Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Bundesliga gjermane, a do të mësohet sot kampioni

Sport
Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 31, ku edhe mund të mësohet kampioni i sezonit 2020/21. Në programin e sotëm, ndeshjet më interesante do të jenë mes Wolfsburg e Dortmund dhe Bayer Leverkusen e Eintracht Frankfurt, përcjell KosovaPress. Kurse, vëmendja do të jetë tek përballja mes Mainz dhe Bayern Munich, ku në rast fitoreje të “Bavarezëve” do t’i shihte ata të kurorëzoheshin si kampion të sezonit 2020/21. Pas 30 ndeshjeve, Bayerni e kryeson tabelën me 71 pikë, 10 sosh më shumë vendi i dytë RB Leipzig, ndërsa në vend të tretë gjendet Wolfsburgu me 57 pikë, një më shumë se pozita e katërt, ...
Komentet te Bundesliga gjermane, a do të mësohet sot kampioni Janë të Mbyllura

​Superliga e Shqipërisë sjell pesë sfida

Sport
Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 29. Dy përballjet më të mira të këtij programi do të jenë mes Partizanit e Kukësit dhe Teutës e Tiranës, përcjell KosovaPress. Gara për titull në Superligën e Shqipërisë vazhdon të bëhet më atraktive, ku lider në tabelë është Tueta me 52 pikë, dy më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Vllaznia e Partizani, kurse në pozitën e katërt gjendet Laçi me 48 pikë. Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Bylis, Skënderbeu dhe Apolonia Fier, ku Bylis së vendin e tetë me 26 pikë, tri sosh më shumë se vendi ...
Komentet te ​Superliga e Shqipërisë sjell pesë sfida Janë të Mbyllura

Dy takime interesante në Superligën e Kosovës

Sport
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante në kuadër të xhiros së 30. Ndeshja hapëse e këtij programi do të jetës mes Arbërisë e Besa Pejës, kurse në takimin tjetër, Drenica pret në shtëpi skuadrën e Feronikelit, përcjell KosovaPress. Pas 29 ndeshjeve, Arbëria gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 27 pikë, kurse kundërshtari i sotëm i tyre Besa e Pejës, pozicionohet e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë. Në anën tjetër, Drenica gjendet në vendin e tetë me 33 pikë, një më pak se Feronikeli, që zë vendin e shtatë me 34 pikë. Programin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë. 15:00 Arbëria ...
Komentet te Dy takime interesante në Superligën e Kosovës Janë të Mbyllura

​Premier Liga angleze vazhdon me tri ndeshje interesante

Sport
Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 33. Programi i sotëm parasheh të zhvillohen tre ndeshje, ku ajo më interesante do të jetë derbi londinez mes West Ham United dhe Chelsea, përcjell KosovaPress. Këtë program do ta hap ndeshja mes Liverpool dhe Newcastle, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30. Pas 32 ndeshjeve, tabelën e kryeson Manchester City me 77 pikë, 11 sosh më shumë se vendi i dytë Manchester United, kurse Top 4 e mbyllin Leicester dhe Chelsea, respektivisht Leicester me 59 pikë kurse Chelsea në vend të katërt me 55 pikë, aq sa ka edhe West Ham në ...
Komentet te ​Premier Liga angleze vazhdon me tri ndeshje interesante Janë të Mbyllura

​Krasniqi: Klinikat dhe spitalet vazhdojnë të jenë të stërmbushura me pacientë

Shëndetësi
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka deklaruar se përkundër se gjatë kësaj jave ka pasur një rënie të lehtë të shifrave të të infektuarve me COVID-19, klinikat e QKUK-së dhe repartet e spitaleve ku po trajtohen pacientët me COVID-19, vazhdojnë të jenë të stërmbushura. Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se edhe më tutje po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID në pesë klinikat e QKUK-së dhe në shtatë Spitalet Regjionale të Kosovës. Krasniqi: Spitalet dhe Klinikat vazhdojnë të jetë të stërmbushura me pacientë me COVID “Edhe më tutje gjendja paraqitet e ngarkuar nëpër spitalet dhe klinikat tona. Janë me numër të madh ...
Komentet te ​Krasniqi: Klinikat dhe spitalet vazhdojnë të jenë të stërmbushura me pacientë Janë të Mbyllura

​Policia aksion në Prizren e Suharekë, gjobit 18 biznese dhe mbyll tri lokale

Lajme
  Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorë të AVUK-ut, ka realizuar një aksion në Prizren e Suharekë, me ç’rast ka kontrolluar 68 lokale. Në disa prej tyre Policia ka gjetur parregullsi dhe për këtë tri nga lokalet janë mbyllur me urdhër të inspektorit, dhe janë shqiptuar 18 fletëparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë. Kjo është komunikatë e Policisë së Kosovës: Në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, një ekip e përbashkët e policisë dhe Inspektorëve të AVUK-ut, me datë 23 prill 2021, ka realizuar një kontroll në komunën e Prizrenit ...
Komentet te ​Policia aksion në Prizren e Suharekë, gjobit 18 biznese dhe mbyll tri lokale Janë të Mbyllura

​PDK s’i ndal kritikat ndaj qeverisë Kurti, e quan të paaftë dhe të papërgatitur

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës nuk po i ndal kritikat ndaj qeverisë Kurti. Të njëjtën po quajnë të paaftë dhe të papërgatitur për të qenë në krye të ekzekutivit. Muajin e parë të qeverisjes e vlerësojnë si fillimin më të dobët të mundshëm të një qeverie. Ndërkohë, e shohin të dëmshme edhe mungesën e platformës për dialog të kryeministrit Albin Kurti, disa ditë para vizitës së tij në Bruksel. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një intervistë për KosovaPress thotë se qeveria Kurti vetëm është duke improvizuar. Tahiri: Qeveria Kurti është e papërgatitur dhe paaftë “Realisht ky ka qenë fillimi më i dobët i mundeshim i një qeverie. ...
Komentet te ​PDK s’i ndal kritikat ndaj qeverisë Kurti, e quan të paaftë dhe të papërgatitur Janë të Mbyllura

Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët zgjedhin qeverinë e re

Shqipëri
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 prillit ka përfunduar të premten në orën 24:00, ndërkohë që sot ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në mbylljen zyrtare të votimeve. Nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive apo kandidatëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e duhura për organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare, duke garantuar një proces të shpejtë të nxjerrjes së rezultatit, transparent, të sigurt dhe pa probleme. Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1.841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra. Në ...
Komentet te Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët zgjedhin qeverinë e re Janë të Mbyllura

​Bashkëjeton me një të mitur, arrestohet nga policia

Lajme
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ka bashkëjetuar me një të mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë. /KP ...
Komentet te ​Bashkëjeton me një të mitur, arrestohet nga policia Janë të Mbyllura

​Katër raste të dhunës në familje brenda një dite

Lajme
Dhuna në familjet kosovare është bërë përditshmëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës familjare të shkaktuar nga burrat. Në tri raste viktima kanë qenë bashkëshortet, ndërsa një rast është raportuar për dhunë ndaj prindërve. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Shtërpce. Ky është raporti i plotë i Policisë: DHUNË FAMILJARE Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 23.04.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. Shtërpce 22.04.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ...
Komentet te ​Katër raste të dhunës në familje brenda një dite Janë të Mbyllura