Të drejtën e tij për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kandidati për kryeministër të Shqipërisë nga Partia Demokratike, Lulzim Basha i cili pasi hodhi votën tha se sot është ditë historike kur qytetarët e Shqipërisë me fuqinë e votës së tyre do votojnë për të ardhmen që ata dëshirojnë. Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët që të dalin dhe të votojnë masivisht duke thënë se sot është dita e qytetarëve e demokracisë dhe Shqipërisë. Basha: Me fuqinë tuaj duke hedhur votën bëni të mundur të ardhmen që dëshironi “Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë është një ditë historike është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë ...
Komentet te Basha pas votimit: Dilni masivisht votoni, me fuqinë e votës suaj zgjidhni të ardhmen që dëshironi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Të drejtën e tij për të votuar sot e ka shfrytëzuar edhe kandidati i pavarur për deputet të Shqipërisë, Boiken Abazi. E meqenëse në qendrën e votimit “Gustav Mayer” , në Tiranë, ku ai po votonte pajisja elektronike për identifikimin e gishtërinjve nuk punonte, votimi i tij shkoi pak me vonesa, por përkundër kësaj ai tha se këto lloj pengesa nuk ndikojnë në shprehjen e vullnetit të qytetarëve. Abazi iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Abazi: Nuk punonte makineria e shenjave të gishtërinjve, uroj që dita e sotme të shkoj mbarë Video “Jo shumë peripeci por pak me ...
Komentet te Në qendrën e votimit ku votoi Bojken Abazi nuk punonte pajisja (Video) Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar si shtetas edhe Shqipërisë, Kurti i ftoi qytetarët shqiptarë që të dalin të votojnë. Kurti: I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që ta respektojnë atdheun duhet bërë zgjedhjen më të mirë Video “Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur, e diel me diell moti është mirë kështu do jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ...
Komentet te Voton Kurti në Shqipëri: Të respektohet atdheu duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë (Video) Janë të Mbyllura
Të drejtën e votimit si shtetas edhe i shtetit të Shqipërisë e shfrytëzoi edhe ministri i Planifikimit të Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu. Pasi votoi në një qendër votimi në Tiranë, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje për KosovaPress, uroi që i tërë procesi i votimit dhe numërimit në Shqipëri të jetë në rregull. Aliu: Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt në procesin e votimit Video: “Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt edhe në procesin e votimit dhe numërim”, tha ai. I pyetur për suksesin e mundshëm të tre kandidatëve të mbështetur nga partia e tij, Aliu u shpreh optimist. Aliu: Shpresoj të kenë ...
Komentet te Liburn Aliu voton në Shqipëri Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e zgjedhjeve ka thënë se të gjithë së bashku duhet treguar se përtej partive e dasive për ata është Shqipëria. Rama ka shkruar në Facebook se qytetarët duhet të shprehin bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit. “Le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Rama: Të tregojmë se përtej partive për ne është Shqipëria Janë të Mbyllura
Si asnjëherë më parë, Superliga e Kosovës po bëhet nga java në javë gjithnjë e më interesante dhe e paparashikueshme. Kur kampionati elitar i futbollit vendor ka arritur deri në xhiron e 30, asgjë ende nuk është e qartë as sa i përket asaj se kush do të stoliset me titullin e kampionit, e as se kush do të bie nga Superliga, shkruan KosovaPress. Sot, janë në program për t’u zhvilluar tri super-ndeshje të cilat zhvillohen duke filluar nga ora 15:00. Në Gjilan përplasen Drita me Prishtinën. Skuadra nga Gjilani e kryeson tabelën me 64 pikë, kurse ajo nga kryeqyteti pozicionohet në vendin e tretë me 60 pikë. Ndeshja tjetër ...
Komentet te Sot na pret spektakli në Superligën e Kosovës Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.252 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 335 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin ...
Komentet te Covid-19 në Kosovë, deri tash 103.815 persona të infektuar Janë të Mbyllura
3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, sot do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra. Identifikimi elektronik është një nga risitë e këtij procesi zgjedhor në Shqipëri. Kjo do të aplikohet në të gjithë vendin, ndërsa do të parandalojë edhe mundësinë për votim të dyfishtë. Votuesi shqiptar do të duhet që të identifikohet duke e kaluar kartën e identitetit ose pasaportën biometrike tek pajisja. Kjo pamundëson edhe ...
Komentet te Shqipëria voton Janë të Mbyllura
Klubet e Premierligës angleze janë bërë të ditur se do t’i bojkotojnë mediat sociale nga data 30 prill deri më 3 maj në shenjë proteste ndaj abuzimeve dhe fyerjeve raciste që po ndodhin. Jo vetëm Premierliga, por edhe ligat e rangut më të ulët, duke përfshirë edhe futbollin e femrave do t’i mbyllin të gjitha llogoritë e tyre brenda kësaj periudhe, përcjell KosovaPress. Chelsea dhe Evertoni tashmë e kanë konfirmuar këtë fushatë, por është paralajmëruar se një gjë të tillë do ta bëjnë edhe dy televizionet e mëdha si Sky Sport dhe BT Sport./KP ...
Komentet te Njoftohet për një bojkot të madh ndaj mediave sociale nga klubet angleze Janë të Mbyllura
Spitalet indiane thonë se pacientët e tyre po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit pasi numri i rasteve të Covid dhe vdekjet vendosën rekorde të reja 3 ditë rresht. India ka regjistruar gati një milion infeksione në tre ditë, me 346.786 raste të reja brenda natës deri ditën e sotme. “Në Spitalin e Artë Jaipur në Delhi, 20 njerëz vdiqën brenda natës për shkak të mungesës së oksigjenit,” tha një zyrtar. Qeveria thotë se po vendos trena dhe forcën ajrore për të transportuar furnizime në zonat e goditura rëndë. Numri i vdekjeve në të gjithë Indinë u rrit me 2,624 në 24 orët e ditës së sotme nga 2,263 ...
Komentet te Pacientët po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit, spitalet lëshojnë alarmin SOS Janë të Mbyllura