor, shkollat po respektojnë masat antiCOVID

Lajme
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se pas pushimit pranveror sot ka nisur procesi mësimor në të gjithë vendin, iu tha se përjashtim bënë një shkollë në një fshat të Mitrovicës e që mësimi do të nis nesër. Ajo bëri të ditur se për ciklet e ulëta mësimi është duke u zhvilluar me prezencë fizike në shkolla, ndërsa nivelet tjera online. Nagavci tha se në fund të javës do të analizohet gjendja ku edhe do të vendoset se si do të vazhdojë procesi mësimor. “Sot ka filluar periudha e tretë e vitit shkollor dhe mësimi i disa niveleve po mbahet me prezencë fizike në shkolla duke ...
Komentet te Nagavci: Sot ka filluar procesi mësimor, shkollat po respektojnë masat antiCOVID Janë të Mbyllura

Real Madridi i përgjysmuar për ndeshjen kundër Liverpoolit

Sport
Real Madridi po përballet me një numër mungesash të mëdha para ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit. Real ka një epërsi prej 3-1 nga ndeshja e parë ndërsa përgatitet për një udhëtim në “Anfield Road” në mesjavë. Pas një fitoreje të vështirë kundër Aston Villas në fundjavë, Jurgen Klopp do të jetë në kërkim të një tjetër rikthimi të famshëm në Evropë. Liverpool është në një pozitë relativisht të fortë për sa i përket dëmtimeve, pavarësisht se Virgil van Dijk, Joe Gomez, Joel Matip dhe Jordan Henderson janë ende jashtë fushës, dhe kjo mund t’u japë atyre një avantazh në ndeshjen e dytë, përcjellë KosovaPress. ...
Komentet te Real Madridi i përgjysmuar për ndeshjen kundër Liverpoolit Janë të Mbyllura

UJI I GAZUAR: I MIRË APO I DËMSHËM?

Lifestyle
Uji i gazuar është një kombinim i ujit dhe dioksidit të karbonit nën presion. Natriumi dhe mineralet e tjera shtohen më pas.   Uji i gazuar është acid Dioksidi i karbonit dhe uji reagojnë kimikisht për të prodhuar acid karbonik, një acid të dobët. Kjo shkakton një ndjesi djegieje në gojë, e cila mund të jetë irrituese ose e këndshme. pH i ujit të gazuar është 3-4, pra është paksa acid. Sidoqoftë, pirja e ujit të gazuar nuk e bën trupin më acid. Veshkat dhe mushkëritë heqin dioksidin e karbonit të tepërt. A ndikon te shëndeti i dhëmbëve? Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me ujin e gazuar ...
Komentet te UJI I GAZUAR: I MIRË APO I DËMSHËM? Janë të Mbyllura

Çanak: Serbët që thonë Kosova është e jona, të shkojnë atje e ta shohin

Lajme
Politikani serb dhe kryetari i partisë socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak, ka thënë se Kosova s’është pjesë e Serbisë. Duke kritikuar opozitën, ai u tha atyre të përpiqen të vijnë në Kosova dhe ta shohin se sa është pjesë e Serbisë, deklaratë kjo që u cilësua si shokuese nga mediat serbe, përfshirë gazetën serbe, Kurir. “Si mund të mos jepni diçka që nuk është e juaja edhe ashtu? Nëse Kosova është Serbi, përpiquni të shkoni në Kosovë dhe do të shihni se sa është pjesë e Serbisë”, tha Çanak. Ai tha se “opozita e bojkotit” po e sulmon atë sepse ai ka një politikë të qartë për 30 vjet. “Boris ...
Komentet te Çanak: Serbët që thonë Kosova është e jona, të shkojnë atje e ta shohin Janë të Mbyllura

ShSKUK: 937 pacientë të shtrirë, 45 në gjendje të rëndë

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se janë 937 pacientë të shtirë nëpër spitalet e Kosovës dhe Klinikat e QKUK-së. Nga ShSKUK thonë se numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë. Sipas raportit të punës për datën 12 prill 2021, janë duke u trajtuar 937 pacientë. 765 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2 45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive. 730 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë Në QKUK janë të shtrirë 388 pacientë: 332, të konfirmuar me Sars Cov-2 19, në gjendje ...
Komentet te ShSKUK: 937 pacientë të shtrirë, 45 në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura

Përzgjidhet dhe vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Osmani

Lajme
Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës. Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës./KP ...
Komentet te Përzgjidhet dhe vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Osmani Janë të Mbyllura

​“U krye puna”, vjen mesazhi i fundit i Cristiano Ronaldos

Sport
Me veprimet e tij së fundi pas ndeshjes me Genoan, sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo e ka vendosur në pikëpyetje të ardhmen e tij në Itali. Përkundër se “Zonja e Vjetër” regjistroi një fitore me rezultat 3-1, ylli portugez ishte shumë i nervozuar dhe pas ndeshje hodhi fanellën në tokë dhe në zhveshtore bëri veprime të pakontrolluara duke goditur murin dhe duke kritikuar bashkëlojtarët për mos bashkëpunim me të gjatë lojës, përcjellë KosovaPress. Mediat në Itali sot raportuan se Ronaldo ka kërkuar investime nga klubi si garanci për qëndrimin e tij në “Allianz Arena”. Pas gjithë kësaj situate, Ronaldo është lajmëruar sot në profilin e tij në “Facebook” ku së ...
Komentet te ​“U krye puna”, vjen mesazhi i fundit i Cristiano Ronaldos Janë të Mbyllura