Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Gërvishi vetën me thikë dhe raporton rrejshëm se ishte sulmuar

Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve por pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt. Sipas policisë, ai i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KP ...
Komentet te ​Gërvishi vetën me thikë dhe raporton rrejshëm se ishte sulmuar Janë të Mbyllura

Ndalohet me marihuanë, arrestohet

Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar me veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 260.2 gram. Gjatë kontrollimit, në trupin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një qese me bari që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 0.8 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KP ...
Komentet te Ndalohet me marihuanë, arrestohet Janë të Mbyllura

Nuk do ta shohim si trajner, kjo është puna e re e Jose Mourinhos

Sport
Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit, Interit dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka gjetur një punë të re pas largimit nga posti i trajnerit të Tottenhamit. Portugezi do të jetë në rolin e ekspertit në radio stacionin “talkSPORT”, përcjell KosovaPress. Angazhimi i 58-vjeçarit portugez u zbulua nga Alan Brazil në emisionin e mëngjesit të premten. Duke folur për punën e tij të re, Mourinho tha: “Përshëndetje për të gjithë në talkSport, unë jam Jose Mourinho dhe do të jem së bashku me ju për Kampionatin Evropian në verë. I uroj fat Anglisë, Skocisë dhe natyrisht Portugalisë.”/KP ...
Komentet te Nuk do ta shohim si trajner, kjo është puna e re e Jose Mourinhos Janë të Mbyllura

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Lajme
Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja e kryesuar nga kryekuvendari Glauk Konfjuca, në rend dite ka caktimin e seancës së re plenare. Ndërkohë që në këtë mbledhje po marrin pjesë edhe anëtarët e partive opozitare./KP   ...
Komentet te Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit Janë të Mbyllura

​Komandanti i KFOR-it viziton trupat amerikane në Leposaviq

Lajme
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, kaloi ditën me trupat amerikane të vendosura në Komunën Leposaviq. Gjatë vizitës së tij, Gjeneral Major Federici u njoftuar nga Komandanti i Kompanisë CAV B / 1-113 për aktivitetet aktuale që zhvillojnë. Ai shprehu vlerësimin e tij për nivelin e lartë të efikasitetit dhe angazhimit të ushtarëve të vendosur aktualisht në bazë./KP ...
Komentet te ​Komandanti i KFOR-it viziton trupat amerikane në Leposaviq Janë të Mbyllura

Disa këshilla se çfarë duhet të shkruani në “subject” të emailit

Lajme
Pjesa “subject” në email mund të duket si më pak e rëndësishmja gjatë komunikimit, por nuk është kështu. Si për bizneset, si gjatë procesit të punëkërkimit kujdesi ndaj “linjës së temës” është mënyra më e mirë për ta bërë atë email të dukshëm te marrësi. Kjo është pjesa më e parë që njerëzit do ta shohin gjersa e kontrollojnë inbox-in. Duke qenë se disa emaile mund të përmbajnë po aq viruse sa edhe informacione jo relevante, njerëzit të cilët janë të zënë rrallë i hapin të gjitha. Kështu që vendimi për ta lexuar një email varet se çfarë “emri” i kemi vënë. Kujdes: Nëse nuk shënoni asgjë në “subject”, emaili ...
Komentet te Disa këshilla se çfarë duhet të shkruani në “subject” të emailit Janë të Mbyllura

​Nis seanca gjyqësore ndaj Liburn Aliut dhe të akuzuarve të tjerë

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili po akuzohet për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës sa ishte drejtor i Urbanizmit në komunën e Prishtinës. Bashkë me Aliun, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi, si dhe Zejnulla Rexhepi. Seanca fillestare për këtë rast më 6 prill kishte dështuar pasi e pranishme në sallë nuk ishte e akuzuara, Bahtije Uka për shkak të problemeve shëndetësore./KP ...
Komentet te ​Nis seanca gjyqësore ndaj Liburn Aliut dhe të akuzuarve të tjerë Janë të Mbyllura

​Sipas mediave angleze, Chelsea do të ofrojë 121 milionë euro për Lukakun

Sport
Interessimi i Chelseat për ta rikthyer Romelu Lukakun në “Stamford Bridge” po bëhet gjithnjë e më konkret dhe mediat angleze flasin për një ofertë shumë të lartë që pritet t’i prezantohet Interit sapo të hapet afati kalimtar veror. Sipas “Daily Mail”, “Blutë” e Londrës kanë bërë gati 121 milionë euro për shërbimet e sulmuesi belg i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me klubin italian që pritet të shpallet kampion i ri i Serie-A, përcjell KosovaPress. Lukaku ka realizuar 44 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat me Interin në këtë sezon dukë u bërë kështu njëri nga sulmuesit më në formë në të gjithë Evropën. Ai nuk është ...
Komentet te ​Sipas mediave angleze, Chelsea do të ofrojë 121 milionë euro për Lukakun Janë të Mbyllura

Osmani në Marinë nderon heroizmin e dëshmorëve të UÇK-së: Liria nuk do të ishte e mundur pa ta

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve më Marinë. Osmani pasi vendosi kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve dhe martirëve, tha se ata janë bazamenti dhe themelet e shtetësisë së Kosovës. Osmani: Po nderojmë heroizmin e dëshmorëve të UÇK-së, ata bënë bazamentin e shtetit të pavarur “Po e nderojmë heroizmin e gjithë dëshmorëve të UÇK-së, atyre që e bënë bazamentin dhe themelet e shtetit tonë të pavarur. Ata të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre, bënë sakrificën më sublime duke dhënë jetën në mbrojtje të atdheut dhe gjithë qytetarëve tanë. Kurrë nuk është e mjaftueshme për ...
Komentet te Osmani në Marinë nderon heroizmin e dëshmorëve të UÇK-së: Liria nuk do të ishte e mundur pa ta Janë të Mbyllura

​Bixhoz i paligjshëm në Ferizaj, nisin procedura ndaj 11 personave

Lajme
Stacioni policor i Ferizaj ka realizuar një kontroll në rrugën “Agim Matoshi”, në Ferizaj, ku dyshohej se në një lokal ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit . Gjatë bastisjes në këtë lokal janë hasur 10 persona duke luajtur bixhoz. “Të gjithë personat janë legjitimuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt për intervistim. Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj pronarit është iniciuar rasti penal ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm‘’, ndërsa ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mosrespektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit të ...
Komentet te ​Bixhoz i paligjshëm në Ferizaj, nisin procedura ndaj 11 personave Janë të Mbyllura