Një britanike është vrarë në Pakistan nga dy burra që konkurronin për t’u martuar me të, raportojnë mediat vendase. 26-vjeçarja Maira Zulfiqar është qëlluar me armë dhe është mbytur nga dy të dyshuar që hynë në apartamentin e saj dje në kryeqytetin e Pakistanit, Lahore. Studentja e drejtësisë kishte shkuar në Pakistan dy muaj më parë nga Britania për të punuar në degën vendase të kompanisë ligjore Duncan Blackett. Ajo kishte marrë një apartament me qira, ku dhe u gjet e vdekur pranë celularit të saj, raportonin mediat vendase. Ekzaminimet mjekësore tregonin se vajza ishte mbytur dhe qëlluar me armë, ndërsa në trup kishte shenja gërvishtjeje. Policia e Lahore tha ...
Komentet te 26-vjeçarja qëllohet për vdekje nga dy burrat rivalë që donin të martoheshin me të Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Është ndërprerë ndeshja vendimtare ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës nga ku edhe do të mësohej se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalonte në finalen e madhe të basketbollit Kosovar. Ndeshja u ndërpre menjëherë pas çerekut të parë ku edhe ndodhi incidenti ndërmjet dy taborëve derisa po shkonin drejt zhveshtores për pushimin 10 minutash, përcjell KosovaPress. Me këtë rast pati një përplasje fizike ndërmjet lojtarëve dhe stafit teknik të të dy klubeve derisa aty ishin të pranishëm edhe Policia e Kosovës. Rezultati pas pjesës së parë ishte 49:48 në të mirë të Pejës. Ndeshja nuk pritet që të vazhdojë sot./KP ...
Komentet te Ndërpritet ndeshja Prizreni – Peja, përplasje fizike ndërmjet dy skuadrave Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka reaguar pasi deklarimeve të SBASHK-ut se nuk do të lejojë asnjëherë që të bëhet testimi i mësimdhënësve. Nagavci në një postim në Facebook ka thënë se vlerësimi i mësimdhënësve duhet të nxisë për përmirësim, bashkëpunim dhe përkrahje, dhe assesi të perceptohet si kërcënues. “Jam e hapur për bashkëpunim e komunikim me të gjitha palët me interes përfshi dhe SBASHK-un, mirëqenia e mësimdhënësve është prioritet i të gjithëve, mirëpo kërkesa nuk bën të kthehet në kërcënim të vazhdueshëm sindikal që cenon mësimdhënien dhe mësim-nxënien, këtë nuk e lejojmë për askënd”, ka thënë ajo. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës ...
Komentet te Testimi i mësimdhënësve, vjen reagimi i ministres Nagavci Janë të Mbyllura
Shkruan:Refik HASANI Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit të muajit të kaluar pasi nxorri Partin Socialiste të Shqipërisë fitues, e që kryetar i saj është Edi Rama dhe cili sigurisht do të formon kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”. Mjaftë është shkruar dhe është lakuar emri ish-Ambasadores së Kosovës në Amerikë, zonjës Vlora Çitaku, për Ministre në qeverin e Shqipërisë. Në kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”, më parë dhe me prioritet do të duhej të jen pjesë e këtij kabineti figura e personalitete shqiptare që vijn nga, si: – Çamëria dhe Greqia, – Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën adminstrimin e Serbisë, – Mali i Zi, – Maqedonia Veriore,duke mos harruar asnjëherë , ...
Komentet te Hasani: Rama do të duhej të emërojë ministra nga Ulqini,Lugina dhe Çamëria Janë të Mbyllura
Ilirët, arbrit, historia e shqiptarëve, atyre të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi do të rishkruhet. Rishikimet e tezave që kanë lidhje me Çamërinë apo ngjarje të tjera të integruara në histori edhe nga shqiptarët e diasporës do të jenë pjesë e këtij rishkrimi nga historianë si Neritan Ceka, Pëllumb Xhufi apo Beqir Meta. Historianët në këtë prezantim u treguan të rezervuar të na jepnin histori të reja që do të dalin në dritë. I vetmi akademik që na prezantoi fakte të reja ishte historian Paskal Milo që theksoi se shumë dokumente të tjera pritet të ngjallin debat. Historia e shqiptarëve do të nisë që nga antikiteti dhe do ...
Komentet te Historia po rishkruhet, jo më historia e Shqipërisë, por ajo e shqiptarëve (Video) Janë të Mbyllura
Një krizë e brendshme ekonomike, legjislacionet e dobëta për kriptovalutat dhe premtimi për fitime të mëdha, e madje deri në mundësinë për të marrë një Porsche Panamera dhuratë, ishin faktorët që bënë që 400 mijë qytetarë turq të drejtohet nga fonde si Thodex, të menaxhuar nga Faruk Fatih Ozer. “Njerëzit, duke pasur friken e zhvlerësimin e parave të tyre kanë kaluar në kriptovalutat, për shembull Bitcoin ka pasur një rritje me 200% në vit”, tha për A2 Fatjon Ceka, ekspert për kriptovalutat. Ministria e Brendshme turke llogarit se portofoli i kompanisë, tashmë në duart e të arratisurit, kapte vlerën e rreth 108 milionë dollarëve. Para, që në formën e valutave ...
Komentet te Mashtrimi me valutat digjitale, si u zhdukën paratë e 400 mijë qytetarëve turq?(Video) Janë të Mbyllura
Vitin e kaluar, duke garuar për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 para garës në një kohë rekord, Pfizer bëri një vendim të madh. Ndryshe nga rivalët, të cilët u betuan të heqin dorë nga përfitimi i vaksinave të tyre gjatë pandemisë së virusit koronar, Pfizer planifikoi të kundërtën, shkruan New York Times. Kompania tani ka njoftuar se sa para ka sjellë vaksina. Prodhuesi i ilaçeve me bazë në Nju Jork dhe partneri gjerman i vaksinave BioNTech raportoi 3.46 miliardë dollarë në shitje të vaksinave në tre muajt e parë dhe tani parashikon që shitjet në të gjithë vitin do të arrijnë rreth 26 miliardë dollarë, dhe jo rreth 15 ...
Komentet te Ja sa fitoi Pfizer këtë vit nga vaksina kundër koronavirusit Janë të Mbyllura
Institucionet e Kosovës nuk duhet të nisin lobimin për të kërkuar garancë në një shtet të tretë për lirimin e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa pranuar kërkesë zyrtare për ndihmë nga avokatët mbrojtës të tyre. Ndërsa, ende nuk dihet nëse presidenca apo qeveria e Kosovës kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë apo jo. Zyra për komunikim e Presidentes së Kosovës, për KosovaPress ka deklaruar se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. “Nuk ka ende asgjë, sapo të kemi diçka do t’iu lajmërojmë“, tha Bekim Kupina nga zyra për komunikim në presidencë. Një reagim KosovaPress ka tentuar ta marr edhe nga Qeveria e Kosovës por që nuk kanë ...
Komentet te Pa kërkesë nga mbrojtja, Kosova s’duhet të kërkojë garanci te shteti i tretë për lirim të ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura
Javën e kaluar në Mitrovicë rifilluan gërmimet te varrezat e besimtarëve myslimanë në afërsi të rrugës Mitrovicë-Zveçan, vend ky që në vitin e kaluar u zhvarrosen mbetjet mortore të gjashtë viktimave të luftës. Kësaj radhe në këtë lokacion ekspertët mjekoligjorë nuk hasën në mbetje mortore. Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, ka thënë për KosovaPress se në këtë lokacion nuk është hasur në mbetje mortore, por e lë mundësinë e rikthimit të gërmimeve në këtë lokacion sërish në të ardhmen. “Të premten, pas vlerësimit të hapësirës së shënjuar, sipas ekspertëve mjekoligjorë, nuk është hasur në mbetje mortore. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia për rikthim në këtë lokacion, varësisht nga ...
Komentet te Nesër rifillojnë gërmimet në Kizhevak, gërmimet në Mitrovicë pa rezultat Janë të Mbyllura
Ministria e Financave njofton se më 11 maj do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10-vjeçar në shumën prej 15 milionë euro. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 10 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës, njofton Ministria e Financave./KP ...
Komentet te Më 11 maj mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për 2021 Janë të Mbyllura