Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar Qeverinë Kurti për, siç thanë ata, ikje nga përgjegjësia për çështjet urgjente që i ka Kosova. Sipas PDK-së, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po merret me pandeminë dhe dëmet ekonomike por po merr pjesë në fushatë zgjedhore në Shqipëri. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një konference për media, i ka bërë thirrje Kurtit që të tërhiqet nga fushata zgjedhore në Shqipëri, derisa ka bërë të ditur se do të thirrin edhe seancë të jashtëzakonshme për, siç tha ai, të thirrur në përgjegjësi shefin e ekzekutivit për masat dhe çështjet që lidhen me pandeminë. Tahiri ka kritikuar pushtetin për ...
Komentet te PDK: Kurti të tërhiqet nga fushata në Shqipëri, të merret me pandeminë dhe dëmet ekonomike Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Çmimet e produkteve të konsumit janë shtrenjtuar për 0.4 përqind në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt të 2021. Në Indeksin e tërësishëm çmimeve të konsumit është evidentuar ngritja e çmimit për vajra dhe yndyra 2.8%, për pemë 3.8%, për pije alkoolike 1.6%, këpucë 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 4.7%. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet për perime -1.5%. Në këtë publikim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet po ashtu se norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare ...
Komentet te Shtrenjtohen çmimet konsumit në pandemi, inflacioni arrin 1.2 përqind Janë të Mbyllura
“Qëndruan 20 ditë në Brazil”, ish-agjenti i Neymar zbulon dështimin e Realit për ta transferuar atë
Neymar ka qenë sinonim i lajmeve të Barcelonës në vitet e fundit, por tani është zbuluar se Real Madridi u përpoq ta nënshkruante me atë tre herë deri më tani. Ish-agjenti i lojtarit Wagner Ribiero ka thënë në një intervistë me “L’Equipe” se Madridi u përpoq të nënshkruante me brazilianin në tre raste të ndara, përfshirë edhe atë në vitin 2019, kur ata u përpoqën ta joshnin nga Paris Saint-Germain. Ribiero gjithashtu përshkroi se si klubi u përpoq ta nënshkruante me atë kur ai ishte vetëm 13 vjeç, por u penguan nga kërkesat financiare nga Santos në atë kohë ndërsa ata gjithashtu u përpoqën ta nënshkruanin me Neymar përpara Barcelonës ...
Komentet te “Qëndruan 20 ditë në Brazil”, ish-agjenti i Neymar zbulon dështimin e Realit për ta transferuar atë Janë të Mbyllura
Tri dasma në Suharekë janë ndaluar nga Policia e Kosovës. Kjo pasi që Qeveria e Kosovës javën që lamë pas mori vendim që dasmat të organizohen me pjesëmarrjen e vetëm 10 personave. Policia ka shqiptuar gjobë prej 200 eurove. “Më 11 prill 2021, policia në Suharekë kishte marre informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare (dasma) në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë Nr.01/05 dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro”, ka njoftuar ...
Komentet te Policia ndalon tri dasma në Suharekë Janë të Mbyllura
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka bërë thirrje për respektim të masave anti-Covid, në mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Tërnava me këtë rast i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman muajin Ramazan, duke shtuar se ky muaj i bekuar duhet të shërbejë për adhurim ndaj Zotit, paqe dhe humanitet. Tërnava: Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë nga ngrënia e pirja, por bërja e njeriut më të përgjegjshëm “Ramazani është muaj në të cilin filloj të zbres Kur’ani fisnik, është muaj i paqes, mëshirës e bamirësisë. Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë nga ngrënia e pirja, ...
Komentet te Tërnava uron besimtarët për muajin Ramazan, kërkon respektim të masave antiCovid Janë të Mbyllura
E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Juventus mbetet e pasigurt pasi ka bërë veprime të paarsyeshme pas fitores kundër Genoas të dielën. Superylli portugez nuk dukej i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj “Grifones” dhe hodhi fanellën e tij pas fishkëllimës finale së gjyqtarit. Ronaldo nuk arriti të shënojë gjatë fitores 3-1 dhe dukej i bezdisur në pjesën e dytë, duke u kërkuar shokëve të tij të skuadrës të pasojnë më shumë topa drejt tij. 36-vjeçari u largua nga fusha me nxitim pas mbylljes së sfidës dhe hodhi fanellën e tij në tokë, përcjellë KosovaPress. “La Gazzetta dello Sport” raporton se ai vazhdoi të shfrynte zhgënjimin e tij në dhomën ...
Komentet te Tensione te Juventusi, Ronaldo i vë kushte klubit, pritet largimi i tij Janë të Mbyllura
Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç mund të dënohet me një ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq gjatë fitores 3-1 ndaj Parmas të shtunën. Veterani u përfshi në dy golat e pjesës së parë, para se të përjashtohej nga loja pas një përplasjeje me gjyqtarin kryesor të ndeshjes. 39-vjeçari i tha diçka arbitrit dhe mori një karton të kuq nga Fabio Maresca, përcjellë KosovaPress. “Tuttosport” pretendon se ai mund të shpëtojë me vetëm një ndeshje ndalim, por e vetmja mundësi për të anuluar plotësisht kartonin e kuq do të ishte pranimi i gabimit nga gjyqtari në raportin dërguar Gjykatësit Sportiv. Sulmuesi suedez pritet të apelojë për kartonin e kuq, pasi ai ...
Komentet te U fjalos me gjyqtarin, ky pritet të jetë dënimi për Zlatan Ibrahimoviç Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës ku ka shprehur shqetësimin për ikjen e kryeministrit Albin Kurti nga përgjegjësitë urgjente që ka Kosova. Tahiri tha se kryeministri i Kosovës në vend që të merret me pandeminë dhe ekonominë e rrënuar prej saj, ai e ka izoluar Kosovën dhe vet ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në fushata zgjedhore. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së e ka quajtur këtë mungesë përgjegjësie, mungesë aftësie dhe mungesë njohurie. “Fatkeqësisht, vetëm në 20 ditët e fundit, 212 qytetarë kanë humbur jetën në betejë me virusin. Përveç një ndihme ...
Komentet te PDK: Për Albin Kurtin më e rëndësishme fushata në Shqipëri sesa jeta e qytetarëve tanë Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka treguar se të gjitha shkollat në Kosovë janë dezinfektuar pasi që nxënësit e klasave të para deri në të pestën sot kanë rifilluar mësimin në bankat shkollore. Ndërkaq pjesa tjetër e nxënësve, pra ata të klasave VI-XII, këtë javë mësimin do ta zhvillojnë në distancë. Nagavci thotë se mësimdhënia online po vazhdon të përballet me vështirësi të ndryshme por megjithëkëtë ajo duhet të ketë edhe avantazhet e veta. Ajo shton se do të mbështesin nxënësit të jenë sa më të suksesshëm në këtë mësimnxënie e rutinë të re, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të mos lëmë asnjë prapa me ...
Komentet te Nagavci: Mësimi online po vazhdon të ketë vështirësi, por do t’i ndihmojmë nxënësit Janë të Mbyllura
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Hajrulla Çeku së bashku me zëvendës ministren Daulina Osmani sot kanë vizituar ekipin kosovarë të xhudos me në krye trajnerin Driton Kuka. Kuka ka bërë të ditur se kjo vizitë ishte e befasishme dhe aty biseduan për aktivitetet e ardhshme të xhudos e ne veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike, përcjellë KosovaPress. Më tutje, Kukan në shkrimin e tij në “Facebook” ka thënë se “sporti si imazhi pozitiv më i fuqishëm i shtetit tonë do vazhdojë të bëjë krenar çdo shqiptarë kudo në botë.” Lojërat Olimpike “Tokio 2020” zhvillohen gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti./KP ...
Komentet te Ministri Çeku viziton ekipin kosovar të xhudos, bisedojnë për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike Janë të Mbyllura