“Nuk mund të përshkruhet gëzimi kur bëheni nënë pas aq shumë vitesh pritjeje me mall. Faleminderit Zotit, tani nuk jam vetëm një nënë, por nëna e tre foshnjave”, tha Awusaziba para mediave lokale. Shtetasja nigeriane Tegbe Awusaziba në moshën 56 vjeçare ka lindur trinjakë. Historia e lumtur ndodhi në provincën nigeriane Bayels, ku Awusaziba lindi tre fëmijë të shëndetshëm në lindjen e parë të shumëpritur. Ajo pas lindjes tha se ndjehet mirë dhe ende nuk mund të besojë se në një moshë kaq të vonshme mbeti shtatzënë dhe lindi foshnje. “Nuk mund të përshkruhet gëzimi kur bëheni nënë pas aq shumë vitesh pritjeje me mall. Faleminderit Zotit, tani nuk ...
Komentet te NIGERI, NJË 56 VJEÇARE LIND TRINJAKË Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Reshitaj ka folur për prezencën e saj në seancën e zgjedhjes së presidentes. “Qytetarët nuk e kanë pasur të vështirë të kuptojnë se unë gjithmonë kam pasur rol konstruktiv. Gjithmonë kam thirr në unitet politik. Gjithashtu unë jam e qëndrueshme në situata delikate politike kur është në pyetje interesi i vendit”, tha ajo. Deputetja e AAK-së thotë se edhe brenda strukturave të partisë ka dhënë argumentet pse është dashur të qëndrohet në sallë. “Jo të gjithë në AAK kanë qenë refuzues. Disa kanë qenë të heshtur e disa kanë kundërshtuar, e më pas është marrë një vendim që të mos shkohet në Kuvend. Më vjen keq që më është ...
Komentet te RESHITAJ NDJEN KEQARDHJE QË VEPROI NDRYSHE NGA AAK PËR OSMANIN Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, janë duke i bashkërenduar qëndrimet për procesin e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Rrahman Paçarizi. Sipas tyre, në favor të këtij bashkërendimi janë: letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe vizita e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në Prishtinë dhe Beograd. Në letrën që presidenti amerikan Biden i ka dërguar presidentes së Kosovës, Osmani, më 20 prill, është thënë që SHBA-ja mbështet arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila “do të përqendrohej në njohjen reciproke”, por që “për ...
Komentet te DIALOGU ME SERBINË, SHBA E GJERMANIA ME QASJE TË NDRYSHME PËR KOMPROMISIN Janë të Mbyllura
Shqipëria ka arritur t’i jap dozën e parë të vaksinës anti-covid 400 mijë personave. Vaksinimi në Shqipëri nisi më 11 janar, derisa janë qindra vaksina që tanimë kanë arritur në Shqipëri. Ndërkohë, në Kosovë janë 22.096 persona të cilët kanë marrë dozën e parë. Kosova ka marrë 24 mijë vaksina të kompanisë AstraZeneca. Këto vaksina janë siguruar nëpërmjet programit COVAX./KP ...
Komentet te Shqipëri vaksinon 400 mijë persona, Kosova 22 mijë Janë të Mbyllura
Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim nga ndeshja me Real Batisin në kuadër të javës së 33 të La Ligas. Rrjetat e të dy skuadrave nuk u tundën asnjëherë dhe ndeshja u zhvillua nën të reshura të mëdha të shiut, përcjell KosovaPress. Ky barazim nuk është aspak i kirëseardhur për skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane pasi nesër Atletico Madridit mund të shkëputet deri në pesë pikë nëse fiton ndaj Bilbaos kurse Barcelona mund të ngritet në pozitën e dytë me një fitore eventuale ndaj Villarealit. Tabela e La Ligas kryesohet nga Atlëtico Madridit me 73 pikë, pastaj vjen Real Madridi me 70 dhe Barcelona në vendin ...
Komentet te Real Madridi ndalet me barazim nga Betisi, lajm i mirë për Barçën dhe Atleticon Janë të Mbyllura
Pas muajsh të tërë dilemash e hamendësimesh, analizat e gjakut tashmë nuk lënë më shteg për dyshim: pacientët zero të Covid 19 në Veneto të Italisë, kanë qenë dy turistë nga Wuhani i Kinës, qyteti ku lindi sëmundja që pushtoi ngadalë të gjithë botën. Ekspertët e Universitetit të Padovës zbuluan se virusi i zbuluar tek dyshja në fjalë, është identik me atë origjinal që ka qarkulluar në këtë zonë në fillimin e pandemisë. Turistët, një 66 vjeçar dhe bashkëshortja e tij, 65 vjeçe, zbarkuan janarin e vitit që shkoi në aeroportin e Malpensës me një grup bashkëkombasish për të kaluar disa ditë pushimi në Itali. Në agjendën e tyre të ...
Komentet te Zbulohen pacientët zero në Veneto të Italisë, ishin dy turistë nga Wuhani Janë të Mbyllura
Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Leonita, kanë mirëpritur në jetë një tjetër vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Laneya. Ka qenë vet futbollisti shqiptar ai i cili ka dhënë lajmin, duke publikuar një foto me vajzën e porsalindur në Instagram. “Unë më nuk kam vetëm një princeshë të bukur, tani i kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021″, ka shkruar Xhaka në Instagram. Ndërkohë urimet e shumta nga ana e ndjekësve dhe një pjesë e mirë e emrave publikë nuk kanë munguar për çiftin e njohur. Leonita dhe Graniti janë prindër edhe të një vajze më të ...
Komentet te Granit Xhaka baba për herë të dytë, emri i veçantë që pagëzuan vogëlushen Janë të Mbyllura
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se nesër duhet të jetë festa e demokracisë, derisa ka lutur prokurorët dhe gjyqtarët që ta dëgjojnë atë si president. “Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës. Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Meta: Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë Janë të Mbyllura
Thomas Tuchel është duke bërë histori si menaxher i Chelseat, derisa tekniku gjerman ka vazhduar të jetë i pamposhtur se vendas në 10 ndeshje pas fitores me rezultat 1-0 ndaj West Ham United. “Blutë” bënë ndryshimin e trajnerit në janar, me legjendën Frank Lampard që u shkarkua nga drejtuesit e klubit dhe u angazhua ish-shefi i Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain Thomas Tuchel, përcjell KosovaPress. Tuchel ka bërë ndikim të madh në “Stamford Bridge”, me 47-vjeçarin që po e drejton klubin drejt njërës nga pozitat që siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Chelsea e mposhti West Hamin me rezultat 1-0 të shtunën në një luftë direkte ...
Komentet te Ndryshimi i madh që Tuchel solli prej se mori drejtimin e Chelseat Janë të Mbyllura
Mjekë të rraskapitur, vështirësi pritjeje për djegiet e rënda apo aksidentet rrugore, Ministria belge e Shëndetësisë ngriti sot alarmin për mbingarkesën e njësive të kujdesit intensiv në spitale, në sfondin e presionit për të lehtësuar më tej kufizimet antiCOVID-19. Paralajmërimi, i shoqëruar me një thirrje për popullatën për të respektuar me barrierat mbrojtëse dhe kufizimet e grumbullimeve, vjen në një kohë kur sektori kulturor po bëhet i paduruar për të mirëpritur publikun përsëri duke respektuar distancat. “Në spitale, personeli i kujdesit intensiv është i rraskapitur, përtej kufijve të tyre”, theksoi Marcel Van der Auwera, një zyrtar i ministrisë, gjatë konferencës dy-javore të autoriteteve mbi krizën. Ai iu referua mjekëve të ...
Komentet te Belgjikë, spitalet në limitet e kapaciteteve në kujdesin intensiv Janë të Mbyllura