Në Itali u regjistruan 13 817 prova pozitive në testet për COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu, në vend u konfirmuan edhe 322 viktima shtesë. Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar në total 3 949 517 raste dhe 119 021 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri. Deri më tani, rastet pozitive janë 461 448, kurse të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 3 369 048. Shkalla e pozitivitetit është 4,3%, nga dje që ishte 4,7%. Aktualisht, janë 2 894 pacientë të pranuar në kujdesin intensiv për Covid në Itali. Nga ana tjetër, 20 971 persona janë të shtruar në ...
Komentet te Itali, 13 817 raste pozitive dhe 322 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Si asnjëherë më parë, Superliga e Kosovës po bëhet nga java në javë gjithnjë e më interesante dhe e paparashikueshme. Kur kampionati elitar i futbollit vendor ka arritur deri në xhiron e 30, asgjë ende nuk është e qartë as sa i përket asaj se kush do të stoliset me titullin e kampionit, e as se kush do të bie nga Superliga, shkruan KosovaPress. Nesër, janë në program për t’u zhvilluar tri super-ndeshje të cilat zhvillohen duke filluar nga ora 15:00. Në Gjilan përplasen Drita me Prishtinën. Skuadra nga Gjilani e kryeson tabelën me 64 pikë, kurse ajo nga kryeqyteti pozicionohet në vendin e tretë me 60 pikë. Ndeshja tjetër ...
Komentet te Nesër na pret spektakli në Superligën e Kosovës Janë të Mbyllura
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, kryesoi ceremoninë e ndryshimit të komandës së grupit mbështetës të shtabit (HSG) në Shtabin e KFOR-it, në bazën “Film City”. Para një grupi të kufizuar të personelit ushtarak dhe civil, duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19, koloneli Mark Broënen, komandanti në largim i HSG-së, në fjalën e tij falënderoi të gjithë personelin që punoi për shtabin e tij, duke kontribuar në përmbushjen e të gjitha detyrave të caktuara në një mjedis mjaft sfidues. Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral Brigade Gunter Schopf, theksoi rolin e rëndësishëm të HSG dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për ushtarët dhe punëtorët civilë; duke theksuar profesionalizmin dhe angazhimin ...
Komentet te Ndryshon komanda e grupit mbështetës në shtabin e KFOR-it Janë të Mbyllura
Një fitore me shumë vlerë ka ardhur për Chelsean në xhiron e 33 të Premierligës angleze. “Blutë” e Londrës kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj West Ham Unitedit, skuadër me të cilën janë në luftë direkte për vendin e katërt në tabel, përcjell KosovaPress. Goli i realizuar nga Timo Werner në minutën e 43’ ia siguroi tri pikë të reja skuadrës së Thomas Tuchel për ta siguruar kështu vendin e katër momentalisht me tri pikë më shumë se rivali i sotëm. Chelsea ka 58 pikë në vendin e katërt kurse West Hami mbetet në kuotën e 55 pikëve në vendin e pestë. Deri në fund të këtij edicioni të ...
Komentet te Chelsea mposht West Hamin dhe merr tri pikë jetike në luftë për vendin e katërt Janë të Mbyllura
Në La Liga po zhvillohet java e 33 e dhe lufta për titull vazhdon të jetë krejtësisht e hapur ndërmjet Atletico Madridit, Real Madridit dhe Barcelonës. Skuadra e Zinedine Zidane është tri pikë prapa Atletico Madridit dhe sonte ballafaqohet me Real Betisin e vendit të gjashtë, përcjell KosovaPress. Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare: Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Varane, Nacho, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Isco, Rodrygo Real Betis: Bravo, Emerson, Mandi, Ruiz, Miranda, Rodriguez, Guardado, Canales, Lainez, Joaquin, Iglesias/KP ...
Komentet te Reali kundër Betisit për të vazhduar luftën për titull, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministri i Katarit, njëherit ministër i Punëve të Brendshme, Khalid Bin Khalifa Bin Abdulaziz Al-Thani. Në letër urim, kryeministri Al-Thani, në emër të shtetit të Katarit, i ka përcjellur kryeministrit Kurti urime të sinqerta për zgjedhjen si Kryeministër i Kosovës. Po ashtu, ka shprehur dëshirat më të mira për mirëqenie dhe sukses për kryeministrin Kurti, si dhe zhvillim e përparim të mëtejmë për Kosovën./KP ...
Komentet te Kurti pranon urime nga kryeministri i Katarit Janë të Mbyllura
Për personat të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 shumë shpejt mund të hiqen disa kufizime, njoftoi sot ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht. “Nëse vërtetohet se një vaksinim jo vetëm që mbron nga sëmundjet, por gjithashtu mund të parandalojë transmetimin e mëtejshëm të virusit, kjo duhet të merret parasysh në masa”, tha ajo për gazetën “Handelsblatt”. “Ky nuk është një privilegj për të vaksinuarit, por një kërkesë e kushtetutës”, shtoi Lambrecht. Çështja se cilat kufizime mund të hiqen për personat e vaksinuar do të jetë në qendër të një takimi të planifikuar midis udhëheqësve federalë dhe shtetërorë të hënën./KP ...
Komentet te Lambrecht: Personat e vaksinuar kundër COVID-19 mund të kenë më shumë liri Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit, Mali i Zi ka regjistruar 151 raste të reja infektimi me COVID-19, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Që nga numërimi i djeshëm, gjashtë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut”, thuhet në deklaratën e ISHP. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 në Malin e Zi, që nga fillimi i pandemisë, është 1 463. Gjithashtu, ISHP njoftoi edhe 235 pacientë të shëruar. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara, si edhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në vend është 2 663. Incidenca më e lartë 14-ditore e rasteve të reja COVID-19 për ...
Komentet te Mali i Zi, rritje e rasteve me COVID-19, 151 në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura
Qeveria Kurti ua ka zvogëluar shtesat edhe personelit shëndetësorë të cilët tash e një vit po përballen me virusin Covid-19, në vijën e parë të fronit. Mjekët nga 250 euro sa e kishin pagën shtesë tani do të marrin vetëm 150 euro kurse infermierët nga 150 euro sa e kishin më parë tani do të marrin 100 euro. Këtë vendim Kurti e mori në mbledhjen e tetë të qeverisë, shkruan Insajderi. “Shtesa 150 euro për sektorin shëndetësorë, për muajt prill dhe maj, 100 euro për stafin teknik dhe 100 euro për sektorin e sigurisë (policinë), për ata që kanë qenë të angazhuar për zbatimin e masave”, kishte deklaruar Hekuran Murani, ...
Komentet te Kryeministri Kurti ua zvogëlon shtesat edhe mjekëve e infermierëve Janë të Mbyllura
Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të bëjë një njoftim më 24 prill, në mes të spekulimeve se ai do ta njohë si gjenocid masakrën e armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Biden, gjatë kohës sa ishte kandidat për president të SHBA-së, ishte zotuar se nëse zgjidhet president, do të ndërmerrte një hap të madh simbolik në këtë drejtim. Ai pritet që më 24 prill të lëshojë një deklaratë, në ditën kur armenët shënojnë Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, turqit otomanë vranë ose dëbuan 1.5 milion armenë – një minoritet i krishterë në perandorinë me shumicë myslimane. Shumë historinë dhe shtete të tjera, ...
Komentet te Armenët shënojnë Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit Janë të Mbyllura