Si duket Donnarumma do të largohet këtë verë nga Milani. Gjiganti italian AC Milan ka gjetur zëvendësimin e portierit Gianluigi Donnarumma, ku thuhet se ka shprehur interesim serioz në shërbimet e portierit të Lille Mike Maignan, raporton “Calciomercato”. Spekulohet se skuadra nga Serie A ka arritur marrëveshje personale me Maignan, dhe tani do të filloj bisedimet me skuadrën e Lille, për ta bindur rreth shitjes së 25 vjeçarit, përcjell KosovaPress. Krerët e “Rossonerëve” kanë dështuar që ta bindin Donnarumman që të vazhdoj të ardhmen e tij në “San Siro”, ku ky i fundit pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni./KP ...
Komentet te Milani gjen zëvendësimin e Donnarummas Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një aksident trafiku posa ka ndodhur në fshatin Lupq të Podujevës. Sipas informatave, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. E derisa në rrugën Prishtinë-Podujevë, vërehen kolona. Në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët policor./KP ...
Komentet te Aksident trafiku në fshatin Lupq, shkaktohen kolona (Video) Janë të Mbyllura
Një person është vrarë sot në mesditë në fshatin Novosellë të Pejës. Policia ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje për motivet e kësaj vrasje. Sipas Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, viktima është e gjinisë mashkullore. “14:40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre. Ndërkohë, sipas Policisë, i dyshuari për vrasjen e viktimës është në arrati./KP ...
Komentet te Vritet një person në Pejë, i dyshuari në arrati Janë të Mbyllura
Gazeta italiane “Tuttosport” sugjeron se mund të ketë shumë marrëveshje shkëmbimi ndërmjet tre gjigantëve evropian si Barcelona, Juventusi dhe Real Madridit ku po planifikohet ndryshimi i skuadrave për disa lojtarë duke përfshirë Leonardo Bonucci që do të shkëmbehej me Sergio Busquets të Barcelonës ose Rodrigo Bentancur që do ta kalonte në Real Madrid për Marco Asension. Juve dhe Barca tashmë kishin kryer një operacion verën e kaluar duke shkëmbyer Arthur Melon me Miralem Pjanicin, edhe pse asnjëri prej tyre nuk bëri shumë përshtypje në ekipet e tyre të reja, përcjellë KosovaPress. Me dështimin e projektit të Superligës, këto skuadra mbeten të përkushtuara teknikisht në kampionatet respektive, por klubet e tjera ...
Komentet te Barça, Reali dhe Juventusi përfshihen në një operacion të madh shkëmbimi të lojtarëve Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar në 20 vjetorin e vrasjes, veprimtarin Ismet Rracin. Abdixhiku ka shkruar se 20 vite më parë, dora vrastare e shoi jetën e njeriut i cili nuk u ndal asnjëherë në përpjekjen për lirinë e pavarësinë e vendit të tij. “Nga ajo ditë, Klina dhe e tërë Kosova humbi veprimtarin, intelektualin dhe atdhetarin e respektuar, njëherësh thelemuesin e Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rracin. Ismet Rraci, një intelektual i rrallë, ishte besnik dhe guximtar, veprimtar i devotshëm i cili në kohëra të vështira dha shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Me natyrën e tij prej atdhetari të çmuar, u ...
Komentet te Lumir Abdixhiku përkujton veprimtarin Ismet Rraci Janë të Mbyllura
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se është raportuar se janë duke ndodhur marrëveshje sa i përket rritjes së çmimit të kafes të disa bizneseve në disa komuna të ndryshme të Kosovës dhe se ata si shoqatë, distancohen nga këto veprime të kundërligjshme të cilat bien ndesh me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. Sipas kësaj shoqate, rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv. “E kuptojmë që është bërë sfidë në vete arritja e likuidimit të shpenzimeve operative, kreditore, etj. mirëpo jo në mënyrë të tillë siç po raportohet. Rrjedhimisht, nëse ky fenomen është duke ndodhur, ju bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të ...
Komentet te Shoqata e Gastronomëve distancohet nga marrëveshja për ngritjen e çmimit të kafes Janë të Mbyllura
Ylli i Leipzig shumë pranë Liverpooli. Kampioni aktual i Premier Ligës Liverpooli është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të RB Leipzig Ibrahima Konate, raporton “The Guardian”. “Të Kuqtë” kanë arritur marrëveshje personale me Konaten, i cili ka pranuar që të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me kampionin anglez, ku ky i fundit ka pranuar që t’i paguaj RB Leipzigut dëmshpërblimin prej 35 milionë eurosh, përcjell KosovaPress. Konate shihet si njëri ndër mbrojtësit më të talentuar në Evropë, dhe pritet që Klopp ta formojë tandemin në mbrojtje me dyshen Konate-Van Dijk./KP ...
Komentet te Liverpooli arrin marrëveshje me Konaten Janë të Mbyllura
Mysafirët ishin shumë pranë fitores, por me asistencën e VAR-it i anulohet një gol. Kampioni aktual i Premier Ligës, Liverpooli ka vazhduar me rezultate jopozitive, ku ka barazuar 1:1 me skuadrën e Newcastle, përcjell KosovaPress. Fillimisht ishte sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, ai i cili zhbllokoi rezultatin, ku në minutën e 4’ shënon për 1:0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. “Të Kuqtë” vazhduan me presion edhe në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi që ta ndalonte Newcastle të shënoi golin e barazimit. Në kohën shtesë, pak para fundit të ndeshjes, Newcastle arriti që të shënoi dy gola, por me asistencën e VAR-it në minutën e 90+2’, goli i ...
Komentet te Dramë në “Anfield Road”, Newcastle siguron barazim kundër Liverpoolit Janë të Mbyllura
Në komunën e Kamenicës deri më tani janë vaksinuar 500 të moshuar dhe staf shëndetësorë. Kjo komunë ka pasur në dispozicion 580 doza të vaksinës, ndërkohë që gjatë së hënës dhe t martës pritet të vijohet me pjesën e mbetur të vaksinave. Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti thotë për KosovaPress se që nga fillimi kanë qenë duke u përgatitur me identifikimin e stafit shëndetësor që kanë shprehur vullnetin për marrjes e vaksinës “AstraZeneca”. Rashiti: Deri më tani na kanë arritur 580 vaksina “Deri më tani na kanë arritur 580 vaksina. Ndërkaq vetëm 500 janë vaksinuar. 80 të tjerat do të vazhdojmë gjatë ditës së hënë dhe të martë… ...
Komentet te 500 të moshuar dhe staf shëndetësorë të vaksinuar në Kamenicë Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.252 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 335 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç). Numri total i rasteve pozitive ...
Komentet te 484 TË SHËRUAR DHE 335 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura