Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Serwer: Serbia do ta njihte Kosovën në këmbim të hyrjes në BE, por pret më shumë përfitime

Lajme
Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan Daniel Serwer e sheh anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian si kompromis për njohjen e Kosovës, por sipas tij ajo po kërkon të përfitojë më shumë. “Kompromisi përfundimtar është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të presë të përfitojë pak më shumë”, tha Serve për TV Dukagjinin. Duke folur për “non paper-in” e fundit Serwer ka thënë se qëllimi është që të ndikohet në dialog. “Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky “non paper”, por mund të imagjinoj se ...
Komentet te ​Serwer: Serbia do ta njihte Kosovën në këmbim të hyrjes në BE, por pret më shumë përfitime Janë të Mbyllura

​Haziri: Kërkojmë drejtësi për Agon Musliun

Lajme
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar edhe njëherë drejtësi për Agon Musliun, i cili humbi jetën tragjikisht në qendrën e studentëve, e cila ishte shndërruar vitin e kaluar në karantinë për të prekurit me COVID-19. Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur tragjikisht një djalosh, i cili potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. “Sot një vit Kosova e humbi tragjikisht një djalosh, që potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. Agon Musliu ishte student i shkëlqyer të masterit, i cili sapo kishte nisur hapat e tij të profilizimit, në Gjermani. Kërkoj sërish nga organet e drejtësisë që të zbardhet ...
Komentet te ​Haziri: Kërkojmë drejtësi për Agon Musliun Janë të Mbyllura

Mbretëresha spanjolle tregon flokët gri: Kjo është e tmerrshme, ju duket e çrregullt

ShowBiz
Pasi mbreti Juan Carlos hoqi dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror në vitin 2014, djali i tij Felipe VI erdhi si trashëgimtari ligjor i dinastisë historike dhe mbështetja e tij më e madhe ishte gruaja e tij – ish-gazetare, spikere e lajmeve, Master i Komunikimeve Audiovizive – Letizia Ortiz Rocasolano. Pikërisht për shkak të shkollimit të saj dhe më shumë se karrierës së suksesshme, por edhe faktit që ajo është një shembull i një gruaje moderne dhe të pavarur, anëtarët e familjes mbretërore menjëherë e pranuan Letizia, edhe pse ajo nuk ishte me gjak mbretëror dhe tashmë kishte një martesë prapa asaj Dhe ndërsa Felipe u rrit me shkëlqimin dhe luksin ...
Komentet te Mbretëresha spanjolle tregon flokët gri: Kjo është e tmerrshme, ju duket e çrregullt Janë të Mbyllura

Aktori turk ngre padi kundër ish-gruas: Po ma shkatërron jetën

ShowBiz
Disa herë ata u përpoqën të mohonin akuzat për divorc – por pa sukses. Martesa e aktorit 48-vjeçar Ozcan Deniz dhe bashkëshortes së tij, 28-vjeçare Feyze Aktan, nuk i mbijetoi stuhisë, kështu që çifti u divorcua një vit më parë, pas vetëm 15 muaj martese. Dashuria dikur e madhe mori epilogun e saj në gjykatë disa muaj më parë. Feyze paditi yllin e ‘Nusja nga Stamboll’ për abuzim fizik, dhe nëse gjykata e shpall atë fajtor, ai mund të ‘shërbejë’ 13 vjet e gjysmë burg. Nga ana tjetër, Ozcan e akuzon Feyze se nuk ka qenë kurrë nënë e mirë për djalin e tyre dy-vjeçar Kuzey. Motra e Ozcan, Sibel ...
Komentet te Aktori turk ngre padi kundër ish-gruas: Po ma shkatërron jetën Janë të Mbyllura

​Të shtëna me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë

Lajme
Sonte rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë. Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre./KP ...
Komentet te ​Të shtëna me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Një foto e rrallë familjare e Beyonce, Jay-Z dhe fëmijëve të tyre shfaqet në internet

ShowBiz
Një foto e familjes Carter, e cila tregon se sa është rritur nëntëvjeçarja Blue Ivy, por edhe binjakët trevjeçarë Rumi dhe Sir, u publikua nga floktari i vjetër i Beyonce, Neil Farinah. “Blu do të jetë së shpejti më e gjatë se Beyonce”, “Binjakët duken sikur ishin gjashtë muajsh dje”, “Kjo është hera e parë që shoh fëmijët e tyre”, “Ku… ecën binjakët?”, “Blu është fjalë për fjalë një motër e madhe”,”As që e dija që kishin binjakë”, “Kjo është e pamundur “, janë disa nga komentet e fansave të befasuar. Beyonce dhe Jay-Z konsiderohen si një nga çiftet më të fuqishëm në shfaqjen biznes. Jay-Z është zyrtarisht miliarderi i ...
Komentet te ​Një foto e rrallë familjare e Beyonce, Jay-Z dhe fëmijëve të tyre shfaqet në internet Janë të Mbyllura

​Ulje drastike e rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri
Që prej fillimit të epidemisë Shqipëria nuk është përballur me shifra kaq të ulëta të infektimeve në 24 orë. Vetëm 38 raste të reja janë regjistruar dhe 2 persona të vdekur nga COVID-19. Nga 1.762 testime kanë rezultuar pozitivë: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol. Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111.792 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Dy personat që ndërruan ...
Komentet te ​Ulje drastike e rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura

​BE dërgon vaksinat e para në Ballkanin Perëndimor

Shëndetësi
Bashkimi Evropian do të dorëzojë sot vaksinat e para të shpallura si ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vaksinat e para, të cilat BE i siguroi me ndërmjetësimin e Austrisë, siç u njoftua në Vjenë, 1.170 doza BioNTech-Pfizer do të dorëzohen sot në Serbi. Pas Serbisë, 2.340 doza vaksina do t’i ndahen Malit të Zi, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina 10.530, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nga 4.680 doza. Deri në gusht, siç u njoftua më herët në Vjenë, një total prej 651.000 doza vaksinash nga prokurimi kolektiv i BE-së do të dorëzohen në vendet e Ballkanit Perëndimor. BeH do të marrë numrin më të madh 214.000, ndjekur nga Shqipëria ...
Komentet te ​BE dërgon vaksinat e para në Ballkanin Perëndimor Janë të Mbyllura

Agjencia Evropiane e Barnave po vlerëson përdorimin e vaksinës Pfizer te fëmijët

Shëndetësi
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se ka filluar vlerësimin e kërkesës së Pfizer dhe BioNTech për të aplikuar vaksinën e tyre te fëmijët e moshës 12 deri 15-vjeç. Bëhet fjalë për zgjatjen e miratimit për përdorimin e vaksinës së tyre dhe EMA do të vlerësojë të dhënat e paraqitura nga Pfizer dhe BioNTech nën procedurën e përshpejtuar dhe pritet që ajo të marrë një vendim në qershor, përveç nëse nevojiten informacione shtesë, tha agjencia në një deklaratë, transmeton AP. Pfizer dhe BioNTech konfirmuan të premten se ata kanë paraqitur një kërkesë në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) për të zgjatur përdorimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit te ...
Komentet te Agjencia Evropiane e Barnave po vlerëson përdorimin e vaksinës Pfizer te fëmijët Janë të Mbyllura

​Konferenca ndërqeveritare, KE nuk konfirmon mbajtjen e saj me Shqipërinë në qershor – video

Lajme Rajoni dhe Bota
Raportimet se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë për negociatat e anëtarësimit do të mbahet në muajin qershor, Komisioni Evropian nuk i konfirmoi, por bëri të qartë se Tirana dhe Shkupi nuk do të ndahen në procesin e integrimit. “Ajo që mund t’iu them është se, siç e kemi përsëritur shpeshherë, presim me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është një pozicion shumë i qartë nga ana e Komisionit Evropian”, deklaroi Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian Ajo bëri të ditur dhe hapat që duhen bërë që të niset me hapjen e kapitujve të ...
Komentet te ​Konferenca ndërqeveritare, KE nuk konfirmon mbajtjen e saj me Shqipërinë në qershor – video Janë të Mbyllura