Ish-ministri i Financave Haki Shatri po e fajëson Qeverinë Kurti 2 për mënyrën e mbështetjes së sektorit privat në këtë kohë pandemie. Mospublikimi i planit qeverisës nga ana e kryeministrit Albin Kurti, Shatri thotë se paraqet probleme të mëdha ekonomike-sociale, të cilat, sipas tij janë duke u thelluar. Sipas Shatrit duhet një plan i qeverisë për një dinamikë më të shpejtë të zhvillimit ekonomik në mënyrë që vendi të dalë prej kësaj situate. Teksa shton se gjendja ekonomike është aq e rëndë, sa që për ta rikuperuar këtë nevojiten 1.5 miliard euro. Shatri: Gjendja ekonomike është e rëndë, 1.5 miliard euro për rikuperim “Problemet ekzistuese të më hershme jo që ...
Komentet te Shatri: Për shpëtimin e ekonomisë nevojiten 1.5 miliard euro Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Deçanit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune kanë organizuar një ekspozitë përmes së cilës përkujtohen figurat kombëtare të historisë sonë. Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, tha se është krenar që nxënësit e shkollave të Deçanit, përmes kësaj ekspozite kujtojnë figurat kombëtare dhe historinë e kaluar dhe të lavdishme të popullit tonë. Ramosaj: Nxënësit kujtojnë figurat kombëtarë dhe historinë tonë. “Deçani ka vendos që me një datë të caktuar t’i përkujtojë dëshmorët dhe martirët e kombit. Është një vendim që e kemi marr në fund të vitit 2019 dhe e kemi zbatuar në vitin 2020, mirëpo për shkak të pandemisë ...
Komentet te Nxënësit e Deçanit përmes ekspozitës nderojnë të rënët për liri Janë të Mbyllura
Selektori i reprezentacionit te xhudos së Kosovës, Driton Kuka, thotë se ka ardhur koha që Kosova ta ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit, i cili do të ndërtohej me kritere dhe jo me vota. Përmes një statusi në Facebook, Kuka ka kritikuar federatat sportive për të cilat thotë se janë mbushur me njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë për sportin. Kuka thotë se tashmë ka ardhur koha që njerëzit e duhur të drejtojnë sportin. Ky është statusi i tij pa ndërhyrje: Kosova ka ardh koha të ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit! Por jo ai të ndërtohet me vota,po me kritere! Sporti sështë politikë e as klub sportiv me ba tifo! ...
Komentet te Kuka: Ka ardh koha që Kosova të ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit Janë të Mbyllura
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet të enjten në seancë të rregullt plenare. Si pikë, do të jetë edhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, në lidhje me kërkesën e KOSTT-it për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Zyrtarë të KOSTT-it sqarojnë se rekomandimi i Komisionit për Ekonomi që i hap rrugë ndarjes së 11 milionë eurove përmes KOSTT-it për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore të Mitrovicës, bëhet i plotfuqishëm vetëm pas shqyrtimit dhe miratimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaPress. KOSTT po ashtu tregoi nëse këto 11 milionë ...
Komentet te KOSTT pret seancën e së enjtes për 11 milionëshin, KMDLNJ e opozita kundër Janë të Mbyllura
Sot në Kosovë pritet që të arrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë. Këtë e kanë konfirmuar për KosovaPress zyra për komunikim e MSH-së, ku thuhet se edhe javëve në vazhdim do të arrijnë disa kontingjente, duke mos dhënë më shumë detaje. “Sot pritet të vijnë 4680 vaksina Pfizer të BE-së. Edhe gjatë javëve në vijim pritet të vijnë kontingjent deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhej në shkresën e MSh-së. Ndërsa, të pyetur se a do ketë ndonjë ceremoni për pranimin e këtyre ...
Komentet te Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4680 vaksina Pfizer Janë të Mbyllura
Ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë. Mbi 1000 trupa shqiptare do të marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, Në Zall-Herr, etj. I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes ...
Komentet te Nis “Defender Europe 21”, stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s ku merr pjesë edhe Shqipëria Janë të Mbyllura
Vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për të organizuar mësimin alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e fshatrave të Kamenicës, kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati, po e quan “sjellje të papërgjegjshme dhe tendencioze” që të pengojë reformën e nisur në arsim. Komuna e Kamenicës ndërmori një sërë veprimesh ku u bë mbyllja dhe fuzionomi i disa shkollave në disa fshatra të Kamenicës për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga nxënës, prindër e mësimdhënës të cilët patën organizuar edhe protesta e greva. Duke iu rikthyer vendimit të ministres Nagavci, Kastrati shprehet i bindur se i njëjti ka prapavijë politike, por që ...
Komentet te Nesër nis mësimi alternativ për mbi 400 nxënës të Kamenicës, Kastrati: Nuk tërhiqem nga reforma (Video) Janë të Mbyllura
Sot, në orën 10:00, do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, hera e parë kjo pas zgjedhjeve të 25 prillit. Seanca do të nisë nën drejtimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe në të do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti Ilir Meta. Në rendin e ditës të firmosur nga Ruçi nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të Metës por kjo nuk e përjashton që të futet në rend të ditës nga seanca plenare. Kjo është hera e dytë që mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 ...
Komentet te Sot mblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Mexico City, ku një urë e metrosë Aerotrén u shemb ndërsa mbi të po kalonte një tren me pasagjerë. Si pasojë e aksidentit të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë lënduar ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për të mbijetuar, raporton A2. Aksidenti ndodhi shumë pranë stacionit të Olivos, në linjën nr.12 të metrosë së kryeqytetit meksikan. Shkaqet janë ende të paqarta dhe një hetim ka nisur për nxjerrjen e përgjegjësive./Dielli News ...
Komentet te Shembet ura e metrosë në Mexico City, të paktën 15 viktima Janë të Mbyllura
Tito njihet për prishjen e marrëveshjes së Bujanit, ku ishte paraparë bashkimi i tokave shqiptare të mbetura në ish-Jugosllavi pas çlirimit nga pushtimi nazist dhe për shumë vepra gjenocidiale pas Luftës së Dytë Botërore. (lexo: https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Bujanit) Dhjetëra-mijëra shqiptarë u ekzekutuan pas çlirimit, duke u zëvendësuar me një diktaturë të rëndë për shqiptarët. U ekzekutuan dhe u burgosën udhëheqësit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. U vranë, u burgosën dhe u masakruan me mijëra shqiptarë gjatë periudhës së diktatorit Tito dhe politikës gjenocidiale serbe për t’i fituar të drejtat tona. U riaktivizua marrëveshja jugosllavo-turke e pas Luftës së Dytë Botërore, ku më shumë së gjysma e shqiptarëve në ish-Jugosllavi u detyruan me ...
Komentet te 41 vjet nga vdekja e diktatorit Tito Janë të Mbyllura