Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Edhe FSK pjesë e ushtrimit “Defender Europe 21”

Lajme
Kosova për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake më të madhe në rajon “Defender-Europe 21”. “DEFENDER-Europe 21” është stërvitje vjetore e përmasave të mëdha ushtarake amerikane në Evropë dhe Afrikë, i përbashkët, shumëkombësh, i dizajnuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ndërmjet ushtrisë amerikane, NATO-s dhe partnerëve tjerë. Siç bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarët e FSK-së radhiten përkrah ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s nën udhëheqjen e partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova do të jetë gjithashtu në mesin e 16 vendeve pritëse, me ç‘rast trupat e ushtrive të shteteve anëtare të NATOS do të zbarkojnë në Kosovë; në ...
Komentet te ​Edhe FSK pjesë e ushtrimit “Defender Europe 21” Janë të Mbyllura

546 TË SHËRUAR DHE 75 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të ...
Komentet te 546 TË SHËRUAR DHE 75 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

POLITIKANI SERB: VUÇIQ PO PUNON AKTIVISHT PËR NJOHJEN E KOSOVËS

Lajme
Politikani serb, Mladjan Gjorgjeviq, deklaroi të martën se presidenti Aleksandar Vuçiq është duke punuar aktivisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Kohët e fundit, Vuçiq vazhdimisht ka folur për Republika Srpska, duke dërguar megafonin e tij (Ministrin e Brendshëm) Aleksandar Vulin për të folur në lidhje me idenë neoradikale të botës serbe, duke e bërë të dukshme balonën testuese në formë të disa non-papers në lidhje me shkëmbimin e territoreve”, tha ai. Ai shpjegon se qëllimi i gjithë kësaj është “rënia e daulleve nacionaliste” në mënyrë që të krijohet përshtypja në publik se diçka po merret në këmbim të disa koncensioneve të mëdha që bën ky regjim në Kosovë. “Vuçiq ...
Komentet te POLITIKANI SERB: VUÇIQ PO PUNON AKTIVISHT PËR NJOHJEN E KOSOVËS Janë të Mbyllura

Sahatqija: Po presim programin qeverisës, LDK do ta rikthejë votën

Lajme
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ende nuk e ka bërë të ditur programin qeverisës përçka po kritikohet edhe nga opozita. Pa u kritikuar nuk kaloi as paraqitja e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla. Të cilat kritika adreson edhe anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit edhe ish-konsulle në New York, Teuta Sahatqija. Sahatqija në një intervistë për KosovaPress tha se marrëveshja e Washingtonit më 4 shtator të vitit të kaluar riaktualizoi Kosovën në skenën botërore. Ndërkaq ajo u shpreh se qeveria Kurti duhet të synojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe anëtarësime tjera. Sa i përket ...
Komentet te Sahatqija: Po presim programin qeverisës, LDK do ta rikthejë votën Janë të Mbyllura

Në Ditën e tyre zjarrfikësit shprehin mllefin ndaj Qeverisë dhe Komunës

Lajme
Dita ndërkombëtare e tyre po i gjen zjarrfikësit në Kosovë në gjendje mjaft të vështirë. Statusi i padefinuar, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese mes pushtetit lokal dhe qendror, mungesa e kushteve të punës, mospërmbushja e obligimeve nga punëdhënësit për kompensim, janë disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Përveç problemeve të shumta me të cilat po përballen, ata nuk posedojnë as kushte elementare në objektin e tyre të punës. Lagështia ka dëmtuar tavanin e objektit dy katësh, ndërsa edhe muret e objektit nuk janë hiç më mirë. Në dhomat ku zjarrfikësit mund të pushojnë, shihen kovat e ujit të cilat janë të vendosura në vendet ku zakonisht bien ...
Komentet te Në Ditën e tyre zjarrfikësit shprehin mllefin ndaj Qeverisë dhe Komunës Janë të Mbyllura

Biden: Dyfishojmë pranimin e refugjatëve

Rajoni dhe Bota
Presidenti i SHBA, Joe Biden njoftoi se ka vendosur për këtë vit numrin tavan prej 62 500 refugjatësh duke u zotuar ta dyfishojë atë për vitin pasardhës. ”Kjo shifër anulon numrin historikisht të ulët të përcaktuar nga administrata Trump prej 15 000, që nuk pasqyron vlerat që Amerika ka si një komb që mirëpret dhe mbështet refugjatët”, shpjegoi Biden. Megjithatë, presidenti ngriti numrin tavan pas valës së kritikave, madje edhe nga anëtarët e Partisë së tij Demokrate. Presidenti megjithatë pranon se “e vërteta e trishtuar është se ne nuk do të arrijmë 62 500 pranimet këtë vit, duke evokuar dëmin e katër muajve të fundit”, dhe duke u zotuar “për ...
Komentet te Biden: Dyfishojmë pranimin e refugjatëve Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët. Ndërsa të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s./KP ...
Komentet te ​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura

​Kurti pranon urime Rutte: Holanda mbështet Kosovën në përpjekjet për luftim të korrupsionit dhe sundim të ligjit

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij holanez, Mark Rutte. Siç thuhet në njoftimin e dërguar nga Qeveria, në letrën e tij, kryeministri Rutte e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrat e rëndësishme që e presin. Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19, thuhet në letër. Kryeministri Rutte shprehet i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit COVAX për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër COVID-19. Ngjashëm i kishte dalë ...
Komentet te ​Kurti pranon urime Rutte: Holanda mbështet Kosovën në përpjekjet për luftim të korrupsionit dhe sundim të ligjit Janë të Mbyllura

Veseli sërish viziton babain në spital (Video)

Lajme
Ish kryeparlamentari i vendit, Kadri Veseli, ka vizituar sot sërish babain e tij në repartin e neurologjisë të spitalit ‘Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë. Ai ka qëndruar këtu rreth një orë, pastaj ka dalur nën masa të rrepta të sigurisë nga forca të Eulex-it, por edhe të policisë së Kosovës. Veseli gjatë daljes ka përshëndetur me dorë të pranishmit e rastit të cilët sapo kuptuan për prezencën e tij, filluan të brohorasin ‘Kadri Veseli’ dhe ‘UÇK’. Nuk dihet nëse Veseli do të vizitojë përsëri babain e tij ditët në vijim./KP ...
Komentet te Veseli sërish viziton babain në spital (Video) Janë të Mbyllura

Nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s në Durrës, Kim përgëzon Shqipërinë për marrjen e përgjegjësive

Shqipëri
Të martën në portin e Durrësin ka filluar “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Evropë. Dita e fillimit të stërvitjes “Defender Europe 21” u quajt historike. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim në fjalimin e saj solli në vëmendje se Shqipëria është vendi që ka pritur më shumë aktivitete të tilla në rajon e që sipas saj kjo nuk është rastësore. ...
Komentet te Nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s në Durrës, Kim përgëzon Shqipërinë për marrjen e përgjegjësive Janë të Mbyllura